Lajmet
Shenjat e horoskopit në dashuri
Published
5 years agoon
By
UBT newsDashuria nuk është komplekse, njerëzit janë kompleks, dhe njerëzit dinë t’i komplikojnë edhe gjërat më të thjeshta. Dashuria nuk është koncept i rëndë për t’u kuptuar të paktën jo në teori. Përderisa ndjenjat që dashuria zgjon janë universale, arsyeja pse dashurojmë ndryshon nga personi në person.
Kur është fjala për dashuri romantike, reagimi obsesiv dhe psikologjik është shumë i rëndësishëm, mirëpo ajo që e aktivizon atë është individuale dhe e ndryshme tek çdo njeri.
Ke bërë një njohje të re dhe gjithçka duket se po shkon mirë. Mes jush ka mirëkuptim, joshje dhe pasion, por paralelisht, ekziston edhe një “gjemb” i vogël që të bën të ndjehesh në siklet dhe të kesh pasiguri.
Dashi në dashuri
Në lojën e dashurisë të lindurit nën shenjën e Dashit janë gjithë zjarr, por dinë të jenë edhe romantikë me partnerin. Në dashuri godasin lehtë sidomos në moshë të pjekur. Disa prej tyre janë besnikë kur martohen dhe janë për familje të madhe, për të tjerë dashuria është një problem i dorës së dytë. Në lidhjet personale ata janë të sinqertë, të drejtëpërdrejtë, janë miq bujarë dhe entuziastë. Kanë dëshira të forta seksuale.
që i bën dashnorë pasionantë, por dhe të bezdisshëm. Dëshira e tyre e fortë seksuale i bën donzhuanë dhe martesat mund të dështojnë. Në se ty të pëlqen një Dash duhet të lidhesh me të me mish dhe shpirt, ndryshe do ta humbasësh.
Si ta bësh për vete Dashin
Çfarë të bëni:
- Terhiq vemendjen e tij duke e pare ne sy.
- Ji i gatshem te besh cdo gje, qe nga nje takim ne mesnate ne plazh dhe deri tek sportet ekstreme.
- Tregohu i forte. Nje Dash do te te habise gjithmone, pavaresisht nga ajo qe ti pret.
- Cdo dite eshte nje aventure e ndryshme.
- Ji gati te perballesh me nje tip energjik por ne te njejten kohe edhe romantik.
- Ji kurajoz. Dashi e vlereson shpirtin e iniciatives dhe shpirtin e pavaresise.
- Ji krenar per shpirtin e tij te pandalshem.
- Meso te relaksohesh dhe te defrehesh pasi do te te ngaterroje ne nje rrjete pasioni.
Demi në dashuri
Në dashuri ata janë të devotshëm, romantikë dhe hera-herës posesivë, kërkojnë durim dhe besnikëri. Janë shumë të ndjeshëm dhe është e domosdoshme të gjejnë një marrëveshje fizike të përkryer me partnerin e tyre. Dashurinë ata e shprehin copë. Janë partnerë besnikë dhe konstantë, e duan shtëpinë, janë prindër xhentilë dhe s’kërkojnë shumë nga fëmijët e tyre. Nëse dikush ofendon unin e tyre, ata bëhen të tërbuar dhe janë gati për paqe vetëm nëse kërkesat e tyre pranohen. Demat duhet të mos përdorin pasurinë për të mbuluar një dëshirë të thellë. Kanë gjithashtu nevojë të eksplorojnë thellë shpirtin e tyre për t’u ndjerë në harmoni me botën. Duhet të gjejnë vlerat e tyre më të vërteta dhe më të thella. Kur t’i gjejnë ato, s’do të lidhen më me zinxhirë pas njerëzve apo pas parasë.
Si ta bësh për vete Demin
Çfarë të bëni:
- Pergatitini ushqimin e tij te preferuar. Kompletojeni mbremjen me qirinj e muzike romantike.
- Merrni kohe dhe kujdesuni per te dhe bejeni te ndihet i vecante. Do ta vleresoje.
- Ji i gatshem te kalosh shume kohe me te. Gjithmone e vlereson kur e perkedhel.
- Prit qe te te mbeshtese. Kjo shenje do ju prese gjithmone me krahe te hapur kur te keni nevoje per te.
- Mbeshteteni ne zgjedhjet e tij te perditshme te lidhura me punen dhe karieren.
Binjakët në dashuri
Në dashuri Binjakët nuk janë të qëndrueshëm dhe besnikë, hera-herës kanë një aspekt që mund të quhet imoral. Ka Binjakë që përfshihen në emocione të forta, ka edhe të tjerë që janë kundër sentimentalizmit sepse janë llogjikë. Në dashuri thellësia e ndjenjave të tyre zgjat pak, më tej ata bëhen flirtues dhe të cekët. U pëlqen biseda e nivelit të lartë, por mund të futen në grindje pa kuptim duke u bërë gënjeshtarë dhe tradhëtarë. Ata janë të paqëndrueshëm sepse janë gjithmonë në kërkim të diçkaje më të re dhe u pëlqen të bredhin lule më lule (sidomos meshkujve). Janë të aftë për pasione të thella. Janë simpatikë dhe joshës kanë nevojë të mbështeten tek një person me karakter të fortë që të përpiqen të organizojnë jetën e tyre në të gjitha gjërat e vogla praktike.
Si ta bëni për vete një të shenjës së Binjakëve
Çfarë të bëni:
- Mesoni te vleresoni flirtet.
- Jini fleksibel dhe te hapur, pasi Binjaket duan te luajne dhe ndoshta ju nuk do te jeni partneri i vetem.
- Ji terheqes dhe gjthmone pak rreshkites, pasi Binjaket adhurojne gjuetine.
- Ji i mireinformuar mbi gjithcka pasi Binjaket jane degjues shume te mire.
- Ji elokuent ne te folur pasi do te te perfshije ne biseda terheqese.
- Perdor mendjen dhe trupin tend ne dashuri, pasi nje Binjak do ju pergjigjet dyfish nese do te dini te stimuloni edhe mendjen e tij.
- Jepini lirine per te cilen ka nevoje. Do te ndihmoje te vleresosh cdo gje qe te ofron jeta.
- Ji i gezueshem pasi nese je i merzitshem Binjaku do te avulloje sa te hapesh e te mbyllesh syte.
Gaforrja në dashuri
Të lindurit e Gaforres në dashuri janë të devotshëm, romantikë dhe të aftë të arrijnë rezultate, janë kurnacë mbrojtës për të dashurin e tyre. Shpesh herë ata martohen të rinj, por nuk zhgënjejnë pritjet e partnerit sepse janë më të pjekur se mosha e tyre dhe i edukojnë mirë fëmijët e tyre. Gratë kërkojnë tek burri mbrojtje dhe udhëheqje ndërsa burrat kërkojnë një dashuri materne. Të gjithë ata kanë tendencë xhelozie dhe janë tepër posesivë. Ata nuk kërkojnë shumë, një shtëpi, paqe dhe rehati. Në jetën intime janë të ndjeshëm, xhentilë të ngrohtë me partnerin. Shpesh e teprojnë me fantazinë dhe duan të përjetojnë një ideal romantik. Megjithë zig-zaget dhe flirtet në dashuri ata mbeten të lidhur ndaj familjes, partnerit dhe fëmijëve.
Si ta bëni për vete Gaforren
Çfarë të bëni:
- Jepini shume vemendje dhe vleresoni sigurine materiale.
- Mesoni te vleresoni qetesine dhe rehatine e shtepise pasi ai do te tregoje se sa mund te jene te kenaqshme keto ore.
- Kujtohu dhe festo ditet e shenuara si Shen Valentini dhe pervjetorin e takimit tuaj te pare.
- Tregoji se sa e vlereson pasurine e jetes suaj se bashku.
- Hapi zemren tende, do te mesoje se si te jepni dhe te merrni emocione, te keni besim dhe te gjeni siguri ne lidhjen tuaj.
Luani në dashuri
Në dashuri të lindurit e shenjës së Luanit janë të ngrohtë, romatikë dhe kanë dëshira të forta seksuale, të cilat shpesh i bëjnë jokonstantë me partnerin, gjë që mund të shkojë deri në ndarje. Duan të kenë shumë të dashur dhe t’i kenë të pashëm. Luanët në dashuri nuk janë besnikë, por i mbeten besnikë familjes. Seksualiteti i tyre është dominant dhe gjëja që pëlqejnë më shumë është admirimi. Kur takojnë për herë të parë një person interesant, e tërheqin atë me sensualitetin e tyre të zjarrtë dhe të parezistueshëm. Kur një person i shenjës së Luanit bie në dashuri, ai bie seriozisht dhe nëse kjo dashuri është reciproke, jeta do të jetë një aventurë e bukur për ta. Por, sigurisht që jeta nganjëherë është e tillë dhe zemra e Luanit shpesh herë e plagosur dhe e thyer, i duhet shumë kohë Luanit për ta shëruar dhe për ta marrë veten.
Si ta bëni për vete Luanin
Çfarë të bëni:
- Sigurohu qe t’i thuash shpesh Luanit se sa eshte i mrekullueshem, i bukur, dhe shkelqyes. Do te dije te ta ktheje me dashuri dhe me dhurata.
- Kenaqeni duke i lejuar momentet e tij te te qenit ‘I famshem’ dhe ai do t’i ndaje keto momente me ty.
- Vleresoje dhe inkurajoje sensin e tij te humorit, sepse jo vetem qe do te kenaqe, por edhe do te ndricoje ditet e tua.
- Mesohu te jesh i nenshtruar dhe mesohu ta pranosh. Do te te detyroje te nenshtrohesh ose do te largohet.
- Tregoji se sa i rendesishem eshte per ty.
- Hapi zemren tende, pasi kjo shenje mund te jete shume me shume se sa thjesht i dashuri.
Virgjëresha në dashuri
Në dashuri të lindurit e Virgjëreshës janë të devotshëm ndaj partnerit. Nuk janë shumë të ndjeshëm, por mungesa e ndjenjave tek disa është një koracë që fsheh shumë emocione që ata kanë frikë t’i shprehin sepse s’besojnë tek të tjerët. Ata janë të fshehtë dhe të rezervuar në dashuri dhe janë më tepër mekanikë sesa pasionantë dhe, duke marrë parasysh këtë duhet të gjejmë një partner që u përshtatet. Ata ndihen inferiorë ndaj të tjerëve dhe prandaj fshehin me kujdes ndjenjat. Shpesh janë dhe romantikë të ëmbël.
Si ta bëni për vete Virgjëreshën
Çfarë të bëni:
- Ji i durueshem dhe pranoje kujdesin e tepert qe u jep detajeve. Do te perfitosh pasi dashuria e saj do te kete nje afrim vigjilent dhe te detajuar per ta bere me te mire jeten tende.
- Tregoji se sa je i imresionuar nga sforcot e saj te vazhdueshme per te permiresuar gjithcka qe e rrethon, pasi do te sforcohet edhe me shume per te te dhene nje imazh perfekt.
- Ji nje mik dhe nje shoqerues intelektual, ashtu si edhe i dashur.
- Virgjeresha ka nevoje per nje partner qe di te vleresoje dhe kultivoje aftesite analitike.
Peshorja në dashuri
Në lidhjet personale janë të mirëkuptueshëm, sheshojnë çdo gjë me kompromis dhe shpesh i japin të drejtë të dashurit dhe kur s’ka të drejtë fare. E duan seksin e kundërt dhe rrezikojnë të kenë shumë partnerë e të mos jenë besnikë. Në fakt vuajnë nga teprica e romanticizmit. Martesat e tyre mbijetojnë sepse ata krijojnë një bashkim shpirtëror me partnerin dhe tolerojnë difektet e tij. Duhet të kenë kujdes që kur të fejohen të mos i zgjasin marrëdhëniet për një kohë të gjatë, por të martohen sa më shpejt.
Si ta bëni për vete Peshoren
- Mundohu ta mbash gjithmone situaten e qete dhe harmonioze, pasi Peshorja vlereson kur gjerat jane te ekuilibruara .
- Kultivo interes per artin dhe letersine. Peshorja do te te tregoje vleren e muzikes dhe poezise.
- Pranoji ekstravagacat e vogla dhe beji komplimente te vazhdueshme, e do te ta ktheje me shume sensualitet.
- Merri nje mendim mbi gjerat qe po ndodhin ne jeten tende, pasi do te dije te te ndihmoje te marresh nje vendim te arsyeshem.
- Kupto qe jeta me nje Peshore eshte gjithmone si nje jete ne peshore, megjithate kjo shenje do te sjelle ekuiliber ne jeten tuaj.
Akrepi në dashuri
Në dashuri të lindurit e shenjës së Akrepit janë pasionantë, besnikë me partnerin dhe kujdesen për të, të butë dhe janë të devotshëm ndaj tij. Janë epshorë në ekstrem dhe kanë dëshira të forta seksuale, pra duhet të kenë kujdes për organet e tyre gjenitale (riprodhuese). Në dashuri kërkojnë të arrijnë një bashkim, një bashkim shpirtrash me partnerin, pra kërkojnë shpirtin më tepër se trupin, kështu janë të aftë të arrijnë majat e pasionit ku mund të takojnë perversione të rrezikshme, duke u bërë përbindësha sadistë të erotizmit. Akrepi është simbol i seksit dhe janë dashnorë pasionantë, energjikë dhe seksualë. Ata e konsiderojnë bashkimin me atë që duan të shenjtë. Ndjenjat e tyre janë aq të thella saqë shpesh ata bëhen protagonistë të dashurive tragjike dhe të dhunshme.
Si ta bëni për vete Akrepin
Çfarë të bëni:
- Tregohu i kendshem sa me shume te mundesh sa here te jesh ne prezencen e tij. Do te vleresoje terheqjen tende seksuale ose te pakten ate qe duket si e tille.
- Ji i gatshem te flasesh me detaje per deshirat e tua erotike apo sekretet e tua me te fshehta.
- Ndaj gjithcka me te, do te doje te dije gjitcka per deshirat e tua te fshehta dhe do te doje te t’i plotesoje.
- Investo ne çarçafe mendafshi dhe qirinj. Akrepi do te marre persiper muziken e ambientit dhe masazhet.
- Hyr ne marredhenien me te thelle qe mund te kesh imagjinuar ndonjehere.
- Akrepi eshte partneri me pasional dhe magnetik qe ke njohur.
Shigjetari në dashuri
Në dashuri Shigjetarët janë ekspertë, flirtues, kërkojnë një partner të dëgjueshëm e të nënshtruar, që të jetë i kënaqur t’i ndjekë e t’u bindet. Megjithatë nuk janë tiranë kur gjithçka shkon mirë, përkundrazi tregohen bujarë dhe duan të bëjnë dhurata të papritura. Janë tipa pasionantë dhe dashurinë e shprehin copë. Nëse partneri i mashtron hidhen menjëherë në krahët e një partneri tjetër. Ka Shigjetarë që në dashuri kanë ‘qimet e derrit’ dhe gjejnë një partner që s’bën për ta. Nëse martohen janë bashkëshortë besnikë dhe prindër të denjë. Por ata janë dashnorë të lirisë dhe të dhënë pas karrierës kështu që në jetën e tyre, mbetet pak hapësirë për shtëpinë e familjen.
Si ta bëni për vete Shigjetarin
Çfarë të bëni:
- Tregoji gjithmone anen tende te ndriçuar dhe te kenaqur. Shigjetari do te te jape shembull duke u treguar gjithmone xhentil dhe optimist.
- Jepi lirine fizike dhe emotive per te cilen ka nevoje.
- Degjoje pasi do te te mesoje te arrish ate liri aq te shenjte ne jeten tende.
- Mbaj gjithmone gati nje valixhe udhetimi me pak gjera thelbesore. Mund te te kerkoje papritur te niseni ne ndonje udhetim neper vende te largeta apo ekzotike.
- E vlereson nje barcalete te mire, nje xhiro ne trenin e shpejtesise, apo nje shetitje ne mal.
- Ji entuziast, energjik, dhe gjithmone gati per aventura.
- Provo te gjitha aspektet e marredhenies, pasi Shigjetari mund te jete ne te njejten kohe i dashuri yt, miku yt me i mire, si edhe frymezimi yt.
Bricjapi në dashuri
Në dashuri ata janë të devotshëm dhe kurrë emotivë. Zakonisht në dashuri janë të pavendosur (edhe pse shpesh pamja e tyre mund të jetë tërheqëse) dhe nuk nxitojnë të zgjedhin partnerin e tyre të ardhshëm të jetës sentimentale. Në lidhjet personale Bricjapët kanë probleme. Në fakt janë shumë të përqëndruar tek uni i tyre dhe janë shumë të kujdesshëm me të panjohurit. Janë pak pasivë dhe të turpshëm dhe presin që hapin e parë ta bëjnë të tjerët. Kanë pak miq, por janë shumë besnikë ndaj tyre dhe nëse tradhëtohen hakmerren rëndë. Bricjapët ka raste që nuk e vlerësojnë shumë seksin e kundërt dhe para se të nisin një lidhje që mund të çojë në martesë, peshojnë me kujdes gjithë pro-të dhe kundrat. Dhe sa martohen janë besnikë përjetë. Kur vendosin të martohen janë ekzigjentë, kërkojnë mirëkuptim nga ana e një personi të pjekur dhe të ekuilibruar dhe e shpërblejnë me pasion dhe besnikëri. Bricjapët s’janë romantikë, por mbeten melankolikë.
Si ta bëni për vete Bricjapin
Çfarë të bëni:
- Kupto devotshmerine e tij ndaj punes dhe deshiren e tij per te patur sukses.
- Beji dhurata te kujdesshme qe tregojne devotshmerine tende dhe aftesine per tu kujdesur per parate. Do te vleresoje gjestin dhe veprimin tuaj.
- Ji i durueshem dhe kupto qe gjerat e mira i vijne atyre qe dine te presin.
- Bricjapi, kur eshte gati do te besoje verberisht tek ty dhe mund te behet i varur.
- Mundohu gjithmone te dish se cfare po ben dhe bej gjithmone ate qe thua.
Ujori në dashuri
Në dashuri ata e luajnë mirë lojën dhe janë flirtues. Entuziazmohen lehtë, shpesh janë dhe të paqëndrueshëm, kur martohen duhet të jenë të vëmendshëm për të mos rënë në kurthin e mosbesnikërisë, venë në provë durimin e familjarëve dhe të tjerëve sepse nuk i pranojnë lehtë marrëdhëniet dhe detyrimet.
Në dashuri apo miqësi nuk i jepen kollaj tjetrit, sepse janë gjykatës të mirë të natyrës njerëzore dhe mund të konsiderohen të ftohtë. Por nuk gjejnë miqësinë apo dashurinë që është ndjenjë për ta, bëhen miq apo dashnorë të pashoq dhe besnikë përjetë në miqësi. Në se tradhëtohen, zemërimi i tyre është i tmerrshëm. Nëse zhgënjehen s’të falin.
Si ta bëni për vete Ujorin
Çfarë të bëni:
- Mundohuni te flisni per argumente te ndryshme dhe Ujori do te kete gjithmone dicka per te shtuar.
- Surprizoje me nje objekt te vecante dhe jo te zakonshem. Ai adhuron surprizat dhe sa me origjinale te jene, aq me te keshillueshme jane.
- Mbaj nje distance sigurie nga pikpamja emotive, te pakten ne fillim, pasi Ujori eshte nje shenje e larget ne fillim dhe ka nevoje per hapesirat e tij per te qene i lumtur.
- Vleresoje devotshmerine e tij per qellime speciale dhe ideale, dhe ai do te te tregoje vleren e berjes se botes nje vend me te mire dhe me krijues.
- Hyr ne intimitet me pare me mendjen e tij dhe me pas me trupin e tij. Do te te kape menderisht dhe do te te intrigoje totalisht.
Peshqit në dashuri
Në dashuri Peshqit janë krijues, romantikë, të ndjeshëm dhe të këndshëm me partnerin. Pak miqësi, por shumë dashuri karakterizojnë eksperiencën e tyre të dashurisë. Peshqit në dashuri janë të brishtë, hera-herës seksualë dhe me partnerin duan më tepër një bashkim shpirtëror sesa material. Peshqit kanë gjithnjë nevojën të dinë që kanë mbështetjen dhe simpatinë e të tjerëve. Plagosen dhe dëshpërohen lehtë nëse personat që dashurojnë nuk e tregojnë çdo çast simpatinë e tyre për ta. Gjithë Peshqit kanë etje për simpati, për ndjenjë dhe për dashuri. Kur ndonjëri u afron dashurinë nuk kënaqen plotësisht, por kur u mohohet ankohen pafundësisht. Nuk është e domosdoshme të duan persona konkretë. Meshkujt Peshq zgjedhin gjithnjë gra më të mira se veten, qoftë nga pikpamja ekonomike dhe nga ajo shoqërore. Nga pikpamja seksuale Peshqit janë më shumë pasivë, shumë të papërfillshëm. Kur martohen përgjithësisht janë besnikë, e duan shtëpinë, por nuk e mbajnë siç duhet meqë janë ëndërrimtarë.
Si ta bëni për vete një person të Peshqve
Çfarë të bëni:
- Meso qe te lejosh te te zbrese edhe ndonje lot kur sheh filma dramatike apo degjon pjese muzikore. Peshqit do te dijne te vleresojne sensibilitin tend dhe do te dine ta largojne lotin tend me nje te puthur.
- Hyr ne kontakt me dashurine tende per cdo qenie ne univers. Do te te beje te kuptosh shume gjera.
- Meso se si te komunikosh miliarda shprehje dahurie, te gjitha pa thene asnje fjale. Do te jete i afte te lexoje shpirtin tend me ane te syve te tu.
- Ofroji mbeshtetje, dhe meso si te sillesh me kembe ne toke pa e lenduar ndjeshmerine e tij.
- Dashuro artet e bukura dhe veren e mire, Peshqit do te dijne te te duan per kete./astrologjia.com
lajme
30 për qind bursë për ish-studentët e UBT-së në programet më inovative Master – regjistrohu sot!
Published
2 hours agoon
August 12, 2026By
ubtnews
UBT po u ofron të gjithë të diplomuarve të tij një mundësi të veçantë për të vazhduar rrugëtimin akademik dhe profesional, duke përfituar 30% bursë për studimet Master në UBT.
Në një treg pune që po ndryshon me shpejtësi, avancimi i vazhdueshëm profesional po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Për këtë arsye, ish-studentët e UBT-së kanë mundësinë të rikthehen në universitet për të thelluar njohuritë, fituar specializime të reja dhe zhvilluar kompetenca të avancuara, tashmë me një përfitim të veçantë prej 30% bursë.
Kjo mundësi vlen për programet Master të UBT-së, të cilat përfshijnë disa nga fushat më të kërkuara dhe inovative të tregut bashkëkohor, duke u dhënë të diplomuarve mundësinë të zgjedhin një program që përputhet me profesionin, interesat dhe objektivat e tyre të karrierës.
Programet Master në UBT përfshijnë:
- Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
- FinTech dhe Menaxhimi i Inovacionit
- Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
- Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment
- Inxhinieri e Mekatronikës
- Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
- Inxhinieri e Trafikut dhe Transportit
- Inxhinieri e Energjisë dhe Mjedisi
- Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
- E Drejta Penale
- E Drejta Civile dhe Pronës
- E Drejta Komerciale
- Gjuhë, Media dhe Komunikim
- Politika Publike dhe Menaxhim
- Shkenca Politike
- Studime të Sigurisë
- Psikologji
- Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit
- Shëndet Publik dhe Menaxhim
- Biokimi
- Shkencat Paramjekësore
- Agrikulturë dhe Mjedis
- Shëndet dhe Aktivitet Fizik
Përmes programeve të orientuara drejt inovacionit dhe nevojave të tregut, UBT synon që studentët Master të fitojnë jo vetëm njohuri të avancuara akademike, por edhe kompetenca profesionale të aplikueshme në praktikë.
Për ish-studentët e UBT-së, kjo është mundësia për ta vazhduar aty ku e nisën – duke e kthyer përvojën universitare në një nivel të ri profesional.
Regjistrohu sot dhe përfito 30% bursë!
Vendi
PDK paralajmëron veprime jashtë Kuvendit pas refuzimit të kërkesës për seancë
Published
3 hours agoon
August 12, 2026By
UBTNews
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës ka deklaruar se refuzimi për thirrjen e seancës më 12 gusht është një model i sjelljes politike nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryesuesi Avni Dehari, e jo thjesht një incident procedural. Sipas saj, shkelja e afatit 30-ditor dhe shpërfillja e rregullit për vazhdimin e seancës çdo 48 orë përbëjnë zbatim selektiv të Kushtetutës dhe bllokim të mandatit të deputetëve të zgjedhur më 7 qershor.
Ajo i bëri thirrje Albin Kurtit që ta kthejë vendin në binarë kushtetues, duke theksuar se PDK-ja nuk kërkon pushtet apo marrëveshje partiake, por funksionalizimin e shtetit. Gjithashtu, ajo bëri me dije se PDK-ja do të dorëzojë sërish kërkesë zyrtare për seancë pas 48 orësh dhe do të jetë çdo ditë në Kuvend.
Paralelisht me punën në Kuvend, ajo paralajmëroi zhvendosjen e aktivitetit politik edhe jashtë tij, përmes bashkëbisedimeve me qytetarë dhe grupe të ndryshme shoqërore. Në fund, ajo denoncoi edhe cënimin e integritetit fizik të disa deputetëve të PDK-së nga mbrojtja e afërt, duke njoftuar se për këtë rast do t’i drejtohen Inspektoratit Policor të Kosovës. /E.A/
Vendi
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte në Vushtrri
Published
4 hours agoon
August 12, 2026By
UBTNews
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.S., i cili akuzohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri S.S., më 6 prill 1999 në fshatin Reznik të Vushtrrisë, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, mori pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë. Në këtë ngjarje përfshihet edhe S.T., i cili tashmë është i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Speciale bën me dije se dërgimi i lëndës në gjykatë është hap i rëndësishëm drejt drejtësisë: “Sjellja e përgjegjësve para drejtësisë mbetet prioritet yni kryesor për të vendosur të vërtetën dhe për të sjellë lehtësim për familjarët e viktimave.”
Rasti tanimë i është kaluar Organeve të Drejtësisë për shqyrtim të mëtejshëm gjyqësor. /E.A/
Lajmet
Etnofest përmbyll edicionin e 16-të me ndarjen e 21 çmimeve artistike
Published
5 hours agoon
August 12, 2026By
UBTNews
Mbrëmë është mbyllur edicioni i 16-të i EtnoFest-it, ku janë ndarë çmimet për 21 performanca dhe kategori të ndryshme artistike.
Para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, publiku pati mundësinë të ndiqte performancën artistike “Echoes of Origin”, me Flaka Gorancën, e cila solli këngë të njohura shqiptare në një ndërthurje mes traditës dhe muzikës klasike.
Juria profesionale e përbërë nga Bislim Muçaj (kryetar), Artan Arifi (anëtar) dhe Agron Gerguri (anëtar), ndau çmimet në kategoritë e mëposhtme:Etnoperformanca më e mirë: “Echoes of Origin” – Flaka Goranci, për trajtimin artistik të rrënjëve, ku zëri unik dhe ndërthurja e traditës me modernen krijuan një lidhje të veçantë me kujtesën kulturore.
Etnoansambli më i mirë: “Vullkani i Istogut” – Istog, për energjinë, autenticitetin dhe ruajtjen e traditës së Istogut përmes një interpretimi të fuqishëm skenik.
Instrumentisti më i mirë: Blerim Grubi, për mjeshtërinë e lartë në interpretim dhe stilin e veçantë që i jep muzikës tradicionale.
Instrumentistja më e mirë: Lule Elezi, për teknikën e sigurt në piano dhe interpretimin e përpunuar, duke përcjellë melodinë me qartësi, finesë dhe emocion.
Kostumografia më e mirë: Ansambli “Devolli” – Korçë, për kostumet tradicionale të Korçës, të pasura me ngjyra, ornamente dhe të punuara me kujdes.
Koreografia më e mirë: Gjergj Prevazi me “Void”, për kombinimin e lëvizjes, ritmit dhe hapësirës në një koreografi të saktë dhe të fuqishme skenikisht.
Valltaret më të mira: Katerina Gogadhe dhe Chiara Xoxi, për harmoninë e rrallë skenike, sinkronizimin dhe komunikimin e natyrshëm përmes lëvizjes.
Valltari më i mirë: Vasjar Hysa me ansamblin “Afërdita” – Belsh, për ritmin e sigurt, lëvizjet e fuqishme dhe prezencën e spikatur skenike.
Këngëtarja më e mirë: Arta Jashari, për zërin me ngjyra unike, interpretimin dhe ndjeshmërinë e veçantë që përcjell këngën me origjinalitet.
Këngëtari më i mirë: Mustafë Ramaj, për vokalin e fuqishëm dhe interpretimin emocionues, të realizuar me mjeshtëri skenike.
Orkestra më e mirë: Ansambli “Dardanus” nga Tetova, për harmoninë instrumentale dhe interpretimin elegant të trashëgimisë muzikore.
Koncerti artistik më i mirë: Grupi “Tavera” – Izrael, për koncertin që solli në skenë tingujt e traditës së tyre muzikore, duke krijuar një atmosferë të veçantë për publikun.
Shfaqja më e mirë: “Pylli”, produksion i Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren, për realizimin mbresëlënës skenik dhe trajtimin e thellë të emocioneve njerëzore.
Regjia më e mirë: Ilir Bokshi, me shfaqjen “Pesë fytyrat e heshtjes”, produksion i Teatrit “Migjeni” në Shkodër, për vizionin e ndërtuar me mjeshtëri dhe ndjeshmëri të thellë regjisoriale.
Aktori më i mirë: Adrian Morina, me shfaqjen “Pesë fytyrat e heshtjes”, për interpretimin bindës, emocionet e fuqishme dhe thellësinë psikologjike të rolit.
Aktorja më e mirë: Hajat Toçilla, me shfaqjen “Pylli”, për interpretimin plot emocione dhe vërtetësi që i dha personazhit.
Skenografia më e mirë: Bekim Korça, me shfaqjen “Pylli”, për konceptin pamor origjinal dhe krijimin e një universi skenik funksional e domethënës.
Çmimi për inovacion artistik: “Soloist of GOB” nga Bolonja, Itali, për trajtimin artistik dhe inovativ të motiveve të frymëzuara nga okarina e Runikut, një prej instrumenteve më të hershme të gjetura në trojet shqiptare.
Çmimi special i EtnoFest-it: Armend Baloku me performancën “Lahuta e Malcís”, për një performancë të jashtëzakonshme që përcolli fuqinë e trashëgimisë epike shqiptare dhe mbajti publikun të përfshirë.
Çmimi i karrierës: Selman Jusufi, për një karrierë mbi katër dekada, më shumë se 200 role dhe një kontribut të çmuar në skenën artistike, duke lënë gjurmë të veçanta në teatrin dhe kinematografinë shqiptare.
Me këtë ceremoni, edicioni i 16-të i EtnoFest-it u përmbyll duke vlerësuar artistë, ansamble dhe krijues nga Kosova, Shqipëria e vende të tjera, të cilët përmes artit dhe performancës kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. /A.M/
30 për qind bursë për ish-studentët e UBT-së në programet më inovative Master – regjistrohu sot!
Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait
PDK paralajmëron veprime jashtë Kuvendit pas refuzimit të kërkesës për seancë
Shpëtohet e gjallë 32-vjeçarja pas 36 orësh nën rrënoja nga tërmeti në Kolumbi
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte në Vushtrri
Etnofest përmbyll edicionin e 16-të me ndarjen e 21 çmimeve artistike
Tensione dhe përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës
PDK dhe AAK qëndrojnë në Kuvend, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 12 gusht 1993-1998?
Të kërkuara
-
Lajmet6 days agoInfantino kërkon falje për gabimet, por ruan mbështetjen e drejtuesve të FIFA-s
-
Sport1 week agoUellsi tërheq mbështetjen për Infantinon, kërkon ndryshim në krye të FIFA-s
-
Aktualitet1 week agoRusia sulmon Ukrainën me raketa balistike dhe dronë: Të paktën 14 të vrarë në Kjiv
-
Lajmet1 week ago“Spider-Man: Brand New Day” thyen rekorde, i afrohet miliardit në vetëm pak ditë

