Film & TV

Seriali i animuar për fëmijë “Arthur”, përfundon pas 25 vitesh

Publikuar

Arthur, shfaqja e dashur televizive për fëmijët e viteve ’90-ta, do të përfundojë pas 25 vjetësh.

Shfaqja, e cila ndjek aventurat e Arthur Aardvark, familjes dhe miqve të tij është seriali televiziv i animuar për fëmijë më i gjatë në historinë e SHBA, transmeton KultPlus.

Transmetuesi amerikan PBS konfirmoi lajmin duke shtuar se episodi i fundit do të transmetohet vitin e ardhshëm.

Arthur ka mbuluar tema të rëndësishme, si përshembull martesat e të njëjtës gjini.

Shfaqja bazohet në një seri librash të Marc Brown dhe është shfaqur gjithashtu në vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi për anulimin e serialit të animuar u zbulua nga një prej shkrimtareve të tij, Kathy Waugh.

Duke folur në podcast Finding DW, ajo tha se Arthur nuk ishte më në prodhim dhe ekipi kishte pasur tashmë festën përfundimtare të shfaqjes.

Ajo tha se sezoni i 25 -të dhe i fundit i Arthur do të transmetohet vitin e ardhshëm, por shfaqja do të jetë akoma e disponueshme në PBS Kids./KultPlus

Film & TV

“The Suicide Squad” argëtues, edhe gjatë prapaskenave!

Jo gjithmonë prova e parë gjatë xhirimeve, është ajo e cila do të aprovohet.

Publikuar

nga

“The Suicide Squad” ka shumë momente që tregojnë se sa e vështirë është ndonjëherë për një aktor apo aktore të mbajë të qeshurën e tyre gjatë xhirimit të një filmi.

Ndër to edhe aktorja e shumënjohur Margot Robbie e cila luan personazhin e Harley Quinn dhe Idris Elba në personazhin e Bloodsport./UBTNews

Më poshtë shihni prapaskenat në “The Suicide Squad”:

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Publikohet traileri i dokumentarit të shumëpritur “Britney vs Spears”

Aty dëgjohen edhe zëra të personave tjerë në intervista.

Publikuar

nga

Netflix ka shpërndarë trailerin e parë të plotë për dokumentarin e tij të ardhshëm mbi kujdestarinë e Britney Spears, të titulluar “Britney vs Spears”, njofton UBT News.

Traileri një minutësh hapet me një regjistrim të zërit të këngëtares, duke thënë: “Unë thjesht dua jetën time përsëri”. Në një klip tjetër ajo thotë, “Unë kam punuar gjithë jetën time … nuk u kam borxh këtyre njerëzve asgjë”, duke i bërë jehonë kundërshtimit të saj të gjatë ndaj kujdestarisë.

Traileri gjithashtu përfshin skena nga protestat e lidhura me lëvizjen #FreeBritney, si dhe informacion në lidhje me një raport konfidencial për rastin e Spears, i cili me sa duket u zbulua gjatë xhirimeve.

Spears ka kritikuar më parë dokumentarë e tjerë mbi jetën e saj dhe betejat ligjore, përfshirë atë të New York Times, “Framing Britney Spears”.

“Këta dokumentarë janë hipokritë“, tha ajo në një postim në Instagram në maj. “Ata kritikojnë mediat dhe pastaj bëjnë të njëjtën gjë”./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Film & TV

‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli hap Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Festivalit.

Publikuar

nga

Duke filluar nga dita e nesërme, Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Tiranë fillon me edicionin e vet të 19-të, një Festival ky kualifikues për Akademinë Oscars, përcjell KultPlus.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Festivalit, ku ndër të tjera u bë e ditur se duke filluar nga nesër, 24 shtator, Festivali do të zgjasë deri më 30 shtator.

”Ky edicion çelet premierën kombëtare të filmit “Zgjoi” nga Blerta Basholli, fitues i tre çmimeve kryesore në Sundance Film Festival 2021 dhe mbyllet me premierën kombëtare të filmit “Në Kërkim të Venerës” nga Norika Sefa, i cili ka fituar çmim në Rotterdam International Film Festival (2021) dhe në Sarajevo Film Festival (2021)”, shkruhet në njoftim.

Ky festival është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë./KultPlus

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Vdiq aktori Willie Garson

Vdekjen e aktorit e konfirmuan familjarët e tij.

Publikuar

nga

Ka vdekur në moshën 57-vjeçare aktori Willie Garson, i njohur për rolin e tij në “Sex and the City”. Vdekjen e aktorit e konfirmuan familjarët e tij.

Deri më tani nuk janë zbuluar hollësi rreth shkaktarit të vdekjes, dhe zëdhënësit e aktorit nuk kanë pranuar të deklarohen për media. Por besohet se ai ka vdekur nga shkaqe natyrale pas një sëmundjeje të shkurtër.

Në “Sex and the City” aktori luajti rolin e Stanford Blatch, një agjent i talentuar dhe miku i përkushtuar dhe me shumë stil i protagonistes Carrie Bradshaw (Sarah Jessica Parker), në gjashtë sezone. 

Hapat e tij të parë ishin në shfaqjet televizive “Cheers” dhe “Family Lies”./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara