Aktualitet

Sot Trump pritet të shpallë kandidaturën për president

Këtë informacion e ka konfirmuar këshilltari i tij, Jason Miller.

Published

on

Ish-presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do ta bëjë njoftimin për rikandidim për zgjedhjet presidenciale të 2024-s të martën, më 15 nëntor, shkruan CNN. Këtë informacion e ka konfirmuar këshilltari i tij, Jason Miller, i cili shprehet se Trumpi thotë se kandidatura e tij në zgjedhjet e ardhshme nuk duhet vënë fare në dyshim.

“Presidenti Trump do të njoftojë të martën se do të kandidojë për president. Dhe do të jetë një njoftim shumë profesional, shumë intrigues”, ka thënë Miller.

Milleri u shpreh se ai foli me Trumpin në telefon më herët gjatë ditës, kur ishte në fushën e golfit. Trumpi i tha Millerit se “nuk kishte nevojë të viheshin në dyshim” synimet e tij.

“Unë do ta bëj dhe dua të sigurohem që njerëzit ta dinë se jam i emocionuar dhe se duhet ta kthejmë vendin në rrugën e duhur”, ka thënë Trump.

Miller, i cili ka punuar në fushatat e Trumpit më 2016 dhe 2020 dhe mbetet këshilltar i tij pas presidencës, ka thënë se pret që një turmë e madhe dhe qindra media të marrin pjesë në njoftimin e së martës në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago në Florida.

lajme

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László Dux, sjell perspektivën diplomatike në Akademinë Verore të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT

Published

on

By

Fakulteti i Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT ka nisur aktivitetet e Akademisë Verore 2026 në kuadër të Global UBT Fest 2026, duke mirëpritur Ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Kosovës, László Dux, në një dialog diplomatik të nivelit të lartë me studentët dhe stafin akademik.

Aktiviteti inaugurues, i titulluar “Diplomatic Dialogue with the Ambassador of Hungary”, mblodhi studentë të Shkencave Politike, Studimeve të Sigurisë, Politikave Publike dhe Menaxhimit, të cilët patën mundësinë të diskutojnë mbi zhvillimet më të rëndësishme të politikës evropiane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjatë bashkëbisedimit, Ambasadori László Dux ndau perspektivën e Hungarisë mbi çështjet bashkëkohore evropiane, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, sfidat diplomatike në kontekstin aktual ndërkombëtar, si dhe rolin që shtetet e vogla luajnë në ndërtimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Diskutimi u karakterizua nga një atmosferë interaktive, ku studentët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të shkëmbejnë mendime mbi proceset integruese evropiane, politikën e jashtme, sigurinë rajonale dhe sfidat gjeopolitike që ndikojnë në Evropën Juglindore.

Përmes organizimit të këtij dialogu diplomatik, UBT vazhdon të krijojë mundësi që studentët të mësojnë drejtpërdrejt nga diplomatët, vendimmarrësit dhe ekspertët ndërkombëtarë, duke lidhur njohuritë teorike me praktikën dhe realitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Akademia Verore e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim me ligjërata, panele diskutimi dhe aktivitete të tjera akademike, të fokusuara në diplomaci, siguri, qeverisje dhe politika publike, me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Continue Reading

Aktualitet

Mbrojtja e Thaçit kërkon lirim me kusht, Specialja: Vendimi merret në kohën e duhur

Published

on

By

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të marrin një vendim në kohën e duhur lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim me kusht. Lajmi është konfirmuar për Radio Dukagjinin nga zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, i cili sqaroi se trupi gjykues po e shqyrton këtë kërkesë të parashtruar më 6 korrik.

Në kuadër të kësaj kërkese, mbrojtja e ish-presidentit ka ofruar një dorëzani financiare prej 50 mijë eurosh, si dhe një varg garancish të tjera. Ndër to, Thaçi zotohet se nuk do të largohet nga territori i Kosovës, do të dorëzojë pasaportën dhe dokumentet e udhëtimit, si dhe do të përmbahet nga çdo deklaratë publike apo diskutim rreth çështjes së tij në media dhe rrjete sociale. /Radio Dukagjin/

 

 

Continue Reading

lajme

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT nis Akademinë Verore “Përtej Horizontit”

Published

on

By

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT ka nisur punimet e Akademisë Verore, e cila këtë edicion organizohet nën moton “Përtej Horizontit: AI, Dronët, Siguria dhe Quantum Computing” (Beyond the Horizon: AI, Drones, Security & Quantum Computing).

Programi pesëditor, i zhvilluar në kuadër të Global UBT Fest 2026, ka bashkuar në kampusin e UBT-së në Prishtinë studentë dhe profesorë nga universitete të vendeve të ndryshme, duke krijuar një mjedis ndërkombëtar të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave akademike.

Akademia zhvillohet nga 13 deri më 17 korrik, ndërsa pjesëmarrësit janë të ndarë në dy grupe paralele që ndjekin të njëjtin program përgjatë gjithë javës. Aktivitetet janë konceptuar si një kombinim i ligjëratave, punëtorive praktike dhe garave, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të përballen me disa nga temat më aktuale të teknologjisë dhe inxhinierisë.

Në fokus të programit janë përdorimi i algoritmeve të Machine Learning për zbulimin e sulmeve kibernetike DDoS, aplikimi i Internetit të Gjërave (IoT) në bujqësi, robotika me Java, si dhe siguria kibernetike, e cila trajtohet përmes punëtorisë dhe garës HackBound (CTF). Pjesë e programit janë gjithashtu teknologjitë e dronëve dhe roli i tyre në operacionet moderne, si dhe zgjidhjet për menaxhimin e energjisë në mikrorrjetet inteligjente.

Krahas ligjëruesve nga UBT, në Akademi kontribuojnë edhe akademikë ndërkombëtarë, të cilët sjellin përvojën e tyre përmes ligjëratave të ftuara mbi mobilitetin ndërkombëtar, dizajnin e mbështetur nga kompjuteri (CAD) dhe projektet kërkimore. Kjo pjesëmarrje u mundëson studentëve të njihen me perspektiva nga mjedise të ndryshme akademike dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi përtej kufijve.

Një hapësirë e veçantë i është kushtuar prezantimit të projekteve dhe inovacioneve të studentëve të UBT-së, ku të rinjtë ndajnë punën e tyre me kolegët dhe ligjëruesit, duke promovuar kreativitetin dhe kulturën e inovacionit.

Me këtë edicion, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë vazhdon traditën e organizimit të akademive verore që lidhin njohuritë akademike me praktikën profesionale, duke i përgatitur studentët për sfidat e inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike dhe teknologjive të avancuara në zhvillim.

 

Continue Reading

Aktualitet

Trump: SHBA mund të marrë nën kontroll Ngushticën e Hormuzit

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndoshta do të marrin nën kontroll dhe do të menaxhojnë Ngushticën e Hormuzit, duke kërkuar kompensim të lartë financiar nga kombet e tjera të pasura për këtë shërbim.

Trump bëri me dije se SHBA-ja do të shndërrohet në “engjëllin mbrojtës” të këtij kalimi ujor jetik për naftën globale, i cili u bllokua të shtunën nga Irani duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë dhe inflacion në mbarë botën.

Kreu i Shtëpisë Gjykate akuzoi Teheranin për shkeljen e marrëveshjeve të njëpasnjëshme dhe paralajmëroi goditje të ashpra ndaj tyre.

Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se lejet e lëvizjes do të lëshohen vetëm pas rikthimit të qetësisë.

Garda Revolucionare e Iranit reagoi duke theksuar se e vetmja mënyrë për të rregulluar trafikun detar është largimi i ndërhyrjeve ushtarake amerikane nga zona, duke paralajmëruar se prezenca e SHBA-së mund të çojë në incidente edhe më të mëdha për sektorin global të naftës dhe gazit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara