Lajmet

​Kurti: Investimet për fëmijë janë rruga e duhur për të ardhme të qëndrueshme

Published

on

Në Ditën Botërore të Fëmijëve është thënë se Kosova ka hartuar politika dhe veprimet që përmirësojnë të drejtat e fëmijëve në vend. Në takimin e Komitetit Ndërministror për të drejtat e Fëmijëve, kryeministri i vendit Albin Kurti theksoi se investimet për fëmijë janë rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme.

Derisa, ka përmendur politikat që kanë ndërmarrë si ekzekutiv, Kurti tha se për barazi dhe mundësi të barabarta po rrisin mbështetjen përmes politikave sociale.

“Jemi bashkë sot dhe të përbashkuar çdo ditë në bindjen që investimi për fëmijët është rruga e duhur për ndërtimin e së ardhmes të qëndrueshme. Fëmijët janë themelet e jetës andaj përpjekjet tona janë maksimale e angazhimi ynë kuptimplotë për të rritur breza të shëndosh e të edukuar. Për barazi dhe mundësi të barabarta po rrisim mbështetjen përmes politikave sociale duke u siguruar që askush të mos mbetet prapa që çdo fëmijë të rritet në mjedis të siguritë që u mundëson përmbushjen e potencialit të tyre. Për këtë kemi bërë politika të reja për fëmijët dhe familjen, fëmijëve po iu ndajmë shtesa për herë të parë pas luftës”, tha Kurti.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se fëmijët janë e ardhmja dhe e gjithë puna është e koncentruar drejt zhvillimit të tyre.

Nagavci tha se kërkesat dhe nevojat e fëmijëve janë në qendër të politikave të këtij dikasteri që udhëheqë ajo.

“Duhet t’i dëgjojmë fëmijët duke u kushtuar vëmendje të plotë zërit të tyre të sinqertë në mënyrë që dhe t’ua plotësojnë në mënyrën më të mirë kushtet. Edhe në Ministrin e Arsimit, politikat tona janë të padiskutueshme që fëmijët janë në qendër. Për çdo ditë në proceset e zhvillimit të arsimit dhe politikat në vendimmarrjen tonë, dhe po ashtu fëmijët janë të përfshirë në të gjitha proceset që ndodhin në Ministrinë e Arsimit dhe politika që dalin nga ana jonë”, tha Nagavci.

Drejtori në Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministri, Habit Hajredini u shpreh se kanë arritur të themelojnë 34 ekipe të të drejtave të fëmijëve në nivel lokal.

“Kemi arritur të themelojmë 34 ekipe të të drejtave të fëmijëve dhe në të njëjtën kohë të zhvillojmë planet e punës në nivel lokal, dhe ajo që është me rëndësi kemi zhvilluar platformën për të drejtat e fëmijëve që jep mundësi gjitha institucioneve, sektorit vetë fëmijëve…Sipas ligjit në fuqi jemi të obliguar të raportojmë në Konventën për të Drejtën Ndërkombëtare për të Drejta të Fëmijëve, me angazhimin e madh të gjitha ministrive dhe autoriteteve tjera në nivel lokal të sektorit të shoqërisë civile ne kemi arritur që të hartojmë raportin e parë shtetëror dhe ta përcjellim në Gjenevë“, tha ai.

Drejtoresha e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko ka përshëndetur të gjitha politikat dhe progresin që Kosova ka bërë për të drejtat e fëmijëve, por potencoi se për vitin 2025 pritet të përmirësohet mirëqenia e fëmijëve.

“Zbatimi i reformave të planifikuara të skemave të asistencës sociale që mban potencialin që në mënyrë domethënëse të zvogëloj varfërinë dhe përmirësoj mirëqenien e fëmijëve veçanërisht të familjeve të mëdha. Por, duhet financime të qëndrueshme për shërbimet sociale në nivel komunal. Këtu kemi zbrazëtira. Investime gjithëpërfshirëse për të përshpejtuar qasjen në edukimin e fëmijërisë së hershme duke përfshirë modelin e bazuar në komunitet”, tha ajo.

Drejtoresha ekzekutive në KOMF, Donjeta Kelmendi u shpreh se ofrimi i shërbimeve sociale në vitin 2024 kanë qenë në krizë.

Ajo kërkoi vëmendje më të madhe në këtë drejtim, ndërsa e përshëndeti edhe rritja e buxhetit për vitin 2025 për këtë çështje.

“Njohim progresin e bërë gjatë vitit 2024, rritja e shtesave por fëmijët dhe reformës rreth asistencës sociale më në fund pas 20 vitesh po trajtohet diskrimini që është bërë ndër vite për fëmijët për përfitimin e asistencës sociale. Tek mirëqenie sociale krahas progresit duam të parashtrojmë kërkesat tona si koalicioni, viti 2024 ka qenë le të themi vit i krizës për shërbime sociale dhe ofrues të shërbimeve sociale sa i përket ofrimit të shërbimeve sociale dhe kjo ka ndodhur edhe si pasojë e përfundimit të projekteve dhe programeve të financuara nga donatorët ndërkombëtarë. Fatkeqësisht shërbimet sociale në masë të madhe mbesin të varura nga donatorët dhe kjo çështje duhet adresuar”, theksoi ajo.

Në këtë takim të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të pranishëm ishin edhe shumë fëmijë të cilët shprehën nevojat dhe kërkesat e tyre që kryesisht kishin të bënin me qasjen për personat me aftësi të kufizuara, digjitalizimin dhe sigurinë në shkollat e Kosovës.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara