Lajmet

Filmat që pritet të pushtojnë kinematë pas lansimit këtë vit

Published

on

Zakonisht nuk ka ndodhur shpesh që datat e shfaqjeve të filmave të ndryshojnë, por ju ishit dëshmitarë të një sërë rrethanash të shkaktuara nga Covid-19, dhe kjo gjë ndodhi shpesh.

Shumë filma që mbërritën më në fund në vitin 2021 do të shfaqeshin në vitin 2020, dhe ndërsa tani vaksinat e Covid-19 tashmë kanë filluar të përhapen në të gjithë globin, studiot kanë filluar të bëhen gati të lansojnë filmat.

Megjithatë, këtu është një listë të datave të shfaqjeve të cilat edhe pse mund të shtyhen më vonë, momentalisht nuk ka ndonjë ndryshim plani.

KORRIK 2021

2 korrik

-Summer of Soul 

-The Tomorrow War 

-The Boss Baby: Family Business 

9 korrik

Black Widow (Disney+)

16 korrik

Space Jam: A New Legacy 

Escape Room 2

23 korrik

Snake Eyes: G.I. Joe Origins

Old

30 korrik

Jungle Cruise (Disney+)

The Green Knight

Stillwater

GUSHT 2021

6 gusht

The Suicide Squad 

13 gusht

Free Guy

Respect

CODA (AppleTV+)

Reminiscence (HBO Max)

20 gusht

The Night House

Paw Patrol: The Movie

The Protégé

27 gusht

Candyman

SHTATOR 2021

3 shtator

Reminiscence 

Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings

10 shtator

Malignant

The Card Counter

17 shtator

Clifford The Big Red Dog

24 shtator

Venom: Let There Be Carnage

The Many Saints of Newark 

The Eyes of Tammy Faye

TETOR 2021

1 tetor

Dune 

Hotel Transylvania: Transformania

8 tetor

No Time to Die

The Addams Family 2

15 tetor

Halloween Kills

The Last Duel

22 tetor

Last Night in Soho

The French Dispatch

Ron’s Gone Wrong

Cry Macho

Jackass 4

29 tetor

Antlers

NENTOR 2021

5 nëntor

Eternals

11 nëntor

Ghostbusters: Afterlife

12 nëntor

Belfast

19 nëntor

Top Gun: Maverick

King Richard 

24 nëntor

Encanto

Gucci

Resident Evil: Welcome to Raccoon City

DHJETOR 2021

3 dhjetor

Nightmare Alley

10 dhjetor

West Side Story

A Journal for Jordan 

17 dhjetor

Spider-Man: No Way Home

22 dhjetor

The Matrix 4 

Sing 2

The King’s Man

Hotel Transylvania 4

Downton Abbey 2

Untitled Paul Thomas Anderson Movie./UBTNews



lajme

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Rajoni

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Vendi

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj ish-komandantit të policisë serbe

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Gj., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Zveçanit, i pandehuri në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv si dhe spastrim etnik të popullatës civile.

Prokuroria bën të ditur se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, si në kuadër të përgjegjësisë individuale, ashtu edhe asaj komanduese. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

IKShPK: Në Kosovë janë regjistruar 203 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth, prej të cilave 17 raste u regjistruan gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 95 për qind e personave të prekur janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, IKShPK ka intensifikuar fushatën e vaksinimit të vonuar (catch-up), me ç’rast gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas kalendarit kombëtar, duke e vlerësuar vaksinimin si masën më të sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit publik. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara