Botë

Qeveria amerikane bëhet aksionare në një kompani për procesim të mineraleve të rralla

Published

on

Qeveria amerikane do të bëhet aksionare e një kompanie të re që ka specializim procesimin e mineraleve të rralla të tokës, ka bërë të ditur kompania Vulcan Elements, teksa Shtetet e Bashkuara synojnë ta ulin varësinë ndaj Kinës.

Kompania me bazë në Karolinën e Veriut, ka thënë se Qeveria amerikane do të jetë partnere me investitorë privatë dhe do t’i ndajë 550 milionë dollarë në kapitalin e firmës.

Qeveria federale do t’i ndajë 620 milionë dollarë si hua dhe 50 milionë dollarë si grant, dhe në kthim do të ketë aksione në kompaninë Vulcan në vlerë të 50 milionë dollarëve amerikanë.

Mineralet e rralla të tokës janë thelbësore për prodhim të pajisjeve elektronike të sofistikuara në disa industri, përfshirë atë automobilistike, në elektronikë dhe për mbrojtje.

Jemi të fokusuar në kthimin dhe prodhimin e mineraleve të rralla të tokës në shtëpi, për të garantuar që zinxhiri i furnizimit në Amerikë është stabil, i sigurt dhe krejtësisht i qëndrueshëm”, ka thënë Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick përmes një deklarate të lëshuar të hënën.

Kina është lidere në botë në prodhimin e mineraleve të rralla, e cila ka kërkuar licenca specifike për disa eksporte të lëndëve qysh në prill, duke goditur shumë sektorë të prodhimit në botë.

Mineralet e rralla kanë qenë ndër temat kryesore të diskutimit në negociatat tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, pasi Uashingtoni e ka akuzuar Pekinin për ngadalësim të procesit të miratimit të licencave për eksport./KP

Lajmet

Tragjedi në Gjermani, dy shqiptare humbin jetën në një aksident të rëndë në autostradë

Published

on

By

Dy gra të reja me origjinë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të shtunën në autostradën A5, pranë Appenweier, në landin e Baden-Württembergut në Gjermani. Lajmi është raportuar nga mediat gjermane, të cilat kanë publikuar detaje nga ngjarja tragjike.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi në drejtim të Karlsruhe, pasi fillimisht dy automjete u përplasën gjatë një manovre të ndryshimit të korsisë me shpejtësi të lartë. Si pasojë, automjetet mbetën të ndaluara në rrugë, duke detyruar drejtuesit e mjeteve që vinin pas tyre të frenonin papritur. Kjo shkaktoi një tjetër aksident zinxhiror, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete.

Mediat gjermane raportojnë se dy gratë, të cilat po udhëtonin së bashku në një veturë, humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Për shkak të aksidentit, autostrada A5 u mbyll për disa orë, ndërsa ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia intervenuan në vendngjarje. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Dëmet materiale vlerësohen të jenë mbi 100 mijë euro.

Identiteti i viktimave ende nuk është bërë publik nga autoritetet gjermane. Sipas raportimeve të mediave, ato ishin me prejardhje nga Kosova.

Continue Reading

Aktualitet

Rinisin bisedimet SHBA-Iran për zbatimin e marrëveshjes politike

Published

on

By

Pas një bllokimi të shkurtër që rrezikoi dështimin e procesit, në Burgenstok të Zvicrës kanë rinisur negociatat intensive ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit. Takimet u shpëtuan falë ndërhyrjes urgjente diplomatike të Zvicrës, Katarit dhe Pakistanit.

Irani ka dërguar në Cyrih një delegacion të nivelit të lartë të udhëhequr nga kryeparlamentari Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, së bashku me zyrtarë të sektorit bankar dhe të naftës, duke sinjalizuar se prioriteti i Teheranit është lehtësimi i sanksioneve ekonomike. Në Zvicër po qëndron edhe delegacioni amerikan, ku pjesë e bisedimeve është zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance.

Sipas zyrtarëve zviceranë, palët po punojnë nën presion të lartë teknik dhe politik për ta shndërruar memorandumin fillestar në një marrëveshje më të gjerë e të qëndrueshme, e cila synon çtensionimin e rajonit dhe sigurimin e rrugëve strategjike tregtare. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Moska e hapur për dialog me BE-në, por refuzon ultimatumat

Published

on

By

Kremlini ka njoftuar se është i hapur për të rinisur dialogun me vendet evropiane, por ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë kushtëzim apo ultimatum nga pozicioni i forcës. Kjo deklaratë e zëdhënësit Dmitry Peskov vjen pas sinjaleve se Bashkimi Evropian po tenton të hapë me kujdes kanalet e komunikimit me Moskën, të cilat u ndërprenë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Sipas Kremlinit, presidenti Vladimir Putin është i gatshëm për bisedime, por hapi i parë duhet të vijë nga vetë blloku evropian, i cili deri më tani ka ndërmarrë 20 pako sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Pasi ia la për më shumë se një vit ndërmjetësimin Donald Trumpit, zyra e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka zhvilluar javët e fundit kontakte të shkurtra diplomatike me Kremlinin. Ndërsa kancelari austriak Christian Stocker kërkoi që BE-ja të shfrytëzojë këtë moment për bisedime, nisma e Costës ka zbuluar ndarje të thella brenda bllokut. Në samitin e fundit në Bruksel, disa shtete anëtare u ankuan se nuk ishin konsultuar paraprakisht dhe kërkuan që fokusi të mbetet ekskluzivisht te presioni ushtarak dhe sanksionet ndaj Rusisë.

Nga ana tjetër, Ukraina po rrit presionin përmes sulmeve masive me dronë në thellësi të territorit rus, duke synuar të kthejë situatën në favor të saj. Autoritetet ruse konfirmuan se nga sulmet e fundit ka mbetur e vdekur një vajzë 8-vjeçare në rajonin e Moskës, ndërsa për të dytën herë brenda pak ditësh u përfshi nga flakët një rafineri e madhe nafte në juglindje të kryeqytetit. I pyetur nëse Putin i ka parë pamjet e rafinerisë duke u djegur, Peskov u kundërpërgjigj duke u kërkuar gazetarëve të shohin shkatërrimet në qytetet ukrainase dhe paralajmëroi se sulmet ruse do të vazhdojnë nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Sulmi masiv me dronë në Moskë: Ukraina godet rafinerinë, Kremlini fsheh ngjarjen

Published

on

By

Kryeqyteti rus është përballur me një nga sulmet më të mëdha me dronë të viteve të fundit, i cili ka shkaktuar panik te qytetarët dhe ka bllokuar përkohësisht katër aeroporte kryesore, duke sjellë anulimin e qindra fluturimeve. Megjithatë, për pjesën më të madhe të popullsisë ruse, ngjarja mbeti e jashtë debatit publik, pasi mediat shtetërore e censuruan lajmin duke u fokusuar në takimet e zakonshme të presidentit Vladimir Putin.

Ukraina pretendon se ka përdorur mbi 500 dronë në këtë operacion, disa prej të cilëve arritën të godasin një rafineri nafte në zonën Kapotnya, në juglindje të Moskës, duke ngritur kolona të dendura tymi. Në krahun tjetër, autoritetet ruse deklaruan se kanë neutralizuar qindra mjete ajrore, ku sipas kryebashkiakut Sergey Sobyanin, 194 dronë u rrëzuan vetëm në rajonin e kryeqytetit.

Për banorët e periferisë së Moskës, kjo ishte një ditë tmerri ku lufta u ndje drejtpërdrejt, me shpërthime të fuqishme, dridhje të ndërtesave dhe një shtresë hiri të zi që mbuloi sipërfaqet. Shumë qytetarë u detyruan të strehoheshin nëpër banjo e parkingje nëntokësore në mungesë të alarmeve paralajmëruese, gjë që ka shtuar pasigurinë dhe ka shtyrë njerëzit të nisin furnizimet me karburant.

Pavarësisht kaosit, sulmet nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Kremlinit; gjatë një takimi ndërkombëtar Putin nuk foli publikisht për dëmet, ndërsa zyrtarët rusë, përfshirë ministrin Sergey Lavrov, paralajmëruan se këto zhvillime vetëm sa do të intensifikojnë operacionet ushtarake dhe sulmet hakmarrëse ndaj Ukrainës. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara