Botë

SHBA-të kërkojnë miratimin e OKB-së për të vendosur forcat ndërkombëtare në Gaza

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një projektrezolutë tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke u bërë thirrje për krijimin e një force ndërkombëtare sigurie në Gaza me një mandat që zgjat të paktën dy vjet, raportuan të hënën mediat vendase.

Sipas raportimeve, projektrezoluta, e cila u cilësua si “e rëndësishme por e paklasifikuar”, do t’u jepte SHBA-ve dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse një mandat të gjerë për të qeverisur Gazën.

Një zyrtar amerikan tha se projekt-rezoluta do të jetë baza për negociatat gjatë ditëve në vijim midis anëtarëve të Këshillit, me qëllim që të votohet për ta miratuar atë në javët në vijim dhe të vendosen trupat e para në Gaza deri në janar.

Zyrtari shtoi se Forca Ndërkombëtare e Sigurisë, ISF, do të jetë një “forcë zbatimi dhe jo një forcë paqeruajtëse”, e cila do të përfshijë trupa nga disa vende pjesëmarrëse dhe do të krijohet në konsultim me “Bordin e Paqes” të Gazës.

Sipas projektrezolutës, Forcat e Sigurisë ISF do të ngarkohen me sigurimin e kufijve të Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, mbrojtjen e civilëve dhe korridoreve humanitare dhe trajnimin e një force të re policore palestineze, me të cilën do të bashkëpunojë në misionin e saj.

Drafti gjithashtu kërkon që Bordi i Paqes të mbetet në vend të paktën deri në fund të vitit 2027.

Forcat e Sigurisë ISF gjithashtu do të “stabilizonin mjedisin e sigurisë në Gaza duke siguruar procesin e demilitarizimit të Rripit të Gazës, duke përfshirë shkatërrimin dhe parandalimin e rindërtimit të infrastrukturës ushtarake, terroriste dhe ofensive, si dhe çmontimin e përhershëm të armëve nga grupet e armatosura jo-shtetërore”, thuhej në draft.

Më herët të hënën, Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se vendet do të vendosin për vendosjen e trupave në varësi të formulimit të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ajo që vendet me të cilat kemi folur është kjo: ato do të vendosin nëse do të dërgojnë apo jo trupa bazuar në përmbajtjen e përkufizimit në rezolutën që pritet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha Fidan në një konferencë për shtyp pasi priti një takim mbi Gazën në Stamboll, ku morën pjesë ministrat e jashtëm nga Indonezia, Pakistani, Arabia Saudite, Jordania dhe përfaqësues nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari./EO

Aktualitet

31 të vdekur nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Islamabad

Published

on

By

Të paktën 31 persona kanë vdekur nga një shpërthim në një xhami gjatë faljes së xhumasë në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, kanë thënë zyrtarët, raporton BBC.

Shpërthimi në xhaminë në zonën Tarlai të qytetit ka bërë që autoritetet të shpallin gjendje emergjente në tre spitale të qytetit.

Shkaku i shpërthimit nuk është bërë menjëherë i qartë, megjithatë zyrtarët e policisë thanë se ky ishte një sulm vetëvrasës..

Presidenti i Pakistanit ka theksuar se “shënjestrimi i civilëve të pafajshëm është një krim kundër njerëzimit”.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për lutjet e së premtes në xhaminë ‘Khadijatul Kubra’, e cila ndodhet në zonën Tarlai Kalan të kryeqytetit pakistanez, Islamabad.

Mësohet se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin në momentin kur është ndaluar në hyrje të xhamisë.

Continue Reading

Botë

Gjeneral i lartë rus plagoset nga të shtënat në Moskë

Published

on

By

Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse është plagosur pasi është qëlluar disa herë me armë zjarri në Moskë. Bëhet fjalë për gjeneral-lejtnant Vladimir Alexeyev, një nga zyrtarët kryesorë të Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse (GRU).

Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë banimi në periferi veriperëndimore të Moskës, në zonën e autostradës Volokolamsk. Alexeyev është dërguar menjëherë në spital, ndërsa autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur gjendjen e tij shëndetësore.

Komiteti Hetimor i Rusisë ka njoftuar se ka hapur një çështje penale për tentativë vrasjeje, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë.

Gjeneral Alexeyev ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Ukrainë dhe ishte nën sanksione të Bashkimit Evropian, pas akuzave ndaj GRU-së për përfshirje në sulmin me agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe në vitin 2018.

Ky është një tjetër incident serioz që përfshin figura të larta ushtarake ruse në kryeqytet, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Continue Reading

Botë

SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.

Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.

Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.

Continue Reading

Botë

Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë

Published

on

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky,  ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.

Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Continue Reading

Të kërkuara