Lajmet

​Szunyog e bën të qartë: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja

Publikuar

Ambasadori i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës nuk varet nga Bashkimi Evropian, por nga shtetet anëtarë të KiE-së, të cilat sipas tij, vendosin kushtet që Kosova të bëhet anëtare. Szunyog nuk ka dashur të komentojë nëse asociacioni është kusht për hyrjen e Kosovës në organizatën evropiane.

“Nuk mund të flas për çështjen e Këshillit të Evropës. BE nuk është anëtare e saj. Varet nga shtetet anëtare, të cilat duhet të vendosin çfarë kushtesh të vendosin që të bëhet anëtare”, ka thënë Szunyog gjatë një vizite sot në Suharekë.

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e KiE vjen pas letrës së tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit Albin Kurti përmes së cilës kërkohet asociacioni si kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë në letër se “ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar të asociacionit, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të merr mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”.

Lajmet

UNRWA ka fonde deri në fund të gushtit

Publikuar

nga

Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara që mbështet refugjatët palestinezë tha të martën se ka siguruar fonde deri në fund të muajit gusht.

“Ne kemi të ardhura deri në fund të gushtit”, tha Philippe Lazzarini, kreu i UNRWA-së, i cila koordinon pothuajse të gjithë ndihmën në Gaza, porse është përballur me një krizë të ardhurash që nga muaji janar, kur shumë vende pezulluan fondet pasi Izraeli akuzoi diku 13 mijë punonjës të Gazës për përfshirje në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia apel mërgimtarëve: Respektoni rregullat e trafikut!

Publikuar

nga

Policia e Kosovës u ka dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve që do të kalojnë pushimet verore në Kosovë.

Bashkë me urimin e mirëseardhjes, Policia ka lëshuar edhe një apel për ta, duke u kërkuar që të respektojnë rregullat e trafikut për sigurinë e tyre dhe të familjeve.

Në apel, Policia ka bashkëngjitur edhe gjobat për secilën shkelje të rregullave të trafikut, siç parashikohen me Ligjin e ri të trafikut.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Konfirmohet nga Apeli, shtyhet ekzekutimi i Regullores për organizimin e brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së SHSKUK-së

Publikuar

nga

Konfirmohet nga Apeli, shtyhet ekzekutimi i Regullores për organizimin e  brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së SHSKUK-së

Avokati Ardian Bajraktari, ka deklaruar se Gjykata e Apelit ka konfirmuar ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë, e cila e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, lidhur me shtyrjen e ekzekutimit të Regullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së SHSKUK-së.

Bajraktari ka shprehur bindjen se epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë në favor të tyre.

“Sot pranova Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku kjo e fundit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, lidhur me shtyrjen e ekzekutimit të Regullores me numer 1024 dates 08.04.2024 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së SHSKUK-së, si dhe e ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë  – Departmenti për Çështje Administrative A. nr. 1795/2024, të datës 13.5.2024. I bindur dhe shpresëplotë se i tillë do të jetë edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor. Besimi në drejtësi rritet me vendime të drejta”, ka shkruar ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

OBSH kërkon hapjen e pikëkalimit në Rafah për evakuime mjekësore

Publikuar

nga

Mbyllja e pikëkalimit në Rafah mes Egjiptit dhe Gazës ka pamundësuar evakuimet mjekësore të së paku 2.000 pacientëve, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje që Rafahu dhe rrugë të tjera të rihapen.

Para mbylljes, “afër 50 pacientë kritikë janë larguar nga Gaza çdo ditë… Do të thotë, që nga 7 maji të paktën 2.000 persona nuk kanë mundur të largohen nga Gaza për të marrë trajtim mjekësor”, tha Rik Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor.

Pikëkalimi në Rafah ishte rruga kryesore për evakuime, por edhe për kalimin e ndihmës humanitare, në fillim të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, ky pikëkalim u mbyll pasi Izraeli nisi një operacion në Rafah në maj.

Javën e kaluar, SHBA-ja, Egjipti dhe Katari zhvilluan bisedime me synim që të rihapet ky pikëkalim dhe të rriten dërgesat me ndihmë humanitare. Por Rafahu, ku Egjipti dëshiron që trupat izraelite të tërhiqen dhe të rivendoset prania palestineze, vazhdon të jetë i mbyllur.

Ndërkaq, ka lëvizje në pikëkalimin e afërt të Kerem Shalomit që kontrollohet nga Izraeli, por sipas Peeperkorn ky pikëkalim është i pasigurt.

Të paktën 10.000 persona kanë nevojë të evakuohen nga Gaza, tha Peeperkorn.

“Na duhen më shumë rrugë për evakuime emergjente mjekësore. Ne duam që Karem Shalom dhe rrugë të tjera të hapen po ashtu për evakuime mjekësore dhe pacientët të mund të dërgohen në spitale në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor”, tha ai.

Lufta në Gazë nisi pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 37.000 persona./REL

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara