Lajmet

Katër shenjat më të fuqishme të horoskopit

Disa personazhe janë thjesht më të fortë dhe më dominues në karakter se të tjerët.

Published

on

Për shembull, Luani ka një karakter mbizotërues dhe është krenar për forcën, arrogancën dhe kokëfortësinë e tij, dhe ai gjithashtu ka karizëm.

1. Dashi

Ai është plot energji dhe gjallëri, me një personalitet intensiv dhe aventurier. Nuk ka frikë nga asgjë dhe gjithmonë është gati për sfida të reja. Ai ka qëndrimin e një drejtuesi, gjë që i jep gjithashtu një vetëbesim të madh. Ai është zakonisht rebel dhe impulsiv, prandaj ai gjithmonë ka të paktën një ose dy armiq.

Ajo që e bën Dashin të fuqishëm është aftësia e tij për udhëheqje, energji dhe mungesë frike. Ai nuk ka frikë të ndajë pikëpamjet e tij për ndonjë temë. Ai është shumë kokëfortë dhe është e vështirë ta bindësh për asgjë.

2. Akrepi

Akrepat kanë një personalitet shumë të fortë, por ndryshojnë nga shenjat e tjera të Zodiakut në intensitet. Kjo është veçanërisht e dukshme në një nivel emocional. Ata nuk pajtohen lehtë dhe pasioni i tyre i bën të pandalshëm derisa të arrijnë qëllimet e dëshiruara.

Njerëzit e lindur në shenjën e Akrepit janë zakonisht shumë kritikë, pak arrogantë dhe mund ta kenë të vështirë të merren me ta në baza ditore. Në dashuri, ata kanë një karakter të fortë, janë shumë pasionantë dhe të përkushtuar ndaj partnerit të tyre.

3. Gaforrja

Edhe pse ata njihen për ndryshimet e tyre të papritura dhe të shpejta të humorit, njerëzit e lindur në shenjën e Gaforres janë shumë të fortë dhe këmbëngulës. Ata janë zakonisht njerëz shumë të sigurt që besojnë në aftësitë e tyre, gjë që i bën ata ambiciozë, në punën e tyre dhe në jetën e tyre sentimentale. Ata janë kërkues me miqtë dhe partnerët dhe janë të sinqertë, edhe nëse lëndojnë ndjenjat e njerëzve të tjerë.

Ajo që e bën Gaforren një shenjë të fuqishme të zodiakut është vetëbesimi, i cili e ndihmon të gjejë gjithçka që dëshiron, dhe perfeksionizmi i lejon atij të krijojë gjëra të mahnitshme.

4. Luani

Cilësitë e tij më ekspresive janë karakteri dominues, gjithmonë i gatshëm për të drejtuar, ata janë udhëheqës të lindur. Gjithashtu, nuk kanë frikë të përballen me vështirësi dhe kanë një kapacitet të madh për të hartuar plane dhe strategji, gjë që i ndihmon të arrijnë qëllimet. Ata janë krenarë për forcën, arrogancën dhe kokëfortësinë e tyre.

Cilësitë që e bëjnë Luanin një nga shenjat më të forta të Zodiakut janë karizma, e cila i jep atij aftësinë për të udhëhequr grupe të mëdha njerëzish dhe vendosmërinë e tij për të pasur sukses.

Lajmet

Sot deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë

Published

on

Në Gjykatë Speciale gjatë ditës së sotme do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësi ka vendosur që deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të jepen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30.

Caktimi i deklaratave përmbyllëse shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor, para se gjykatësi të marrë vendimin për rastin.

Sipas dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, veprat penale të paraqitura në aktakuza kanë lidhje me proceset zyrtare të Dhomave të Specializuara, përfshirë këtu hetimet e Zyrës së prokurorit të specializuar.

Aktakuza thotë se së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Thaçi zbuloi informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshuar në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në Leposaviq.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 07:00. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shoferi godet policin me veturë në Bërnjak, rasti nën hetim

Published

on

Një zyrtar policor është goditur nga një automjet gjatë një kontrolli në fshatin Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 16:25, në pikën e kontrollit kufitar në Bërnjak, ku ishte ndaluar një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, vozitësi i dyshuar, mashkull kosovar, ka filluar lëvizjen me veturë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast ka goditur zyrtarin policor.

Viktima, zyrtar policor mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje raportohen në Graçanicë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë, ndërsa në njërin prej rasteve i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë, më 9 shtator rreth orës 02:10, është raportuar se një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë, më 9 shtator është intervistuar një burrë kosovar, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Fushë Kosovë, më 9 shtator rreth orës 07:15, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara