Lajmet

​Kërkohet nga institucionet që të zbatohet e drejta e grave për pronë

Published

on

Më pak se 20 për qind e pronave në Kosovë janë të regjistruar në emër të grave. Nga më shumë se 625 mijë prona të regjistruara në Kosovë, vetëm 126 mijë janë në pronësi të grave. Ani pse ligji mundëson që gratë të gëzojnë të drejtën e trashëgimisë, kjo nuk ndodhë në praktikë. Profesorë e ekspertë ligjor konsiderojnë se shteti e ka për detyrë që gratë të gëzojnë këtë të drejtë. Kështu u tha në tryezën e diskutimit me temë “Të drejtat pronësore të grave: Korniza ligjore, teoria dhe praktika”, të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Gjendja aktuale e të drejtave pronësore të grave, sipas Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, nuk është e mirë.

“Gjendja aktuale e të drejtave pronësore sipas statistikave që kemi siguruar nga Agjencioni Kadastral i Kosovës nuk është e mirë. Më pak se 20 për qind të grave sot kanë të regjistruar pronat në emër të tyre. Kjo nuk është matës i saktë i respektimit të të drejtave pronësore të grave sepse vetëm regjistrimi i pronave nuk tregon krejt aspektet që ndërlidhen me të drejtat pronësore. Mbi bazën e ankesave dhe shqetësimeve që janë ngritur ne si institucion i Avokatit të Popullit kemi parë që problemet janë me numrin e vogël të grave që marrin pjesë në procedurat e trashëgimisë, pastaj problemet në ndarjen e pasurisë së fituar në martesë dhe problemet që janë me ndarjen e pasurisë familjare”, u shpreh Qelaj.

Sipas tij, gjatë zbatimit të kornizës ligjore aktuale po haset në vështirësi për implementim.

“Krejt këto aspekte shqetësuese për ne ndërlidhen me shumë faktorë, duke filluar nga korniza ligjore për të cilën ne shpesh herë jemi pajtuar dhe kemi konstatuar që është e mirë dhe është në përputhje me nevojat dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Por që gjatë zbatimit në praktikë të këtij legjislacioni natyrisht haset në vështirësi në problematika dhe krejt këtë kornizë ligjore është mirë të analizohet edhe në perspektivë për të ardhmen duke e ndërlidhur me atë që ka parashikuar Kodi Civil, i cili fatkeqësisht nuk po kalon dhe ka mbetur në draft”, shtoi Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se problematikë mbetët edhe ndarja e pasurisë bazuar në vlerësimin e kontributeve mes bashkëshortëve.

Në tryezën e diskutimit me temë “Të drejtat pronësore të grave: Korniza ligjore, teoria dhe praktika”, Xhevat Azemi i cili është ekspert ligjor foli për numrin e grave që kanë pronat në emër të tyre.

“Nëse ju referohemi statistikave, gjendja nuk është shumë e favorshme. Unë i kam nxjerrë të premten e kaluar të dhënat në Agjencinë Kadastrale. Në Kosovë janë të regjistruar gjithsej 625 mijë e 913 pronarë, prej tyre 126 mijë e 166 apo 20.16 për qind janë femra. Përveç këtyre janë edhe një numër i pronave të regjistruara në emër të bizneseve që edhe aty ka femra, por prapë kjo nuk e ndryshon. Pra, 12 mijë e 355 pronarë janë bizneset por edhe kjo nuk e ndryshon këtë përqindje… Në krahasim me vitin 2015 ka një rritje prej 5 për qind, kurse në krahasim me vitin 2018 rritja është bukur e vogël, tash është një 20, nuk ka ndonjë rritje të kësaj përqindje”, theksoi ai.

Më tej, Azemi shtoi se është konsideruar se shkaqet për një gjendje të tillë janë të drejtat zakonore, normat kulturore, informaliteti e mungesa e informimit.

Trashëgimia familjare në Kosovë është e rregulluar me ligjin për familje, sipas të cilit, e drejta e trashëgimisë u takon të gjithë anëtarëve të familjes pa marrë parasysh gjininë.

Lajmet

Bashkë-yjet e “Friends” refuzojnë të marrin pjesë në dokumentarin për Matthew Perry

Published

on

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer nuk do të marrin pjesë në dokumentarin e ri të Netflix për aktorin e ndjerë Matthew Perry, sipas burimeve të cituara nga “Page Six”.

Bëhet fjalë për serialin dokumentar me tri pjesë “The One About Matthew Perry”, i cili do të trajtojë jetën, karrierën dhe betejën e aktorit me varësinë, përmes rrëfimeve të familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas burimeve, pesë aktorët e “Friends” janë kontaktuar nga ekipi i dokumentarit, por kanë vendosur të mos marrin pjesë. Në vend të tyre, dokumentari do t’u japë hapësirë njerëzve të tjerë që e kanë njohur dhe kanë qenë pranë Perry-t gjatë jetës së tij.

Një burim ka thënë se për Jennifer Aniston, e cila ishte veçanërisht e afërt me Perry-n, do të ishte e vështirë ta përjetonte përsëri humbjen në mënyrë publike dhe para kamerave.

Dokumentari, i drejtuar nga Mary Robertson, do të përfshijë edhe rrëfimin e motrës së Perry-t, Mia Perry Bowick, si dhe fotografi dhe video të papublikuara nga arkivi privat i familjes.

Matthew Perry u bë i njohur në mbarë botën për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, i cili u transmetua nga viti 1994 deri më 2004. Pas përfundimit të serialit, ai mbeti i afërt me bashkë-yjet e tij.

Perry ndërroi jetë në tetor të vitit 2023, në moshën 54-vjeçare. Sipas autoriteteve, shkaku i vdekjes ishte efektet akute të ketaminës. Hetimi për vdekjen e tij çoi në arrestimin e pesë personave, përfshirë asistentin e tij dhe dy mjekë.

Aktori kishte folur publikisht për betejën e tij me varësinë dhe për përpjekjet për t’u rehabilituar. Në vitin 2022 ai publikoi kujtimet “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing”, ku rrëfeu përvojën e tij personale me varësinë dhe shërimin./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ramë Lahaj nis turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” në Zürich

Published

on

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, po përgatitet për koncertin që do të hapë turneun e tij ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, më 10 tetor në Zürich të Zvicrës.

Në skenën e Kongresshaus Zürich, Lahaj do të performojë së bashku me ARMA Ensemble, me një program muzikor që ndërthur repertorin shqiptar me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.

Pas koncertit në Zürich, turneu do të vazhdojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor. Organizatorët kanë bërë të ditur se pritet të shtohen edhe qytete të tjera në kalendarin e turneut.

Biletat për koncertin në Zürich tashmë janë në shitje përmes platformës Ticketmaster.

Përmes këtij turneu, Ramë Lahaj synon të sjellë para publikut ndërkombëtar një program që bashkon traditën muzikore shqiptare me repertorin ndërkombëtar, duke promovuar kulturën dhe identitetin shqiptar në skenat botërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Oficerët e FSK-së përfundojnë trajnimin ushtarak kanadez në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

By

Pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në kursin “Defence Resource Management Course”, të organizuar nga Ushtria Kanadeze në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjatë trajnimit njëjavor, pjesëmarrësit avancuan njohuritë në menaxhimin e resurseve të mbrojtjes, prokurim, projekte dhe burime njerëzore, duke shkëmbyer praktikat më të mira ushtarake kanadeze që mund të zbatohen në FSK.

Përveç aktivitetit ushtarak, ekipi i FSK-së vizitoi edhe Shoqatën e Shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u prit nga përfaqësues të komunitetit shqiptar atje.

Pjesëmarrja në këtë program ndihmon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit ushtarak kosovar dhe fuqizon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Baleti i Shqipërisë dhe Kosovës bashkohen në një skenë, publiku duartroket për 10 minuta

Published

on

Premiera botërore e veprës “Neighbours / from Motherland”, e cila hapi Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë, u prit me duartrokitje për 10 minuta nga publiku.

Vepra, e krijuar nga Brigel Gjoka dhe Rauf “Rubberlegz” Yasi, bashkoi për herë të parë në të njëjtën skenë trupat e Baletit të Shqipërisë dhe Baletit të Kosovës.

E shfaqur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, kjo vepër e baletit bashkëkohor vuri në qendër rrënjët e përbashkëta dhe identitetin, duke sjellë një bashkëpunim artistik mes dy trupave shqiptare.

Salla e teatrit ishte e mbushur me artdashës, të cilët ndoqën hapjen e edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë (IDFT).

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Shqipëri, Blendi Gonxhja, ndau pamje nga performanca dhe bëri të ditur se më 7 tetor shfaqja do të prezantohet edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.

Festivali vazhdon me aktivitete të tjera, duke sjellë në Tiranë artistë dhe produksione nga skena ndërkombëtare e vallëzimit bashkëkohor./ATSH/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara