Kulturë

Teatri ‘Muharrem Qena’ përsëri në skenë: Rikthimi i magjisë artistike në Mitrovicë

Published

on

“Magjia” e teatrit është e lidhur ngushtë me mundësinë që ofron ky art për të depërtuar thellë në shpirtrat e njerëzve dhe për të krijuar realitete të reja në skenë, të cilat i bëjnë ata të ndihen si pjesë e një bote tjetër, për një periudhë të shkurtër kohe. Në teatër, magjia shfaqet në transformimin që ndodh mes aktorëve dhe audiencës. Aktorët veshin role dhe shndërrohen në personazhe të ndryshme, ndërsa publiku, i magjepsur nga ky akt i transformimit, ndjen një lloj magjie që lidhet me artin e të shprehurit, me lëvizjen dhe fjalën.

Ky transformim është një element kyç që ndihmon në krijimin e një bote të re, një bote që ngjan me ato që shohim në përralla, ku çdo gjë mund të ndodhë dhe gjithçka merr formë në një mënyrë fantastike.

Për më tepër, magjia e teatrit përfshin përdorimin e elementëve të tjerë të fuqishëm si dritat, tingujt, muzika dhe skenografia, të cilët i japin jetën dhe shpirtin kësaj forme arti, duke e bërë çdo emocion dhe ngjarje që zhvillohet mbi skenë më të fuqishme dhe më të dukshme për publikun.

Edhe në Kosovë, audienca e teatrit mbetet e gjallë dhe aktive, duke i dhënë mundësinë aktorëve të krijojnë shfaqje që fillimisht jepen si premiera dhe më pas, shpesh, si repriza, duke e mbajtur kështu teatrin të freskët dhe të lidhur ngushtë me dashurinë për artin.

Një lajm i mirë vjen për të gjithë artdashësit e teatrit, u rikthye përsëri “Muharrem Qena”, teatër ky në qytetin e Mitrovicës që hapjen e pati të hënën e datës 2 dhjetor. U përurua teatri i rinovuar tërësisht dhe u rikthyen shfaqjet me fillimin e Festivalit Tradicional të Komedisë “MittrixFest”, edicioni i 14-të.

Edhe këtë herë aktori dhe prezantuesi Fehmi Ferati ishte nën rolin e moderatorit i cili i tha disa fjalë:   “Kënaqësia është e madhe kur sheh teatër plot, ne që kemi përjetuar vite me dy-tre rreshta publik të teatrit e kur mbushet plot, na mbushet zemra”, u shpreh ai.

Audienca e teatrit është e pranishme në një moment të caktuar, në një hapësirë fizike dhe të drejtpërdrejtë, dhe emocionet e saj janë të lidhura me energjinë që shkëmbehet mes aktorëve dhe publikut. Reagimet e audiencës, si qeshjet, duartrokitjet, heshtja apo shqetësimi, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në atmosferën dhe ritmin e shfaqjes.

Një lajm i bukur mbërrin për të gjithë artdashësit e teatrit: Teatri “Muharrem Qena” në qytetin e Mitrovicës është rihapur. Pas një periudhe rinovimi të plotë, teatri ka hapur dyert e tij për publikun më 2 dhjetor, duke shënuar fillimin e Festivalit Tradicional të Komedisë “MittrixFest”, edicioni i 14-të.

Edhe këtë herë, aktori dhe prezantuesi Fehmi Ferati e mbajti rolin e moderatorit, duke shpërndarë fjalë emocionuese për publikun. “Kënaqësia është e madhe kur sheh teatër plot. Ne që kemi përjetuar vitet me dy apo tre rreshta publiku, kur e shohim teatrin të mbushur plot, zemra na mbushet me gëzim”, u shpreh ai.

Audienca e teatrit është gjithmonë e pranishme në një moment të veçantë, në një hapësirë të caktuar, ku emocionet e saj janë të ndërlidhura ngushtë me energjinë që shkëmbehet mes aktorëve dhe publikut. Reagimet e publikut, qeshjet, duartrokitjet, heshtja apo shqetësimi kanë ndikim të drejtpërdrejtë në atmosferën dhe ritmin e shfaqjes, duke krijuar një lidhje të fortë mes aktorëve dhe atyre që i ndjekin.

UBT News ka realizuar një intervistë me organizatorin dhe njëkohësisht aktorin e njohur Mirsad Ferati, i cili shprehu lumturinë e tij për këtë ngjarje dhe nuk hezitoi të zbulojë se teatri “Muharrem Qena” ka një program të larmishëm, të cilin mezi pret ta ndajë me të gjithë ata që e duan teatrin dhe magjinë që ai ofron.

“Ka qenë një vit i gjatë dhe plot pritje, por përfundimi ishte i mrekullueshëm. Energjia pozitive na karakterizon ne që e duam profesionin që bëjmë. E nisëm mbarë dhe synojmë të ndryshojmë imazhin e këtij qyteti. Të gjithë ata që do të largohen nga ky festival më 7 dhjetor, do të marrin me vete vetëm kujtime të bukura nga ky qytet, Mitrovica”, theksoi Z. Ferati.

Ky festival ka nisur të hënën dhe do të përfundojë të shtunën, më 7 dhjetor./UBT News/

 

 

Gazetare: Albina Zeneli

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet

Kosovari Rexhep Rexhepi fiton çmimin kryesor “Aiguille d’Or” që njihet si “Oscari” i orëndreqjes

Published

on

By

Orëndreqësi me origjinë nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër, Rexhep Rexhepi, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” gjatë ceremonisë madhështore të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG).

Ky çmim, i cili konsiderohet si “Oscari” i industrisë së prodhimit të orëve, ishte i hapur për të gjitha kategoritë. Rexhepi triumfoi me modelin e tij “Chronograph Flyback”, duke pasuar gjigantin e industrisë Breguet që e kishte fituar atë një vit më parë.

Ora fituese dallon për përmasat elegante dhe fushën në ngjyrë blu të errët të punuar me teknikën tradicionale Grand Feu, e frymëzuar nga kronografët e vjetër të orëve të xhepit. Çmimi zyrtar i orës fituese është 150 mijë franga zvicerane, rreth 160 mijë euro, mirëpo vlera e saj në tregun e koleksionistëve pritet të jetë dukshëm më e lartë. Rexhepi e nisi karrierën e tij si praktikant 15-vjeçar te kompania e njohur Patek Philippe, ndërsa sot udhëheq markën e tij të pavarur në Gjenevë.

 

Në këtë edicion të GPHG-së garuan 84 orë dhe mekanizma kohorë në 14 kategori të ndryshme. Fituesit u përzgjodhën nga një juri ndërkombëtare ekspertësh, ku për herë të parë organizatorët hoqën ndarjet gjinore duke prezantuar kategori të reja teknike si Essential Watch dhe Complication Watch.

Continue Reading

Kulturë

Pierce Brosnan: Callum Turner i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë James Bondi i ardhshëm

Published

on

By

Aktori i njohur Pierce Brosnan beson se koleg i tij Callum Turner posedon të gjitha cilësitë e duhura për t’u veshur me kostumin e agjentit legjendar 007. Ish-interpretimi i famshëm i James Bondit ka vlerësuar se 36-vjeçari ka praninë, fizikun dhe karizmën e nevojshme për të marrë përsipër këtë rol ikonik.

Brosnan, i cili portretizoi agjentin britanik në katër filma ndërmjet viteve 1995 dhe 2002, tregoi për revistën Vanity Fair se e admiron Turnerin, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në filmin “The Only Living Boy In New York” të vitit 2017.

“Callum Turner është dikush me të cilin kam punuar dhe është një aktor shumë i fortë,” u shpreh Brosnan, duke shtuar se mezi pret të mësojë emrin e pasardhësit të Daniel Craig dhe të festojë zgjedhjen e tij.

Ndonëse Turner është përfolur gjatë si një nga favoritët kryesorë për këtë post, vetë ai ka mohuar të ketë ndonjë informacion zyrtar rreth kastingut. “Di po aq sa dini edhe ju. Miqtë e mi më pyesin vazhdimisht, ndërsa unë nuk di asgjë,” kishte deklaruar ai më parë.

Brosnan po ashtu shfaqi entuziazmin e tij për projektin e ardhshëm të franshizës, i cili do të drejtohet nga regjisori vizionar Denis Villeneuve. “Besoj se do të mbetemi të mahnitur. Mënyra se si ai ndërton historinë dhe përdor kamerën është e jashtëzakonshme, prandaj filmi do të jetë vërtet madhështor,” përfundoi ai. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Shkrimtarë dhe gazetarë shqiptaro-amerikanë vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Washington

Published

on

Një grup shkrimtarësh, gazetarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë në Washington, në kuadër të një turi kulturor dhe historik për t’u njohur nga afër me një prej institucioneve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e drejtuar nga presidenti Adi Memeti.

Për këtë përvojë ka shkruar shkrimtarja dhe gazetarja Keze Kozeta Zylo, në një artikull të publikuar më 1 nëntor në gazetën Illyria, ku ka ndarë përshtypjet nga vizita dhe rëndësinë historike të ambienteve të rezidencës presidenciale.

Gjatë turit, pjesëmarrësit vizituan disa prej ambienteve më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Dhomën e Gjelbër, Dhomën e Kuqe dhe Dhomën e Kaltër. Ata panë gjithashtu Sallën e Ngrënies Shtetërore, e cila përdoret për darka zyrtare dhe pritjen e personaliteteve të huaja.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin Mhill Vela, ish-president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, profesori Bexhet Asani, sekretar i shoqatës, si dhe gazetarët Ibadete dhe Shkumbin Tetaj.

Pjesë e grupit ishin edhe gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Kondi dhe Shaqir Salihu, gazetarja Eva Dori, shkrimtaret Merita Bajraktari dhe Luz Thaqi, si dhe Vilma Tafaj.

Në aktivitet mori pjesë edhe Qemal Zylo, themelues dhe drejtor i televizionit Alba Life dhe i shkollave shqipe në New York, së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Organizatorët e kanë konceptuar këtë aktivitet si vizitë kulturore dhe historike. Nuk është raportuar për ndonjë takim me presidentin amerikan Donald Trump apo me përfaqësues të administratës së tij.

Vizita përbën një mundësi për pjesëmarrësit që të njihen më nga afër me historinë presidenciale amerikane, ndërsa aktivitetet e tilla dëshmojnë angazhimin e organizatave shqiptaro-amerikane në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në diasporë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Italia nisin punën për marrëveshje për bashkëprodhimin e filmave

Published

on

Kosova dhe Italia kanë ndërmarrë një hap të ri drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë, me synimin për të krijuar mundësi të reja për realizimin e projekteve të përbashkëta filmike.

Gjatë qëndrimit në Romë, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, së bashku me ambasadoren e Kosovës në Itali, Nita Shala, janë takuar me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni.

Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u dakordua që të nisin përgatitjet për hartimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave mes Kosovës dhe Italisë.

Kjo marrëveshje synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ndërmjet industrive filmike, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimin profesional e artistik.

Qendra Kinematografike e Kosovës e ka vlerësuar takimin si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të reja ndërkombëtare dhe zgjerimit të prezencës së filmit kosovar në arenën evropiane.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara