

Lajmet
Shqipëria hap grupkapitullin e gjashtë të negociatave me BE-në
Published
7 months agoon
By
UBTnewsNë Bruksel, më 17 dhjetor, u mbajt konferenca e tretë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku u hap grupkapitulli i gjashtë i negociatave për anëtarësim në BE.
Ky grupkapitull përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ky grupkapitull është më i lehtë për Shqipërinë.
“Nuk është fort i vështirë sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE-së sa i përket diplomacisë, sigurisë, edhe vetë shqiptarët janë mbështetës për këto lloj politikash dhe ne kemi bërë një zgjedhje të qartë si komb, që ne duam të martohemi me BE-në, të harrojmë të gjitha divorcet e së kaluarës’ tha Rama.
Ai tha se Shqipëria ka shumë punë para, por nënvizoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor do e bënte Bashkimin Europian më të fortë.
Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, theksoi rëndësinë e hapjes së grupkapitullit të gjashtë për marrëdhëniet me jashtë, duke e cilësuar si një moment kyç në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Ky vendim është edhe një sinjal për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më tej që zgjerimi është prioritet për BE dhe në jemi të përkushtuar për të marrë rezultate të tjera dhe të mund ta plotësojmë dhe të përforcojmë unionin tonë, bashkimin tonë, në bazë të ndryshimevegjeostrategjike që po ndodhin sot” tha Kos.
Peter Szijjarto, ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, vend që mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian tha se Shqipëria ka treguar proges të shkëlqyer në 6 muajt e fundit krahasuar me 15 vitet e kaluara.
Në konferencën për mediat, Rama tha se Shqipëria ka si ambicie që negociatat të mbyllen në 2027 dhe në 2030 të realizohet antarësimi në Bashkimin Evropian.
Shqipëria i hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim më 15 tetor, 2024./REL/
Lajmet
Kryetari i Zubin Potokut: Terreni ku po zhvillohen kërkimet është i vështirë
Published
6 minutes agoon
July 29, 2025By
UBTnews
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri deklaroi se terreni ku po zhvillohet operacioni i kërkim-shpëtimit është i vështirë. Në liqenin e Ujmanit po vazhdon operacioni i njësiteve të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës për gjetjen e një personi, i cili raportohet se kërceu nga ura, që dyshohet të jetë mbytur të dielën, më 27 korrik.
Para mediave, Zeqiri u shpreh se thellësia ku po zhvillohen kërkimet mund të jetë në thellësi më shumë se 60 metra.
“Ne e kemi policinë e komunës dhe ka qenë në vendin e ngjarjes, pastaj edhe ekipet emergjente. Ne e kemi një ekip të zjarrfikësve, mirëpo nuk kemi zhytës, zhytësit kanë ardhur në kohën e duhur me thirrjen edhe të stafit lokal të komunës. Kështu që unë edhe dje por edhe tani, meqë siç po e shihni edhe sot dashti Zoti që t’i bashkëngjitet ekipeve të kërkimit, ekipet në maksimalisht të pajisura si Forcat e Sigurisë së Kosovës edhe dje kam bërë thirrje. Mirëpo, ja që kjo është mirë që po ndodhë për shkak se zhytësit e dinë më së miri. Terreni është bukur i vështirë në 30 deri në 40 e më shumë metra thellësi, 60 është këtu por mund të jetë edhe më tepër. Ka mbeturina të ndryshme që në thellësi është vështirë që operimi duhet teknikisht të jetë i pajisur”, deklaroi ai.
Ai tha se intervenimi është i duhur dhe se njësitet e kërkim-shpëtimit janë të kompletuara.
“Ekipa është e kompletuar, teknikisht janë të pajisur me pajisje të duhura dhe unë uroj që sa më shpejt të gjindet, sepse teknikisht deri më tani ekipa është e kompletuar. Siç po e shihni intensivisht, pa ndërprerë janë duke u ndërruar ekipet e zhytësve në ujë dhe besoj e uroj që sa më shpejt të gjendet trupi, ani pse terreni është shumë i vështirë…Paraprakisht isha me familjarët, jo vetëm sot por dje, pardje jam takuar”, shtoi ai.
Kërkimi deri më tash është zhvilluar vetëm nga Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. FSK-ja iu bashkua ekipeve në ditën e tretë të kërkimeve. Kjo u bë vetëm pas një bashkërendimi me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
Lajmet
Zgjedhjet e 12 tetorit, Radoniqi fton mërgatën që të regjistrohet për votim me postë
Published
30 minutes agoon
July 29, 2025By
UBTnews
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, iu është drejtuar me një videomesazh të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duke i informuar mbi të drejtën dhe mundësinë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale më 12 tetor.
Periudha e regjistrimit ka nisur më 23 korrik dhe do të zgjasë deri më 29 gusht 2025. Radoniqi thekson se për të votuar nga diaspora është e domosdoshme regjistrimi brenda këtij afati përmes platformës elektronike të KQZ-së.
Në mesazhin e tij, kryesuesi i KQZ-së fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre: “Vota juaj ka ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e komunës tuaj.”
Vetëm ata votues që regjistrohen brenda periudhës së përcaktuar do të kenë mundësinë të votojnë përmes postës gjatë periudhës së votimit nga jashtë, e cila fillon më 17 shtator dhe mbyllet më 11 tetor 2025.
Ndryshe nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, ku votimi jashtë vendit mund të kryhet edhe nëpërmjet përfaqësive diplomatike, në zgjedhjet lokale votimi jashtë shtetit realizohet vetëm përmes postës. Kjo parashikohet nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili sqaron se votimi në përfaqësitë diplomatike nuk aplikohet për zgjedhjet lokale.
KQZ u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen në kohë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre zgjedhore, duke kontribuar në zhvillimin demokratik të komunave të tyre.
Lajmet
Prokuroria Speciale: Lipovica është ftuar për rastin e rezervave shtetërore në cilësinë e të pandehurit
Published
42 minutes agoon
July 29, 2025By
UBTnews
Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar për KosovaPress se Lipovica është ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurit.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z.Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Rezervat shtetërore”. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë“, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për KosovaPress.
KosovaPress ka komunikuar edhe me avokatin e Lipovicës, Feim Alaj, megjithatë në përgjigjjen e tij ai e konfirmoi shkurtimisht lajmin.
“Është rasti i rezervave shtetërore“, ka thënë Alaj.
Kujtojmë se në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e të arrestuarve ishte Lipovica dhe zyrtari tjetër i MINT, Hafiz Gara.
Në Ministrinë e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregëtisë të udhëhequr nga Rozeta Hajdari në vitin 2023 u kryen bastisje për keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit.
Lajmet
Lipovica paraqitet në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore
Published
2 hours agoon
July 29, 2025By
UBTnews
Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Avokati i tij, Feim Alaj ka pranuar që ftesa e ish-sekretarit lidhet me rastin e rezervave shtetërore.
“Është rasti i rezervave shtetërore“, ka thënë Alaj.
Kujtojmë se në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e të arrestuarve ishte Lipovica dhe zyrtari tjetër i MINT, Hafiz Gara.
Në Ministrinë e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregëtisë të udhëhequr nga Rozeta Hajdari në vitin 2023 u kryen bastisje për keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit.

Kryetari i Zubin Potokut: Terreni ku po zhvillohen kërkimet është i vështirë

Zgjedhjet e 12 tetorit, Radoniqi fton mërgatën që të regjistrohet për votim me postë

Prokuroria Speciale: Lipovica është ftuar për rastin e rezervave shtetërore në cilësinë e të pandehurit

Lipovica paraqitet në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore

Beyonce mblodhi grupin legjendar “Destiny’s Child” për një performancë lamtumire si pjesë e turneut

Sot shënohet ‘Dita Botërore e Tigrit’

United po shqyrton transferimin e Donnarumma-s

Xhaka zbarkon në Angli për t’u bashkuar me klubin e ri

Top destinacionet ku njerëzit zhvendosen për të jetuar më mirë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit