Lajmet

Stafi i Universitetit të Amsterdamit i bashkohet protestave pro-Palestinës

Publikuar

Profesorja e sociologjisë në Universitetin e Amsterdamit, Sarah Bracke, foli për Al Jazeera për protestat e studentëve dhe stafit kundër luftës së Izraelit në Gaza, të cilat po mbahen në Holandë.

Ajo tha se stafi në tri institucione të arsimit të lartë në Amsterdam është dëshmitar i dhunës të cilën e përdori policia për t’i shpërndarë protestat e studentëve.

Sipas saj, stafi hebre dhe protestuesit studentë u rrahën nga policia pavarësisht pretendimit të institucioneve arsimore se policia ishte e nevojshme për të mbrojtur studentët hebrenj në kampus./UBTNews/

Lajmet

​Osmani: Krenarë me ushtarët e FSK-së, arritën rezultate në qendrat ushtarake në botë

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përgjatë javëve të fundit, vajzat dhe djemtë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dëshmuan përkushtim dhe rezultate të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjoze në botë.

Osmani ka shkruar në Facebook se krenarë me Agron Muratin, Alban Bujupin, Alban Bunjakun, Albert Kuçin, Albin Bytyçin, Andrin Vuthaj, Arbnor Haxhanin, Shpresa Gashin, Vesa Ibrahimin dhe shumë e shumë të reja e të rinj, të cilët personifikojnë të ardhmen e FSK-së.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Bislimi dhe Lobbezoo diskutojnë përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian

Publikuar

nga

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë takimit lamtumirës me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo diskutoi mbi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Bislimi e vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me ambasadoren në këto tri vite.

“Së bashku, përshkuan zhvillimet e ndodhura gjatë kësaj periudhe dhe situatën në vend e rajon, si dhe trajtuan perspektivat për të tashmen dhe të ardhmen. Ambasadorja cilësoi si një prej momenteve më të veçanta në mandatin e saj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e Bislimit thuhet se në  takim u diskutua mbi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian, dhe përgatitjet e vendit në kuadër të Planit të Rritjes si instrument i rëndësishëm në përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Kosova është vendi i parë i cili ka dërguar drejt Komisionit Evropian draftin e narrativit dhe agjendën e reformave, duke dëshmuar jo vetëm nivelin e përgatitjes, por edhe vullnetin dhe gatishmërinë për hapa të rëndësishëm tutje”, thuhet në komunikatë.

Bislimi shprehu mirënjohjen e tij për bisedat e shumta produktive e konstruktive, zhvillimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Holandës si dhe i uroi ambasadores suksese të mëtejme në angazhimet e radhës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ish-sekretari i MPJD-së, zyrtari i parë që intervistohet nga Komisioni Hetimor

Publikuar

nga

Ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Behar Isma, është propozuar që të intervistohet i pari nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së.

Në mbledhjen e këtij komisioni të hënën, u kërkua të procedohet edhe lista me detyra ndaj tre ekspertëve, Gzim Kolgeci, Shpend Shabani dhe Shkelqim Jakupi.

“Detyrat ndaj tyre, Hartimin e një liste bazuar në materialet e komisionit do ftohen për të dëshmuar në Komision”, tha kryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj.

Ndërsa, deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, propozoi dëshmitarin e parë, Behar Isma që të jetë dëshmitari i parë.

“Është mirë të ftohën ekspertët, t’i përpilojmë listat përfundimtare të ekspertëve, deputetët me u përfshi në listë, të dakordohemi që Behar Isma të vijë të dëshmojë pastaj të flasim me ekspertet dhe të dakordohemi për kontributin që ata do japin në kuadër të këtij komisioni”, tha Kryeziu.

Deputetja nga LDK-ja, Vlora Dumoshi, propozoi të thirren nga tre dëshmitarë në mënyrë që procesi të ec tutje.

“Të ftohen ekspertët në takim propozoj te lista e hartimit ta kemi në ditë nga tre dëshmitarë të jenë prezent në Komision, që puna të jetë sa më e shpejt në hartimin e ekspertëve”, tha Dumoshi.

Deputeti nga pushteti, Haxhi Avdyli, kërkoi që javën e ardhshme të aprovohet lista  dhe të bëhet një plan i punës.

“Të thirren sa më shpejt dëshmitarët ne mund të fillojmë, ky takim mund të shterret me dëshminë e Behar Isma. Ta aprovojmë për javën e ardhshme listën e dëshmitarëve dhe ta bëjmë një plan të punës së si dëshmitarët do të thirren javëve në vijim”, tha Avdyli.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Uji ka depërtuar në dysheme të disa klinikave”, SHSKUK del me njoftim pas shiut që ra dje

Publikuar

nga

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se përkundër reshjeve të dendura të shiut dhe pamundësisë së përpunimit të ujit nga rrjeti i ujërave të zeza, deri në këto momente nuk janë evidentuar dëmtime të aparaturave mjekësore dhe dëme të tjera materiale.

“Uji kryesisht ka depërtuar në dysheme të disa klinikave, por pas masave të menjëhershme aparaturat mjekësore nuk janë rrezikuar”.

Sa i përket Klinikës së Pulmologjisë, uji është larguar nga bodrumi dhe rëntgeni statik është larguar, pa u dëmtuar.Ndërkohë, klinika ka Rëntgen mobil dhe shfrytëzon rëntgenet e Klinikës së Radiologjisë.

Puna është duke vazhduar edhe në klinikat tjera, kurse QKUK, nga dita e djeshme ka angazhuar të gjitha kapacitetet teknike dhe stafit shëndetësorë të klinikave, për të tejkaluar gjendjen pas reshjeve të shiut”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas tyre, fatmirësisht kjo gjendje është tejkaluar pa dëmtime të aparaturave dhe dëmeve të tjera të mëdha materiale.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara