Kuriozitete

Aristoteli dhe lumturia: Kush studion, e arrin

Publikuar

Nga Mauro Bonazzi

Në pamje të parë është teoria më absurde, vetë Aristoteli është i pari që e pranon. Pyesni, përgjigja do jetë gjithmonë e njëjta. Lumturia? Dikush ndoshta do të vërejë se arrihet në angazhimin publik, në një jetë dedikuar të mirës së përbashkët. Duke besuar vërtet?

Të tjerët, shumica dërrmuese, nuk kanë asnjë hezitim: i lumtur është ai që mund ta shijojë jetën – vila spektakolare, ekskluzivitete, dreka dhe darka në restorantet më luksoze, shumë argëtim dhe pak lodhje, gjithmonë me stil. Ja pra, jeta e lumtur. Ne italianët madje kemi gjetur përkufizimin e përsosur: dolce vita. A mund të dëshirosh më shumë se kaq? Absolutisht po, përgjigjet Aristoteli: e vetmja jetë me të vërtetë e lumtur është një jetë studimesh. Vështirë të mbështesësh diçka më absurde. Por ai ka të drejtë.

Ndërkohë duhet të kuptohemi: nuk po flasim për momente gëzimi intensiv – në të tilla momente, pothuajse pa e kuptuar, e reduktojmë lumturinë ne modernët – por për një jetë të lumtur. Ato janë dy gjëra shumë të ndryshme. Nëse lumturia mund të reduktohej në momente të mirëqenies, në fakt, problemi nuk do të ishte aq i komplikuar: ndonjë moment entuziazmi nuk i mohohet askujt. Por, a janë të mjaftueshme këto momente për ta bërë një jetë të lumtur? Jo. Një jetë e lumtur, e përmbushur është një jetë në të cilën kam realizuar talentin tim, kam zhvilluar potencialin tim, jam bërë ai që doja dhe ndihesha që të bëhesha. Për ta arritur këtë duhet së pari të kuptoj kush jam. Duket e vështirë, por nuk është.

Çdo gjë zotëron diçka, që e dallon nga gjithë të tjerat, dhe aty është esenca e saj, ajo çfarë është në të vërtetë. Eshtë në natyrën e thikës, që të presë: një copë druri dhe një copë metali të bërë bashkë, të vetme nuk mjaftojnë për të bërë një thikë. Duke prerë, thika realizon natyrën e saj të thikës. Po ne? Ajo që na dallon, në krahasim me çdo krijesë tjetër, është zotërimi i arsyes. Njeriu, kafsha racionale. Pra, kur përdorim trurin realizojmë natyrën tonë të të qënit racionalë, potencialin tonë të të qënit njerëz. Aty është lumturia jonë. Nuk do të thotë që të heqim dorë nga kënaqësitë, përkundrazi. Por një jetë dedikuar vetëm kënaqësive, e vetme nuk mjafton.

Lumturia, ajo më origjinalja dhe jetëgjata, shoqërohet me një vetëdije të caktuar mbi veten, vetëdijen se je duke jetuar sipas një projekti. Për këtë arsye, jeta e atyre që janë tëangazhuar, në fund është më e kënaqshme: sepse po ndërton diçka njerëzore. Dhe më thellë akoma, është dëshira për të njohur, për të kuptuar. Gëzimi i Ajnshtainit, kur zbuloi misteret e relativitetit – a është ndokush që dëshiron ta krahasojë me një drekë të mirë?

Nuk duhet ta harrojmë asnjëherë: në këtë Univers shumë të madh, deri kur të kemi gjetur provë për të kundërtën, ne jemi të vetmit që mundemi të reflektojmë dhe mendojmë, që nuk kufizohemi thjesht tek të jetuarit, por që mundemi të kuptojmë atë që po bëjmë dhe atë që po ndodh. Kjo dëshirë për të kuptuar, për t’i dhënë një kuptim ekzistencës sonë është diçka unike, është vetëm e jona. Pse jemi këtu, nga vijmë dhe ku shkojmë? Si mund të jetojmë një jetë të drejtë? Nuk janë pyetje të thjeshta. Por a nuk është pikërisht në këto momente, që ne jemi vetvetja? Të lindur jo për të jetuar në shëmti / por për të ndjekur virtytet dhe dijen. Për këtë arsye Uliksi ishte nisur në udhëtim…

Corriere – Bota.al

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara