Lajmet

Shenjat e horoskopit në dashuri

Published

on

Dashuria nuk është komplekse, njerëzit janë kompleks, dhe njerëzit dinë t’i komplikojnë edhe gjërat më të thjeshta. Dashuria nuk është koncept i rëndë për t’u kuptuar të paktën jo në teori. Përderisa ndjenjat që dashuria zgjon janë universale, arsyeja pse dashurojmë ndryshon nga personi në person.

Kur është fjala për dashuri romantike, reagimi obsesiv dhe psikologjik është shumë i rëndësishëm, mirëpo ajo që e aktivizon atë është individuale dhe e ndryshme tek çdo njeri.

Ke bërë një njohje të re dhe gjithçka duket se po shkon mirë. Mes jush ka mirëkuptim, joshje dhe pasion, por paralelisht, ekziston edhe një “gjemb” i vogël që të bën të ndjehesh në siklet dhe të kesh pasiguri.

Dashi Dashi në dashuri

Në lojën e dashurisë të lindurit nën shenjën e Dashit janë gjithë zjarr, por dinë të jenë edhe romantikë me partnerin. Në dashuri godasin lehtë sidomos në moshë të pjekur. Disa prej tyre janë besnikë kur martohen dhe janë për familje të madhe, për të tjerë dashuria është një problem i dorës së dytë. Në lidhjet personale ata janë të sinqertë, të drejtëpërdrejtë, janë miq bujarë dhe entuziastë. Kanë dëshira të forta seksuale.

që i bën dashnorë pasionantë, por dhe të bezdisshëm. Dëshira e tyre e fortë seksuale i bën donzhuanë dhe martesat mund të dështojnë. Në se ty të pëlqen një Dash duhet të lidhesh me të me mish dhe shpirt, ndryshe do ta humbasësh.

Si ta bësh për vete Dashin

Çfarë të bëni:

  • Terhiq vemendjen e tij duke e pare ne sy.
  • Ji i gatshem te besh cdo gje, qe nga nje takim ne mesnate ne plazh dhe deri tek sportet ekstreme.
  • Tregohu i forte. Nje Dash do te te habise gjithmone, pavaresisht nga ajo qe ti pret.
  • Cdo dite eshte nje aventure e ndryshme.
  • Ji gati te perballesh me nje tip energjik por ne te njejten kohe edhe romantik.
  • Ji kurajoz. Dashi e vlereson shpirtin e iniciatives dhe shpirtin e pavaresise.
  • Ji krenar per shpirtin e tij te pandalshem.
  • Meso te relaksohesh dhe te defrehesh pasi do te te ngaterroje ne nje rrjete pasioni.

Demi Demi në dashuri

Në dashuri ata janë të devotshëm, romantikë dhe hera-herës posesivë, kërkojnë durim dhe besnikëri. Janë shumë të ndjeshëm dhe është e domosdoshme të gjejnë një marrëveshje fizike të përkryer me partnerin e tyre. Dashurinë ata e shprehin copë. Janë partnerë besnikë dhe konstantë, e duan shtëpinë, janë prindër xhentilë dhe s’kërkojnë shumë nga fëmijët e tyre. Nëse dikush ofendon unin e tyre, ata bëhen të tërbuar dhe janë gati për paqe vetëm nëse kërkesat e tyre pranohen. Demat duhet të mos përdorin pasurinë për të mbuluar një dëshirë të thellë. Kanë gjithashtu nevojë të eksplorojnë thellë shpirtin e tyre për t’u ndjerë në harmoni me botën. Duhet të gjejnë vlerat e tyre më të vërteta dhe më të thella. Kur t’i gjejnë ato, s’do të lidhen më me zinxhirë pas njerëzve apo pas parasë.

Si ta bësh për vete Demin

Çfarë të bëni:

  • Pergatitini ushqimin e tij te preferuar. Kompletojeni mbremjen me qirinj e muzike romantike.
  • Merrni kohe dhe kujdesuni per te dhe bejeni te ndihet i vecante. Do ta vleresoje.
  • Ji i gatshem te kalosh shume kohe me te. Gjithmone e vlereson kur e perkedhel.
  • Prit qe te te mbeshtese. Kjo shenje do ju prese gjithmone me krahe te hapur kur te keni nevoje per te.
  • Mbeshteteni ne zgjedhjet e tij te perditshme te lidhura me punen dhe karieren.

Binjaket Binjakët në dashuri

Në dashuri Binjakët nuk janë të qëndrueshëm dhe besnikë, hera-herës kanë një aspekt që mund të quhet imoral. Ka Binjakë që përfshihen në emocione të forta, ka edhe të tjerë që janë kundër sentimentalizmit sepse janë llogjikë. Në dashuri thellësia e ndjenjave të tyre zgjat pak, më tej ata bëhen flirtues dhe të cekët. U pëlqen biseda e nivelit të lartë, por mund të futen në grindje pa kuptim duke u bërë gënjeshtarë dhe tradhëtarë. Ata janë të paqëndrueshëm sepse janë gjithmonë në kërkim të diçkaje më të re dhe u pëlqen të bredhin lule më lule (sidomos meshkujve). Janë të aftë për pasione të thella. Janë simpatikë dhe joshës kanë nevojë të mbështeten tek një person me karakter të fortë që të përpiqen të organizojnë jetën e tyre në të gjitha gjërat e vogla praktike.

Si ta bëni për vete një të shenjës së Binjakëve

Çfarë të bëni:

  • Mesoni te vleresoni flirtet.
  • Jini fleksibel dhe te hapur, pasi Binjaket duan te luajne dhe ndoshta ju nuk do te jeni partneri i vetem.
  • Ji terheqes dhe gjthmone pak rreshkites, pasi Binjaket adhurojne gjuetine.
  • Ji i mireinformuar mbi gjithcka pasi Binjaket jane degjues shume te mire.
  • Ji elokuent ne te folur pasi do te te perfshije ne biseda terheqese.
  • Perdor mendjen dhe trupin tend ne dashuri, pasi nje Binjak do ju pergjigjet dyfish nese do te dini te stimuloni edhe mendjen e tij.
  • Jepini lirine per te cilen ka nevoje. Do te ndihmoje te vleresosh cdo gje qe te ofron jeta.
  • Ji i gezueshem pasi nese je i merzitshem Binjaku do te avulloje sa te hapesh e te mbyllesh syte.

Gaforrja Gaforrja në dashuri

Të lindurit e Gaforres në dashuri janë të devotshëm, romantikë dhe të aftë të arrijnë rezultate, janë kurnacë mbrojtës për të dashurin e tyre. Shpesh herë ata martohen të rinj, por nuk zhgënjejnë pritjet e partnerit sepse janë më të pjekur se mosha e tyre dhe i edukojnë mirë fëmijët e tyre. Gratë kërkojnë tek burri mbrojtje dhe udhëheqje ndërsa burrat kërkojnë një dashuri materne. Të gjithë ata kanë tendencë xhelozie dhe janë tepër posesivë. Ata nuk kërkojnë shumë, një shtëpi, paqe dhe rehati. Në jetën intime janë të ndjeshëm, xhentilë të ngrohtë me partnerin. Shpesh e teprojnë me fantazinë dhe duan të përjetojnë një ideal romantik. Megjithë zig-zaget dhe flirtet në dashuri ata mbeten të lidhur ndaj familjes, partnerit dhe fëmijëve.

Si ta bëni për vete Gaforren

Çfarë të bëni:

  • Jepini shume vemendje dhe vleresoni sigurine materiale.
  • Mesoni te vleresoni qetesine dhe rehatine e shtepise pasi ai do te tregoje se sa mund te jene te kenaqshme keto ore.
  • Kujtohu dhe festo ditet e shenuara si Shen Valentini dhe pervjetorin e takimit tuaj te pare.
  • Tregoji se sa e vlereson pasurine e jetes suaj se bashku.
  • Hapi zemren tende, do te mesoje se si te jepni dhe te merrni emocione, te keni besim dhe te gjeni siguri ne lidhjen tuaj.

Luani Luani në dashuri

Në dashuri të lindurit e shenjës së Luanit janë të ngrohtë, romatikë dhe kanë dëshira të forta seksuale, të cilat shpesh i bëjnë jokonstantë me partnerin, gjë që mund të shkojë deri në ndarje. Duan të kenë shumë të dashur dhe t’i kenë të pashëm. Luanët në dashuri nuk janë besnikë, por i mbeten besnikë familjes. Seksualiteti i tyre është dominant dhe gjëja që pëlqejnë më shumë është admirimi. Kur takojnë për herë të parë një person interesant, e tërheqin atë me sensualitetin e tyre të zjarrtë dhe të parezistueshëm. Kur një person i shenjës së Luanit bie në dashuri, ai bie seriozisht dhe nëse kjo dashuri është reciproke, jeta do të jetë një aventurë e bukur për ta. Por, sigurisht që jeta nganjëherë është e tillë dhe zemra e Luanit shpesh herë e plagosur dhe e thyer, i duhet shumë kohë Luanit për ta shëruar dhe për ta marrë veten.

Si ta bëni për vete Luanin

Çfarë të bëni:

  • Sigurohu qe t’i thuash shpesh Luanit se sa eshte i mrekullueshem, i bukur, dhe shkelqyes. Do te dije te ta ktheje me dashuri dhe me dhurata.
  • Kenaqeni duke i lejuar momentet e tij te te qenit ‘I famshem’ dhe ai do t’i ndaje keto momente me ty.
  • Vleresoje dhe inkurajoje sensin e tij te humorit, sepse jo vetem qe do te kenaqe, por edhe do te ndricoje ditet e tua.
  • Mesohu te jesh i nenshtruar dhe mesohu ta pranosh. Do te te detyroje te nenshtrohesh ose do te largohet.
  • Tregoji se sa i rendesishem eshte per ty.
  • Hapi zemren tende, pasi kjo shenje mund te jete shume me shume se sa thjesht i dashuri.

Virgjeresha Virgjëresha në dashuri

Në dashuri të lindurit e Virgjëreshës janë të devotshëm ndaj partnerit. Nuk janë shumë të ndjeshëm, por mungesa e ndjenjave tek disa është një koracë që fsheh shumë emocione që ata kanë frikë t’i shprehin sepse s’besojnë tek të tjerët. Ata janë të fshehtë dhe të rezervuar në dashuri dhe janë më tepër mekanikë sesa pasionantë dhe, duke marrë parasysh këtë duhet të gjejmë një partner që u përshtatet. Ata ndihen inferiorë ndaj të tjerëve dhe prandaj fshehin me kujdes ndjenjat. Shpesh janë dhe romantikë të ëmbël.

Si ta bëni për vete Virgjëreshën

Çfarë të bëni:

  • Ji i durueshem dhe pranoje kujdesin e tepert qe u jep detajeve. Do te perfitosh pasi dashuria e saj do te kete nje afrim vigjilent dhe te detajuar per ta bere me te mire jeten tende.
  • Tregoji se sa je i imresionuar nga sforcot e saj te vazhdueshme per te permiresuar gjithcka qe e rrethon, pasi do te sforcohet edhe me shume per te te dhene nje imazh perfekt.
  • Ji nje mik dhe nje shoqerues intelektual, ashtu si edhe i dashur.
  • Virgjeresha ka nevoje per nje partner qe di te vleresoje dhe kultivoje aftesite analitike.

Peshorja Peshorja në dashuri

Në lidhjet personale janë të mirëkuptueshëm, sheshojnë çdo gjë me kompromis dhe shpesh i japin të drejtë të dashurit dhe kur s’ka të drejtë fare. E duan seksin e kundërt dhe rrezikojnë të kenë shumë partnerë e të mos jenë besnikë. Në fakt vuajnë nga teprica e romanticizmit. Martesat e tyre mbijetojnë sepse ata krijojnë një bashkim shpirtëror me partnerin dhe tolerojnë difektet e tij. Duhet të kenë kujdes që kur të fejohen të mos i zgjasin marrëdhëniet për një kohë të gjatë, por të martohen sa më shpejt.

Si ta bëni për vete Peshoren

  • Mundohu ta mbash gjithmone situaten e qete dhe harmonioze, pasi Peshorja vlereson kur gjerat jane te ekuilibruara .
  • Kultivo interes per artin dhe letersine. Peshorja do te te tregoje vleren e muzikes dhe poezise.
  • Pranoji ekstravagacat e vogla dhe beji komplimente te vazhdueshme, e do te ta ktheje me shume sensualitet.
  • Merri nje mendim mbi gjerat qe po ndodhin ne jeten tende, pasi do te dije te te ndihmoje te marresh nje vendim te arsyeshem.
  • Kupto qe jeta me nje Peshore eshte gjithmone si nje jete ne peshore, megjithate kjo shenje do te sjelle ekuiliber ne jeten tuaj.

Akrepi Akrepi në dashuri

Në dashuri të lindurit e shenjës së Akrepit janë pasionantë, besnikë me partnerin dhe kujdesen për të, të butë dhe janë të devotshëm ndaj tij. Janë epshorë në ekstrem dhe kanë dëshira të forta seksuale, pra duhet të kenë kujdes për organet e tyre gjenitale (riprodhuese). Në dashuri kërkojnë të arrijnë një bashkim, një bashkim shpirtrash me partnerin, pra kërkojnë shpirtin më tepër se trupin, kështu janë të aftë të arrijnë majat e pasionit ku mund të takojnë perversione të rrezikshme, duke u bërë përbindësha sadistë të erotizmit. Akrepi është simbol i seksit dhe janë dashnorë pasionantë, energjikë dhe seksualë. Ata e konsiderojnë bashkimin me atë që duan të shenjtë. Ndjenjat e tyre janë aq të thella saqë shpesh ata bëhen protagonistë të dashurive tragjike dhe të dhunshme.

Si ta bëni për vete Akrepin

Çfarë të bëni:

  • Tregohu i kendshem sa me shume te mundesh sa here te jesh ne prezencen e tij. Do te vleresoje terheqjen tende seksuale ose te pakten ate qe duket si e tille.
  • Ji i gatshem te flasesh me detaje per deshirat e tua erotike apo sekretet e tua me te fshehta.
  • Ndaj gjithcka me te, do te doje te dije gjitcka per deshirat e tua te fshehta dhe do te doje te t’i plotesoje.
  • Investo ne çarçafe mendafshi dhe qirinj. Akrepi do te marre persiper muziken e ambientit dhe masazhet.
  • Hyr ne marredhenien me te thelle qe mund te kesh imagjinuar ndonjehere.
  • Akrepi eshte partneri me pasional dhe magnetik qe ke njohur.

Shigjetari Shigjetari në dashuri

Në dashuri Shigjetarët janë ekspertë, flirtues, kërkojnë një partner të dëgjueshëm e të nënshtruar, që të jetë i kënaqur t’i ndjekë e t’u bindet. Megjithatë nuk janë tiranë kur gjithçka shkon mirë, përkundrazi tregohen bujarë dhe duan të bëjnë dhurata të papritura. Janë tipa pasionantë dhe dashurinë e shprehin copë. Nëse partneri i mashtron hidhen menjëherë në krahët e një partneri tjetër. Ka Shigjetarë që në dashuri kanë ‘qimet e derrit’ dhe gjejnë një partner që s’bën për ta. Nëse martohen janë bashkëshortë besnikë dhe prindër të denjë. Por ata janë dashnorë të lirisë dhe të dhënë pas karrierës kështu që në jetën e tyre, mbetet pak hapësirë për shtëpinë e familjen.

Si ta bëni për vete Shigjetarin

Çfarë të bëni:

  • Tregoji gjithmone anen tende te ndriçuar dhe te kenaqur. Shigjetari do te te jape shembull duke u treguar gjithmone xhentil dhe optimist.
  • Jepi lirine fizike dhe emotive per te cilen ka nevoje.
  • Degjoje pasi do te te mesoje te arrish ate liri aq te shenjte ne jeten tende.
  • Mbaj gjithmone gati nje valixhe udhetimi me pak gjera thelbesore. Mund te te kerkoje papritur te niseni ne ndonje udhetim neper vende te largeta apo ekzotike.
  • E vlereson nje barcalete te mire, nje xhiro ne trenin e shpejtesise, apo nje shetitje ne mal.
  • Ji entuziast, energjik, dhe gjithmone gati per aventura.
  • Provo te gjitha aspektet e marredhenies, pasi Shigjetari mund te jete ne te njejten kohe i dashuri yt, miku yt me i mire, si edhe frymezimi yt.

Bricjapi Bricjapi në dashuri

Në dashuri ata janë të devotshëm dhe kurrë emotivë. Zakonisht në dashuri janë të pavendosur (edhe pse shpesh pamja e tyre mund të jetë tërheqëse) dhe nuk nxitojnë të zgjedhin partnerin e tyre të ardhshëm të jetës sentimentale. Në lidhjet personale Bricjapët kanë probleme. Në fakt janë shumë të përqëndruar tek uni i tyre dhe janë shumë të kujdesshëm me të panjohurit. Janë pak pasivë dhe të turpshëm dhe presin që hapin e parë ta bëjnë të tjerët. Kanë pak miq, por janë shumë besnikë ndaj tyre dhe nëse tradhëtohen hakmerren rëndë. Bricjapët ka raste që nuk e vlerësojnë shumë seksin e kundërt dhe para se të nisin një lidhje që mund të çojë në martesë, peshojnë me kujdes gjithë pro-të dhe kundrat. Dhe sa martohen janë besnikë përjetë. Kur vendosin të martohen janë ekzigjentë, kërkojnë mirëkuptim nga ana e një personi të pjekur dhe të ekuilibruar dhe e shpërblejnë me pasion dhe besnikëri. Bricjapët s’janë romantikë, por mbeten melankolikë.

Si ta bëni për vete Bricjapin

Çfarë të bëni:

  • Kupto devotshmerine e tij ndaj punes dhe deshiren e tij per te patur sukses.
  • Beji dhurata te kujdesshme qe tregojne devotshmerine tende dhe aftesine per tu kujdesur per parate. Do te vleresoje gjestin dhe veprimin tuaj.
  • Ji i durueshem dhe kupto qe gjerat e mira i vijne atyre qe dine te presin.
  • Bricjapi, kur eshte gati do te besoje verberisht tek ty dhe mund te behet i varur.
  • Mundohu gjithmone te dish se cfare po ben dhe bej gjithmone ate qe thua.

Ujori Ujori në dashuri

Në dashuri ata e luajnë mirë lojën dhe janë flirtues. Entuziazmohen lehtë, shpesh janë dhe të paqëndrueshëm, kur martohen duhet të jenë të vëmendshëm për të mos rënë në kurthin e mosbesnikërisë, venë në provë durimin e familjarëve dhe të tjerëve sepse nuk i pranojnë lehtë marrëdhëniet dhe detyrimet.
Në dashuri apo miqësi nuk i jepen kollaj tjetrit, sepse janë gjykatës të mirë të natyrës njerëzore dhe mund të konsiderohen të ftohtë. Por nuk gjejnë miqësinë apo dashurinë që është ndjenjë për ta, bëhen miq apo dashnorë të pashoq dhe besnikë përjetë në miqësi. Në se tradhëtohen, zemërimi i tyre është i tmerrshëm. Nëse zhgënjehen s’të falin.

Si ta bëni për vete Ujorin

Çfarë të bëni:

  • Mundohuni te flisni per argumente te ndryshme dhe Ujori do te kete gjithmone dicka per te shtuar.
  • Surprizoje me nje objekt te vecante dhe jo te zakonshem. Ai adhuron surprizat dhe sa me origjinale te jene, aq me te keshillueshme jane.
  • Mbaj nje distance sigurie nga pikpamja emotive, te pakten ne fillim, pasi Ujori eshte nje shenje e larget ne fillim dhe ka nevoje per hapesirat e tij per te qene i lumtur.
  • Vleresoje devotshmerine e tij per qellime speciale dhe ideale, dhe ai do te te tregoje vleren e berjes se botes nje vend me te mire dhe me krijues.
  • Hyr ne intimitet me pare me mendjen e tij dhe me pas me trupin e tij. Do te te kape menderisht dhe do te te intrigoje totalisht.

Peshqit Peshqit në dashuri

Në dashuri Peshqit janë krijues, romantikë, të ndjeshëm dhe të këndshëm me partnerin. Pak miqësi, por shumë dashuri karakterizojnë eksperiencën e tyre të dashurisë. Peshqit në dashuri janë të brishtë, hera-herës seksualë dhe me partnerin duan më tepër një bashkim shpirtëror sesa material. Peshqit kanë gjithnjë nevojën të dinë që kanë mbështetjen dhe simpatinë e të tjerëve. Plagosen dhe dëshpërohen lehtë nëse personat që dashurojnë nuk e tregojnë çdo çast simpatinë e tyre për ta. Gjithë Peshqit kanë etje për simpati, për ndjenjë dhe për dashuri. Kur ndonjëri u afron dashurinë nuk kënaqen plotësisht, por kur u mohohet ankohen pafundësisht. Nuk është e domosdoshme të duan persona konkretë. Meshkujt Peshq zgjedhin gjithnjë gra më të mira se veten, qoftë nga pikpamja ekonomike dhe nga ajo shoqërore. Nga pikpamja seksuale Peshqit janë më shumë pasivë, shumë të papërfillshëm. Kur martohen përgjithësisht janë besnikë, e duan shtëpinë, por nuk e mbajnë siç duhet meqë janë ëndërrimtarë.

Si ta bëni për vete një person të Peshqve

Çfarë të bëni:

  • Meso qe te lejosh te te zbrese edhe ndonje lot kur sheh filma dramatike apo degjon pjese muzikore. Peshqit do te dijne te vleresojne sensibilitin tend dhe do te dine ta largojne lotin tend me nje te puthur.
  • Hyr ne kontakt me dashurine tende per cdo qenie ne univers. Do te te beje te kuptosh shume gjera.
  • Meso se si te komunikosh miliarda shprehje dahurie, te gjitha pa thene asnje fjale. Do te jete i afte te lexoje shpirtin tend me ane te syve te tu.
  • Ofroji mbeshtetje, dhe meso si te sillesh me kembe ne toke pa e lenduar ndjeshmerine e tij.
  • Dashuro artet e bukura dhe veren e mire, Peshqit do te dijne te te duan per kete./astrologjia.com

Lajmet

Si njoftuan mediat në shqip për zhvillimet në Prekaz më 5 mars 1998

Published

on

By

Lufta në Prekaz zuri vendin dominant në lajmet e datës 5 mars 1998. E kuptueshme. Përballë propagandës së Serbisë, gazetarët shqiptarë kryen me shumë sukses punën e tyre, duke njoftuar opinionin e brendshëm dhe të jashtëm për çfarë po ndodhte në Kosovë.

Lajmi i parë, me shenjën URGJENT, u dha që në orët e para të mëngjesit.

Qendra për Informim e Kosovës solli këtë ditë të gjitha lajmet për zhvillimet në Prekaz e në krejt Drenicën, duke përdorur kryesisht burimet e saj nga terreni.

 

Edicioni i parë (ora 7:30)

URGJENT! GJENDJE DRAMATIKE NË LLAUSHË E NË PREKAZ

 Forcat serbe ua kanë mësyrë fshatrave

Forca të mëdha serbe po bëhen gati për të sulmuar fshatrat Prekaz dhe Llaushë të Skënderajt.
Një dëshmitar i besueshëm në Llaushë i tha QIK-ut se forcat serbe, në formacione ofanzive këmbësorie po i afrohen fshatit të tij nga tri anë të malit. Depërtimi ka filluar në orën pesë të mëngjesit.
Burimet e LDK-së njoftojnë për një gjendje të njëjtë edhe në fshatin Prekaz i Ulët.
Ndërkohë nga Mitrovica e Gllogoci njoftohet se forca të mëdha serbe po shkojnë në drejtim të Skënderajt.
Një burim i LDK-së në Gllogoc i tha QIK-ut në orën 6,30 min se drejt Skënderajt ishin nisur disa autoblinda me picgauerë dhe xhipa.
Në orën 7 po ky burim tha se në Gllogoc kishin arritur tre autobus me policë dhe disa kamionë.
Në orën 7, 20 një burim nga Skënderaj tha se forca të mëdha serbe me tanke e me autobus po arrijnë vazhdimisht për rreth fshatit Llaushë.
Një burim nga Prekazi tha në orën 7:25 se në moment po dëgjoheshin krisma armësh.
Burimet e LDK-së në Skënderaj thonë se pas masakrave të forcave serbe në Likoshan e Qirez, fshatarët e LLaushës e të Prekazit do të vetorganizohen në mbrojtje të familjeve dhe të shtëpive të veta.
Dega e LDK-së në Skënderaj dhe qytetarët e Drenicës u drejtojnë apel dramatik faktorëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë urgjentisht për të evituar një masakër të re të forcave serbe. /Ora: 7:30/

Edicioni i dytë u botua në orën 8:30.

Lajmet ishin: URGJENT! Në Prekaz shtihet me topa, në Llaushë u plagos me armë zjarri Miftar Rrecaj; Në Shipol të Mitrovicës nuk lejohet qarkullimi i njerëzve; Efekte katastrofale të luftës speciale.

Edicioni i tretë erdhi në orën 9:15: URGJENT! Nga Fabrika e Municionit në Skënderaj po shtihet me topa mbi Prekaz;

Në edicionin e katërt (ora 10:00) njoftohej se “Prekazi vazhdon të gjuhet me topa”. Njoftohej edhe për vendosjen e snajperistëve serbë rreth Presidencës dhe QIK-ut

Edicioni i pestë (ora 10:30) njoftonte për “Sulm masiv serb në një zonë të gjerë të Drenicës”.

Në edicionin e gjashtë (ora 11:50) njoftohej për një konferencë për shtyp, mbajtur nga këshilltari për informim i Kryetarit Rugova, Xhemajl Mustafa.

Lajmet e tjera të këtij edicioni ishin: Popullsia e Drenicës lëviz drejt Vushtrrisë; Kontakte të vështirësuara me fshatrat e Skënderajn; Radio Beogradi njoftoi për plagosjen e dy policëve afër Skënderajt.

Në edicionin e shtatë (ora 13:00) njoftohej se, pas gjuajtjeve nga larg, forcat serbe po u afrohen këmbë fshatrave të sulmuara.

Në edicionin e tetë ishin këta tituj: Dr. Rugova do të bisedojë me z. Robin Kuk; Përfaqësuesit e LDK-së takohen me z. Robin Kuk; Anëtarët e Kryesisë së LDK- së u nisën për në Vushtrri, Mitrovicë e Skënderaj; Situata në Drenicë e pandryshuar; Të larguarit nga vatrat e tyre po lëvizin në drejtim të Mitrovicës dhe të Gllogocit; Nga Spitali i Mitrovicës janë larguar të sëmurët shqiptarë; Gjendje e rëndë në Klinë; Në Prishtinë gjendje e tensionit; KMDLNJ: Lëvizje të forcave serbe në Junik; Të larguarit nga vatrat e veta arritën në Magurë të Lipjanit; Në Mitrovicë arriti Nikollas Hill; Këshilli për Organizimin e Protestave (KOP) shndërrohet në organ të përhershëm; Ollbrajt e Kinkel do të diskutojnë për Kosovën; Kinkel: Kosovën duhet ta bëjmë temë kryesore ndërkombëtare; Toni Bler foli për Kosovën; “Tajms”: NATO është shumë e shqetësuar për Kosovën; “Izvestia” shkruan se Millosheviqit duhet t’i lihen duart e lira në Kosovë; Apel i shtatë organizatave studentore nga Beogradi dhe Novi Sadi; AFP: Kronologji e ngjarjeve në Kosovë; Forca të mëdha policore po parakalojnë rrugëve të Podujevës; Në Bruksel 11 të rinj shqiptarë në ditën e tretë të grevës së urisë; Punëtorët e Institutit të Historisë apelojnë për pengimin e masakrës shtetërore serbe mbi shqiptarët në Kosovë; Shoqata e Intelektualëve të Drenicës apelon për për ndërprerjen e flakës në Drenicë; Akademia e Kosovës dënon ashpër masakrën policore në Drenicë; Policia dhe ushtria serbe kanë rrethuar disa fshatra të Vushtrrisë; Situatë e rëndë edhe në Pejë; “Human Rights Ëatch” kërkon hetime për masakrën e Drenicës; Rojteri njofton për të shtëna mbi policinë serbe dje në Prishtinë; Ndërpriten të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë; Trajkoviqi dhe peshkopi Artemije paralajmëruan një vizitë në Tiranë?

Në edicionin e nëntë (ora: 16:00) botoheshin lajmet: Apel i kryetarit Rugova dërguar Klintonit, Blerit, Shirakut dhe Kolit të bëjnë trysni mbi regjimin e Beogradit; Kryetari Rugova bisedoi me telefon me ministrin britanik Kuk; Dr. R. Gjergji e B. Musmurati po qëndrojnë në Vushtrri; Në Prishtinë pasdite u mbyllën dyqanet; Podujevë: Policia u tërhoq nga qyteti i boshatisur nga njerëzit që në mesditë; Reagim i PSHDK-së për ngjarjet e sotme në Drenicë; Agjencia Rojter raportoi për sulmin e sotëm serb në Drenicë; “Kosovë, ne jemi me ty” është motoja e protestës që mbahet sot në Tetovë; PPD, PDSH, PRUP, PAD, RV dhe LGSH nesër në sheshin qendror të Shkupit organizojnë protestë;  Kiro Gligorov: Milosheviqi pret që të përzihet Shqipëria;  Qeveria shqiptare kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB‑së për situatën në Kosovë; Të veprojmë si një komb i vetëm në mbrojtje të interesave kombëtare; Ministri i jashtëm shqiptar kërkon zgjidhjen e problemit të Kosovës në rrugë paqësore;

Edicion i dhjetë (Ora 17,30) kishte këto lajmePërfaqësuesit e LDK-së u takuan me Ministrin Robin Kuk; Vazhdon sulmi në Prekaz, Vojnikë e Açarevë; Kumtesë e KI të LDK-së: Serbia po zhvillon luftë speciale propaganduese; Delegacioni i FG të LDK-së u prit në Zyrën amerikane në Prishtinë; Korrespondenti i “Rilindjes” arriti paradite deri në Prekaz të Poshtëm; Apel i PEN-Qendrës Shqiptare PEN-it Ndërkombëtar; Apel i Institutit të Historisë; Apel i Shoqatës së Intelektualëve të Drenicës; Apel i Kryqit të Kuq të Kosovës; Policia pengoi protestën e grave para Zyrës Amerikane në Prishtinë; Disa familje janë vendosur në Miradi të Epërme; Subjektet politike në Mitrovicë kërkojnë ndërhyrje për të shpëtuar popullin e Drenicës; Parlamenti shqiptar sonte mban një mbledhje të jashtëzakonshme; “Human Rights Ëatch” kërkon hetime për masakrën e Drenicës.

edicionin e njëmbëdhjetë (Ora 19,30) botohen lajmet: Shtrëngohet rrethimi i fshatit Llaushë; Qeveria e Malit të Zi kërkon dialog serbo- shqiptar me ndërmjetës ndërkombëtar; Në Tetovë u mbajt miting përkrahjeje për shqiptarët në Kosovë; Protestë në Preshevë kundër terrorit serb në Kosovë; KMDLNJ apelon për ndihmë te organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut; Suedia orvatet ta ngrisë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit;

Ndërsa, edicioni i dymbëdhjetë kishte këto lajme: Në Skënderaj e rrethinë kanë pushuar të shtënat; Dr. Rexhep Gjergji: Lagja Jasharaj digjet flakë nga artileria serbe; Policia serbe pranon se i vrau sot së paku 20 shqiptarë; R. Gjergji e B. Musmurati qëndruan në Vushtrri; Komunikatë e Këshilltarit për Arsim të Kryetarit të Republikës së Kosovës, Dr.Zejnullah Rrahmani; Komesariati i Lartë i OKB-së për Refugjatë akuzon Beogradin se po i armatos refugjatët serbë në Kosovë.

Continue Reading

Vendi

Nesër në UBT mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Naim Krasniqi

Published

on

By

UBT organizon nesër mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e profesorit të ndjerë Naim Krasniqi, i cili u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të çmuar akademike dhe njerëzore.

Mbledhja komemorative do të mbahet në UBT, në ambientet e Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë ceremoni përkujtimore do të marrin pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, stafi akademik dhe administrativ, përfaqësues të institucioneve lokale, si dhe familja Krasniqi, miq dhe bashkëpunëtorë të profesor Naim Krasniqit.

Kjo mbledhje do të jetë një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të vyer në procesin mësimor dhe në zhvillimin akademik të shumë gjeneratave të studentëve. Profesori Naim Krasniqi u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi, duke qenë gjithmonë pranë studentëve dhe kolegëve me urtësi, dije dhe integritet.

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku, së bashku me Agron Shala, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave të burimeve natyrore

Published

on

By

Profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku dhe Agron Shala, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kanë publikuar një artikull të rëndësishëm në revistën prestigjioze “Journal of Engineering Geology and Hydrogeology”, botim i Akademisë Bullgare të Shkencave, duke vendosur institucionin në qendër të hulumtimeve shkencore me ndikim rajonal dhe global.

Artikulli me titull “Evaluation of the quality of spring waters for their use for irrigation – case study: Central Part of the Republic of Kosovo”, trajton cilësinë e ujërave të burimeve natyrore dhe potencialin e tyre për përdorim në bujqësi, duke ofruar analiza të detajuara dhe rekomandime praktike për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Prof. Hazir S. Çadraku dhe Prof. Agron Shala kanë përdorur metoda moderne analitike dhe krahasime me të dhëna historike, duke arritur rezultate të rëndësishme për menaxhimin e burimeve ujore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në Kosovë. Ky botim shënon një arritje të rëndësishme akademike dhe dëshmon kontributin e stafit të UBT-së në shkencën ndërkombëtare.

Revista “Engineering Geology and Hydrogeology” (ISSN 0204-7934 – Print, ISSN 2738-6996 – Online) është një botim me akses të hapur, i rishikuar nga ekspertë ndërkombëtarë, dhe referohet në bazat e të dhënave të njohura si Scopus, EBSCOhost-GeoRef, VINITI dhe CASSI (CAS Source Index).

Për të lexuar artikullin e plotë, vizitoni linkun zyrtar të revistës: Revista

Continue Reading

Lajmet

Caktohen çmimet tavan për naftën në Kosovë

Published

on

By

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar sot se ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, si masë urgjente pas rritjes së menjëhershme të derivateve si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme.

Sipas ministres, ky veprim erdhi pas monitorimit të rreptë të tregut dhe evidencave nga Dogana e Kosovës, ku u vërejt se rritja e çmimeve nga importi u reflektua menjëherë te konsumatori final.

Duke shpjeguar arsyet e kësaj ndërhyrjeje, Kusari-Lila theksoi se “ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor”.

Me këtë rregullore të re, marzha tregtare maksimale është kufizuar në 2 euro centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 euro centë për litër për shitjen me pakicë.

Ministrja bëri të ditur se llogaritja e këtyre marzhave bëhet në përputhje me udhëzimet administrative në fuqi dhe se çdo tentativë për manipulim do të ndëshkohet.

Ajo paralajmëroi prani të shtuar të kontrollit në pikat e shitjes, duke u shprehur se “inspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi” dhe se “çdo shkelje apo moszbatim do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi”.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, me synimin kryesor që të stabilizojë tregun e brendshëm pas luhatjeve të fundit globale. Sipas ministres, ky akt synon që të sigurojë një treg të rregullt ku çmimet nuk rriten në mënyrë të paarsyeshme në kurriz të qytetarëve.

Continue Reading

Të kërkuara