Lajmet

Syla për programet e partive për shëndetësi: Premtime boshe qe 20 vjet

Published

on

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka kritikuar premtimet që po bëhen nga ana e partive politike sa i përket fushës së shëndetësisë, duke shtuar se po dëgjojnë premtime boshe qe 20 vjet.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha që ende nuk ka parë një program të sinqertë dhe të qartë nga ana e partive politike.

“Unë para dy ditëve, u jam adresuar me tri pyetje partive politike që të na tregojnë sepse nuk po kemi kohë me i përcjellë si punëtorë shëndetësorë dhe ta shohim ende nuk kam parë një program të sinqertë dhe të qartë. Si duket edhe kur kam hyrë në uebsajtin e tyre, programi për shëndetësi është i njëjtë, dhe kur them është i njëjtë do të thotë premtime boshe 20 vjet, andaj punëtorët shëndetësorë duhet të jenë shumë sy qelë, mirëpo edhe popullata duhet të jetë shumë sy qelë sa i përket shëndetësisë sepse zakonisht e qesin në top prioritet, mirëpo kurrë ato premtime nuk i realizuan”, deklaroi ai.

Tutje ai tha që tri gjëra kanë kërkuar nga partitë  politike, sepse sipas tij, pandemia nuk përfundon më 14 shkurt.

“Ne kemi kërkuar tri gjëra, rritjen e buxhetit dhe cila parti sa do të arrijë, e dyta si do të jetë plani i aksionit për pandeminë sepse pandemia nuk përfundon me 14 shkurt, por do të vazhdojë edhe një kohë dhe e treta cila do të jetë mirëqenia e punëtorëve shëndetësorë, ju e dini tashmë me çfarë page punohet në shëndetësi. Nuk kam çka me shtu ma tepër, por dorën në zemër seriozitetin e tyre sa i përket shëndetësisë këta janë ka e tregojnë, ose më mirë me thënë mos seriozitetin, në të njëjtën kohë thonë që do ta luftojnë pandeminë në anën tjetër mbledhin njerëz dhe i shkelin çdo rregull të ligjit”, shtoi ai,

Lajmet

Një i lënduar nga incidenti i zjarrit në Tophane të Prishtinës

Published

on

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që kaploi mbrëmë marketin “Viva Fresh Store” në lagjen Tophane të Prishtinës.

Kështu deklaroi zëdhënësi i policisë për kryeqytetin Enis Pllana duke thënë se viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Rreth orës 21:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare raportohet për një person të lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Zelensky i gatshëm për zgjedhje, por me kushte

Published

on

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka  thënë se mund të përfytyrojë zgjedhje në Ukrainë edhe në kushtet e luftës por duhet të përmbushen dy kushte; duhet të krijohet një bazë ligjore dhe të garantohet siguria e zgjedhjeve.

Nëse plotësohen këto kushte, ai tha se mund t’i kërkojë parlamentit që të përgatisë propozimet për një ndryshim të mundshëm të ligjit.

SHBA-së dhe partnerëve europianë Zelensky u kërkoi mbështetje që të mund të garantojnë sigurinë e zgjedhjeve. Nëse plotësohen këto kërkesa presidenti ukrainas mendon, se brenda 60 apo deri në 90 ditë mund të zhvillohen zgjedhjet.

Trump bashkohet me kritikën e Rusisë

Pezullimi i zgjedhjeve gjatë luftës sulmuese të Rusisë është kritikuar nga Rusia dhe së fundi edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një intervistë për platformën Politico në SHBA Trump i është imponuar Ukrainës për zgjedhje të reja.

“Ky vend po arrin në një pikë, që nuk është më demokraci. Edhe Rusia vazhdimisht përhap pretendimin, se Zelenskyj për shkak të pezullimit të zgjedhjeve nuk ka më legjitimitet në post”, ka thënë Trump.

Shumë njerëz në Ukrainë i refuzojnë zgjedhjet gjatë luftës  edhe pse aktualisht është e paqartë, se sa mund të garantohen zgjedhjet në territoret e pushtuara nga Rusia ose në rajonet me luftime./S.K/EO/DW

Continue Reading

Lajmet

Rezervat shtetërore: Rozeta Hajdari dhe tre të tjerë në bankën e të akuzuarve

Published

on

Sot me fillim nga ora 09:30, do të nisë gjykimi për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj tre të tjerëve Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit.

Kjo ishte konfirmuar në muajin nëntor nga Mirlinda Gashi nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve R.H., I.L., H.G., dhe R.M. është caktuar të mbahet me datë 10.12.2025 në ora 09:30”, pati thënë Gashi.

Më 11 nëntor, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit lidhur me rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët në disa vende edhe mjegull dhe pasdite me intervale kohore të shkurtëra me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë, derisa maksimalet e ditë parashihet të jenë nga 9 e deri në 12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1 e deri në 6 metër për sekond./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara