![](https://ubtnews.com/file/2024/12/96121733228489.jpg)
![](https://ubtnews.com/file/2024/12/96121733228489-560x400.jpg)
Lajmet
SPSPK liston shkeljet ligjore ndaj punëtoreve teknike të Kuvendit
Published
2 months agoon
By
UBTnewsSindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka thënë se Kuvendi i Kosovës së bashku me kompaninë Schafberger shkelen Ligjin e punës, Ligjin e grevës dhe kontratën kolektive në rastin e punëtorëve teknike në Kuvendin e Kosovës.
Sindikata ka renditur disa nga shkeljet duke iu referuar raportit zyrtar të inspektoratit të punës.
“1.Këto punëtore duhet të kenë kontrata të punës së përhershme. 2. Edhe po të ndërrohej kompania këto duhet të jenë punëtore të paprekshme në Kuvend. 3.Kompania ka bërë shkelje ligjore edhe në procesimin e pagave për muajin tetor 2024. 4. Kompania nuk ka mundur tua shkëpus marrëdhënien e punës punëtoreve që ishin në grevë dhe shume parregullsi tjera”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Derisa në raport sipas sindikatës thuhet se kompania ka afat 3 ditë për evitimin e këtyre parregullsive dhe këto punëtore t’i kthej në vendet e tyre të punës. Në të kundërtën sipas raportit pason dënimi nga Inspektorati i punës.
Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë në shenjë proteste për shkak të pagave të ulëta.Kërkesa kryesore e tyre është rritja e pagës në 550 euro.
Lajmet
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Belgjikë, në pranga 19 persona
Published
3 minutes agoon
February 12, 2025By
UBT NEWS![](https://ubtnews.com/file/2025/02/auto_policia-belge11739374909.jpg)
Një grup kriminal shqiptar i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike është goditur nga prokuroria e Brukselit, e cila ka arrestuar 19 persona pas një hetimi të thelluar që filloi në tetor 2024. Hetimi ka zbuluar një organizatë kriminale të strukturuar kryesisht në komunat Jette dhe Ganshoren të Belgjikës, e cila merrej me kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës në të gjithë vendin.
Operacioni, i cili përfshiu përgjime telefonike, vëzhgime dhe analiza financiare, çoi në zbërthimin e rrjetit. Banda përdorte mbi 13 prona të ndryshme për të kultivuar plantacione kanabisi, të cilat ishin të vendosura në zona të banuara dhe me qira mujore që luhateshin nga 1700 deri në 2600 euro. Kontratat e qirasë për këto prona ishin të falsifikuara, duke ndihmuar në fshehjen e aktiviteteve kriminale.
Në fund të janarit, autoritetet belgje realizuan mbi 20 kontrolle në shtëpi, ku zbuluan 11 plantacione kanabisi dhe më shumë se 7980 bimë. Kjo përfaqësonte një korrje vjetore me vlerë më shumë se një ton kanabis, të cilat mund të kishin një vlerë tregu prej rreth 4.2 milionë euro. Policia konfiskoi gjithashtu 23 kilogramë marijuanë, 654 gram kokainë, 13 mijë euro, pesë automjete, një armë zjarri, 28 celularë dhe dokumente të falsifikuara.
Në përfundim të operacionit, 14 persona u arrestuan nga gjyqtari hetues, ndërsa një tjetër u mbajt për deportim në Shqipëri. Katër persona të tjerë u lanë të lirë. Prokuroria e Brukselit e vlerësoi këtë operacion si një çmontim të plotë të një rrjeti kriminal shqiptar që vepronte në Belgjikë dhe theksoi se hetimi ishte ende në vazhdim./UBTNews/
Lajmet
Gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj të tjerë
Published
10 minutes agoon
February 12, 2025By
UBT NEWS![](https://ubtnews.com/file/2025/02/2025-01-28T233305Z_40444386_RC2K1AARTDYX_RTRMADP_3_MIGRATION-GERMANY-CHURCHES-1739363453.webp)
Gjermania ka vendosur të zgjatë kontrollet në kufijtë e saj për një periudhë shtesë prej gjashtë muajsh. Kjo masë, që normalisht do të skadonte në mes të marsit, është marrë për të përballuar migrimin e parregullt, i cili është reduktuar ndjeshëm që prej aplikimit të këtyre kontrolleve.
Sipas Kancelares gjermane, Olaf Scholz, gjatë vitit të kaluar janë larguar më shumë se 47,000 individë pa dokumente të vlefshme udhëtimi dhe janë arrestuar 1,900 kontrabandistë. Gjithashtu, kërkesat për azil janë zvogëluar për një të tretën.
Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, theksoi se masat kufizuese kanë kontribuar në parandalimin e aktiviteteve të kriminelëve dhe ekstremistëve, duke bërë të mundur një reduktim të migrimit të parregullt. Sipas saj, kontrollet janë vendosur në të gjithë kufijtë tokësorë të Gjermanisë, duke përfshirë kufirin me Austrinë, që nga vjeshta e vitit të kaluar.
Vendimi ka shkaktuar debate të forta politike në Gjermani, me partitë konservatore dhe ato të krahut të djathtë që kërkojnë refuzimin e të gjithë emigrantëve pa dokumente të vlefshme udhëtimi, përfshirë ata që duan të kërkojnë azil. Ndërkohë, partitë e qendrës së majtë janë kundër, duke mbrojtur të drejtën kushtetuese për kërkesën e azilit./UBTNews/
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/96121739369039.jpg)
Një person është vrarë në komunën e Skenderajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas tij, sot rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj
Ai thotë se rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.
Lajmet
Kurteshi: Nis numërimi votave në të gjitha qendrat komunale të numërimit
Published
1 hour agoon
February 12, 2025By
UBTnews![](https://ubtnews.com/file/2025/02/96121739370789.jpg)
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi ka thënë se problemet me shpalljen e rezultateve preliminare, ishin të natyrës teknike, për shkak të dështimit të sistemit digjital. Sipas tij, me këtë problem tani janë duke u marrë ekspertët edhe nga policia e kosovës dhe prokuroria.
Sidoqoftë, ai tha se me gjithë këto probleme të cekura, nuk ka vend për shqetësim.
Kurteshi ka thënë po ashtu se fletëvotimet, formularët e numërimit nga vendvotimet dhe materialet tjera nga vendvotimet janë të gjitha të ruajtura.
“Tani ka filluar rinumrimi i të gjitha kutive të votimit në Qendrat Komunale të Numërimit. Do të rinumërohen të gjitha kutitë nga vendvotimet. Çdo votë do të rinumërohet për subjektet politike”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, të gjitha gabimet dhe lëshimet mund të identifikohen me lehtësi dhe të eliminohen.
“Çdo qytetar e qytetare, çdo votues që identifikon, vëren apo gjen çfarëdo gabimi, lëshim në votat e publikuara, gjen dëshmi konkrete, të drejtohet në KQZ, qoftë në rezultatet preliminare, qoftë edhe pas rinumërimit, i lutem mirësisht të lajmërohet në KQZ me telefon, email apo personalisht, duke i ofruar dëshmitë konkrete”, ka shkruar ai.
Në ndërkohë, sipas tij pas ardhjes së të gjitha votave nga mërgata, do të fillojë verikimi dhe numërimi i votave nga mërgata, i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta, në QNR, në mënyrë publike, transparente nën syrin e vëzhguesve vendorë e ndërkombëtarë.
Ai në fund ka thënë se “vullneti i popullit, i qytetares e qytetarit, i votuesit, është i paprekshëm, i pandryshueshëm dhe i patjetërsueshëm dhe do të mbrohet me të gjitha mjetet në dispozicion të shtetit! Nuk ka vend e as arsye për shqetësim”.
Mbrëmjen e 9 shkurtit pas mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi me publikimin e të dhënave mbi rezultatet preliminare, mirëpo më pas filloi të ketë probleme teknik dhe kishte rënë i gjithë sistemi, duke u pamundësuar edhe qasja në platformën e KQZ-së. Lidhur me këtë problem të KQZ-së, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo. Më 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vitet e ardhshme. Ky proces zgjedhor është konsideruar demokratik dhe i qetë.
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/auto_policia-belge11739374909-80x80.jpg)
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Belgjikë, në pranga 19 persona
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/2025-02-12T132828Z_736782787_UP1EL2C11FEEQ_RTRMADP_3_ALPINE-SKIING-1739368397-80x80.webp)
Von Allmen dhe Meillard kampionë të botës në ekip të kombinuar
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/96121739374818-80x80.jpg)
OKB: Ndëshkimet e ashpëra në Bangladesh mund të konsiderohen krim kundër njerëzimit
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/96121739374505-80x80.jpg)
Dështojnë negociatat mes të djathtës ekstreme dhe konservatorëve në Austri
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/2025-01-28T233305Z_40444386_RC2K1AARTDYX_RTRMADP_3_MIGRATION-GERMANY-CHURCHES-1739363453-80x80.webp)
Gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj të tjerë
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/Ukraine-foto-Volodymyr-Zelensky-facebook-80x80.jpg)
Britania e Madhe do t’i japë Kievit armë me vlerë 186 milionë dollarë
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/96121739369039-80x80.jpg)
Vritet një person në Skenderaj
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/900-0-1739370451xkr-nato-hegseth-europa-frame-1568-373-80x80.jpg)
“NATO duhet të jetë një forcë vdekjeprurëse”, shefi i Pentagonit zbret në Evropë
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/image1-80x80.jpg)
Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar studiuesit Injac Zamputi
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota2 weeks ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 weeks ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë