Magazinë

Filmi “Backrooms” thyen rekord duke fituar mbi 30 milionë euro në tregun amerikan

Published

on

Filmi horror fantastiko-shkencor “Backrooms”, me regji të Kane Parsons, ka shënuar një debutim të jashtëzakonshëm në kinema, duke thyer rekordin e studios A24 për fundjavën më të suksesshme të hapjes në historinë e saj.

Produksioni arkëtoi rreth 33 milionë euro vetëm gjatë së premtes në tregun amerikan, ndërsa parashikimet tregojnë se të ardhurat e tij mund të arrijnë nga 74 deri në 79 milionë euro deri në përfundim të fundjavës.

I bazuar në serinë virale të krijuar nga vetë Parsons, filmi ndjek historinë e një pronari dyqani mobiliesh, i cili zbulon një portal drejt një dimensioni misterioz dhe të frikshëm, përtej realitetit të njohur. Në rolet kryesore paraqiten Chiwetel Ejiofor, Renate Reinsve dhe Mark Duplass.

Mes premierave të tjera të fundjavës, komedia familjare “The Breadwinner” debutoi me rreth 2.4 milionë euro të arkëtuara të premten dhe pritet të mbyllë fundjavën me afërsisht 6.6 milionë euro.

Ndërkaq, drama e luftës “Pressure” siguroi rreth 2.2 milionë euro në ditën e parë të shfaqjes dhe parashikohet të arrijë në 4.8 milionë euro deri në fund të fundjavës. Filmi trajton vendimin historik të Dwight D. Eisenhower për nisjen e operacionit D-Day gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në renditjen e arkëtimeve, vendin e dytë e zuri “Obsession”, me rreth 7.1 milionë euro të arkëtuara të premten, ndërsa “Star Wars: The Mandalorian and Grogu” u rendit i treti me afërsisht 5.7 milionë euro, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me debutimin e tij.

Ndërkohë, filmi biografik “Michael” vazhdon të ruajë suksesin në kinema. Pas gjashtë javësh shfaqjeje, të ardhurat e tij totale në Amerikën e Veriut pritet të arrijnë në rreth 299 milionë euro, duke e pozicionuar atë ndër filmat më të suksesshëm të vitit.

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara