Kuriozitete

Shkencëtarët shprehin shqetësimin: Vrima e ozonit mund të mos rikuperohet

Publikuar

Sipas hulumtimeve të fundit, vrima në shtresën e ozonit të Antarktikut është thelluar gjatë dy dekadave të fundit, pavarësisht një ndalimi global të kimikateve të dëmshme.

Shtresa e ozonit, e vendosur midis 11 dhe 40 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, filtron pjesën më të madhe të rrezatimit ultravjollcë të Diellit, i cili mund të shkaktojë kancer të lëkurës dhe katarakt.

Në vitet 1970, u zbulua se freonet (klorofluorokarbonet, CFC-të), dikur të përdorura gjerësisht në aerosole dhe frigoriferë, po shteronin nivelet e ozonit, duke krijuar vrima kryesisht në rajonin e Antarktikut.

Në Montreal, në vitin 1987 u miratua Protokolli i Montrealit, në të cilin vendet nënshkruese morën përsipër të reduktonin përdorimin e freonit me 50%. Në janar, një vlerësim i madh, i mbështetur nga OKB-ja, tregoi se marrëveshja po funksiononte. Ekspertët kanë anashkaluar që shtresa e ozonit mbi Antarktidë duhet të kthehet në nivelin e vitit 1980 rreth vitit 2066

Ata treguan se vrimat më të vogla mbi Arktik duhet të rikuperohen deri në vitin 2045, dhe në pjesën tjetër të botës në rreth dy dekada. Por studimi i fundit tregon se pavarësisht rënies së niveleve të CFC-së, ende nuk ka pasur një ulje të ndjeshme në zonën e mbuluar nga vrima e ozonit në Antarktik.

“Gjatë gjashtë nga nëntë vitet e fundit, ne kemi regjistruar sasi vërtet të ulëta të ozonit dhe vrima jashtëzakonisht të mëdha të ozonit. Ndoshta disa procese të tjera po ndodhin në atmosferë tani, me shumë gjasa që lidhen me ndryshimet klimatike, të cilat po reduktojnë rimëkëmbjen”, tha shkencëtari atmosferik Annika Seppala nga Universiteti i Otagos i Zelandës së Re.

Vrima e ozonit mbi Antarktidë zakonisht “formohet” në shtator dhe zgjat deri në nëntor, gjatë pranverës në hemisferën jugore.

Shkencëtarët raportojnë se vrima filloi të formohej më vonë në shtator, duke treguar një rikuperim të lidhur me reduktimin e CFC. Por në tetor, kur vrima është zakonisht në maksimumin e saj, nga viti 2004 në 2022, nivelet e ozonit në stratosferën e mesme ranë me 26 për qind, zbuloi studimi.

Fizikania Hannah Kessenich theksoi se Protokolli i Montrealit dhe reduktimet e CFC-së po tregojnë rezultate, por shtoi se të dhënat sugjerojnë se vrimat e mëdha të ozonit mund të mos shkaktohen vetëm nga CFC-të.

Gjatë analizës, ne përjashtuam të dhënat nga viti 2002 dhe 2019, kur kolapsi i papritur i vorbullës polare çoi në vrima shumë më të vogla të ozonit, shtoi Kessenich.

Shkencëtarja e njohur e atmosferës Susan Solomon, e cila nuk mori pjesë në hulumtim, beson se studimi i ri duhet parë në kontekstin e viteve të fundit, të cilat, siç thotë ajo, ishin mjaft të pazakonta.

Solomon ka treguar në hulumtimet e mëparshme se vrima e ozonit është zgjeruar me 10 për qind në vitin 2020 për shkak të zjarreve të mëdha pyjore në Australi. Ajo beson se rritja e fundit e vrimës u ndikua edhe nga shpërthimi i madh vullkanik në Ishujt Tonga që ndodhi në vitin 2022.

Klimatologu Martin Jucker nga Universiteti Australian i Uellsit të Ri Jugor është gjithashtu skeptik për rezultatet e studimit të fundit.

“Më duket e dyshimtë që shkencëtarët në fjalë kanë hequr nga studimi të dhënat e viteve 2002 dhe 2019, por jo mes 2020 dhe 2022 kur ka pasur edhe ngjarje të veçanta”, tha ai.

Hulumtimi u botua në revistën “Nature Communications”.

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Sahara – shkretëtira më e madhe dhe e nxehtë në botë

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Publikuar

nga

Sahara një shkretëtirë unike në botë, si për nga madhësia e saj ashtu edhe për ekosistemin që është krijuar në të. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeri, Çadi, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Nigeri, Sudan dhe Tunizi. Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet. Temperaturat shkojnë mbi 55  ̊c, madje në raste edhe më shumë.

Sahara është nje nga shkretëtirat më të thata në botë dhe ka një numër të ulët të rreshjeve vjetore. Rreshjet në këtë shkretëtirë gjithashtu janë të parregullta. Në disa pjesë të shkretëtires dhe kryesisht në pjesën e Libisë,Egjiptit dhe Sudanit ka dekada qe nuk jane parë me rreshje të shumta shiu dhe këto vende mbajnë rekord kryesor për sasinë më të ulët shiu në botë rreth 10 mm shi. Disa herë dhe për shkak të nxehtësise së madhe në shkretëtirë shiu avullon dhe para se të bjeri. Mesatarisht bie shi rreth 10 ose 15 ditë në vite por ka edhe vende në të cilat bie vetëm 5 ditë në vit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara