Lajmet

​Sveçla: Mallrat serbe në Merdarë, do t’iu nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar Merdarë, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.

“Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare”, thuhet në njoftim.

Transportuesit e mallrave gjatë kësaj periudhe sipas Sveçlës duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës së nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare./UBTNews/

Lajmet

AIP kërkon nga partitë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore

Published

on

By

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka kërkuar nga Partitë Politike mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025.

Sipas një komunikate të lëshuar për media, në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit, përkatësisht mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, Agjencia për Informim dhe Privatësi në vitet e fundit ka pranuar ankesa të adresuara nga qytetarët ndaj partive politike për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në mënyrë të paautorizuar, duke aplikuar marketingun e drejtpërdrejtë, të cilat raste, janë trajtuar përkitazi me ligjin.

“Për të siguruar zbatimin e ligjit, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe njëkohësisht për të shmangur çdo veprim të Agjencisë kundrejt Partive Politike dhe subjekteve të përfshira në procesin e fushatës elektorale, Agjencia kërkon nga Partitë Politike zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos ekspozuar të dhënat personale gjatë komunikimit nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjet telefonike, pa pëlqim paraprak”, thuhet në njoftim.

Agjencia përmes një komunikate për media ka thënë se ofron bashkëpunim me subjektet politike për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bën thirrje që çdo informacion personal i mbledhur gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, për realizimin e komunikimit me qytetarët gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore, të përdoret në përputhje me kërkesat ligjore.

Continue Reading

Bota

Trump shkarkon katër zyrtarë të lartë, paralajmëron se 1.000 të tjerë do të pasojnë

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se ka shkarkuar katër zyrtarë të lartë qeveritarë të emëruar nga paraardhësi i tij, Joe Biden. Ky veprim u bë publik përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, ku Trump paralajmëroi se mbi 1.000 zyrtarë të tjerë mund të kenë të njëjtin fat.

Në postim, Trump shkruante: “Zyra ime e personelit presidencial është duke identifikuar dhe hequr në mënyrë aktive më shumë se një mijë të emëruar nga administrata e mëparshme, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin tonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe.”

Ky njoftim i Trump vjen pas një periudhe të shpejtë pas marrjes së detyrës dhe tregon angazhimin e tij për të pastruar administratën nga ata që ai i konsideron të papërshtatshëm për realizimin e objektivave të tij politike./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump

Published

on

By

Presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump.

E para e vendit, duke folur për mungesën e saj në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump, tha se ajo ka vepruar njëjtë si shumë liderë botërorë të cilët kanë autorizuar nivel më të ulët të përfaqësimit.

Megjithatë, ajo tha se ka pasur mundësinë më herët që të flas me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, ku sipas saj ka zhvilluar bisedë përmbajtësore për Kosovën.

Continue Reading

Bota

Bitcoin arrin rekord të ri historik, tejkalon 109.000 dollarë

Published

on

Çmimi i Bitcoin-it ka arritur një rekord të ri historik, duke tejkaluar për herë të parë nivelin e 109.000 dollarëve. Kriptomonedha më e madhe në botë ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë 24 orëve të fundit, duke u luhatur midis 99.400 dhe 109.110 dollarëve.

Për të kuptuar më mirë këtë rritje, vlen të theksohet se çmimi i Bitcoin-it ishte në rreth 70.000 dollarë para zgjedhjeve amerikane të nëntorit 2024. Që nga fitorja e Donald Trump në ato zgjedhje, çmimi ka pësuar një rritje prej rreth 55 për qind, duke reflektuar optimizmin e tregut lidhur me politikat e tij të kriptovalutave.

Pasi Trump fitoi zgjedhjet, pritet që zhvillimet pozitive për kriptovalutat të vazhdojnë, pasi ai e ka shpallur SHBA-në si “kryeqytet kripto” të planetit, duke dhënë një nxitje për investitorët dhe tregun në përgjithësi.

Aktualisht, madhësia e tregut të Bitcoin është rritur në 2,14 trilionë dollarë, ndërsa vëllimi i tregtisë 24-orëshe ka arritur në 111,5 miliardë dollarë, sipas të dhënave nga Coinmarketcap. Ky zhvillim i fuqishëm i tregut të Bitcoin tregon se kriptovalutat vazhdojnë të mbeten një faktor kyç në ekonominë globale./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara