Lajmet

IPK ka rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë gjatë 2023-ës

Published

on

Gjatë vitit 2023 Inspektorati i Policisë së Kosovës ka pranuar rreth 1 mijë e 697 ankesa nga qytetarët, ka hetuar 178 të dyshuar, prej tyre 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkët me zyrtarë policorë ka arrestuar 35 punonjës dhe qytetarë dhe ka rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë të gradave dhe niveleve të ndryshme. Kështu ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit të PK-së, Kushtrim Hodaj në Komisionin për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Hodaj ka thënë se lufta kundër korrupsionit vazhdon që të jetë një ndër prioritet e tyre, prandaj IPK ka arritur që të rritë besueshmërinë tek qytetarët.

“Viti 2023 ka qenë një vit i suksesshëm në përmbushjen e mandateve tona. Lufta kundër korrupsion vazhdon që të jetë një ndër prioritete tona, kemi arritur ta rrisim besueshmërinë tek qytetarët. Jemi angazhuar që të rrisim besimin qytetar në sistemin e trajtimit të ankesave, kemi pranuar 1 mijë e 697 ankesa gjatë vitit 2023. 32 për qind të këtyre ankesave i kemi orientuar për hetim penal. Jemi angazhuar në parandalimin dhe luftimin e krimit dhe keq menaxhimit. Kemi hetuar 178 të dyshuar, prej tyre 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkët me zyrtarë policorë. Kemi ngritur 74 kallëzime penale ndaj të dyshuarve, kemi arrestuar 35 punonjës dhe qytetarë. Kemi rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë të gradave dhe niveleve të ndryshme”, ka thënë ai.

I pyetur nga kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha për çështjen e gradimit të policisë, se a kanë marrë masa të hetimit dhe si ka shkuar si proces, Hodaj ka shtuar se janë ngritur dyshime për parregullsi në disa klasa ku është mbajtur testi dhe dilemë për të drejta apo jo të aplikimit të një gjenerate.

Gjithashtu Hodaj ka theksuar se IPK ka pranuar një ankesë nga MINT, për të verifikuar nëse hetuesit që kanë kërkuar dokumentacion të nivelit të klasifikuar nëse kanë qenë të pajisur me certifikata të domosdoshme apo jo. Për këtë, Hodaj theksoi se dokumentet kanë qenë të klasifikuara si dokumente sekrete.

“Në procesin e konkursit për avancim apo gradimin në gradën rreshter, ne si IPK kemi pranuar një numër të ankesave, fillimisht një numër të konsiderueshëm të ankesave anonime. Pastaj edhe bazuar në publikime që kanë qenë në media, ne kemi krijuar një ekip hetimor dhe i inspektuese do ti trajtojmë të gjitha ankesat veç e veç. Do të realizojmë një inspektim të jashtëzakonshëm. Janë ngritur dyshime për parregullsi në disa klasa ku është mbajt testi dhe dilemë për të drejta apo jo të aplikimit të një gjenerate. Lidhur hetuesit e TASK forcës që kanë qenë duke hetuar rastet e korrupsionit ne kemi pranuar një ankesë nga MINT, për të verifikuar nëse hetuesit që kanë kërkuar dokumentacion të nivelit të klasifikuar a kanë qenë të pajisur me certifikata të domosdoshme apo jo. Ne i kemi trajtuar këto, kemi ndërmarr veprimet e nevojshme, jemi konsultuar me prokurorin e rastit, kemi hartuar një raport me informacion dhe ka qenë vlerësim i prokurorisë se të gjitha veprimet që kanë marr hetuesit kanë qenë të koordinuar dhe me autorizim të prokurorit dhe hetuesit kanë qenë të përgatitur dhe me gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet për të hetuar rastet përkatës dhe nuk është ndërmarr ndonjë masë. Dokumentet kanë qenë të klasifikuara si dokumente sekrete, certifikata ka qenë e nivelit konfidencial e hetuesve, mirëpo vlerësimi i Prokurorit është se për hetimin e këtyre rasteve nuk ka nevojë, e merr përgjegjësinë prokurori për të gjitha veprimet të cilat zyrtarët i kanë marr me autorizim nga prokurori përgjegjës”, ka theksuar Hodaj.

Ndërsa, rreth inspektimit të stacioneve në Prishtinë, ai ka vijuar se është në proces, ndërsa stacionet policore në qytete të tjera ballafaqohen me mungesa të teknologjisë, uniformës, patrullave dhe shumë të tjera.

“Jemi në proces të inspektimit te stacioneve në Prishtinë. Ne kemi publikuar, raportet janë publike. Stacionet fillojnë prej kushteve, pajisjeve mënyrës se si trajtohen rastet, kohën e reagimit. Stacionet ballafaqohen me disa mungesa të teknologjisë, pjesë të uniformës. Koha e reagimit varion nga qyteti në qytet, 13 minuta prej momentit të thirrjes”, ka shtuar ai.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara