Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA-ja e “përgatitur” për luftë me Kinën

Published

on

Washingtoni është i “përgatitur” për luftë me Kinën, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke iu përgjigjur kërcënimeve të Pekinit pas vendosjes së tarifave të reja nga presidenti Donald Trump.

Ne jemi të përgatitur”, tha Hegseth në Fox News, duke theksuar nevojën për forcë ushtarake për të penguar një konflikt.

Ata që dëshirojnë paqen duhet të përgatiten për luftë”, vuri në dukje ai, duke nënvizuar përpjekjet e modernizimit të ushtrisë amerikane.

Ne jetojmë në një botë të rrezikshme me vende të fuqishme, në rritje me ideologji shumë të ndryshme. Ata po rrisin me shpejtësi shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe teknologjinë moderne, duke synuar të zëvendësojnë Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Komentet e Hegsethit erdhën pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian paralajmëroi se Kina është “e gatshme të luftojë deri në fund” në përgjigje të veprimeve të SHBA-së, qoftë në një luftë tregtare apo konflikt ushtarak.

Nëse duam të pengojmë luftën me kinezët ose të tjerët, duhet të jemi të fortë”, tha Hegseth, duke theksuar se forca është thelbësore për të penguar luftën.

Hegseth tha se Trump ka një marrëdhënie “të shkëlqyer” me presidentin kinez Xi Jinping dhe se janë duke eksploruar mënyra për partneritet dhe bashkëpunim me Kinën.

Duke deklaruar se Washingtoni nuk “kërkon” luftë me Kinën, ai tha se Trump “ka kërkuar paqe historike dhe mundësi historike” me Pekinin.

Megjithatë, ai theksoi se detyra e tij si sekretar i mbrojtjes është të sigurojë që vendi i tij të jetë i përgatitur.

Duke theksuar përpjekjet për të adresuar prioritetet e presidentit, të tilla si “kupola e artë”, modernizimi, hipersonikët, mjetet nënujore pa pilot dhe mjetet ajrore pa pilot, Hegseth tha: “Ata e dinë se ne jemi seriozë dhe po ndërtojmë për këtë”.

Bota

ShBA kundërshton propozimin e Macron për njohjen e shtetit palestinez: Vendim i njëanshëm

Published

on

By

Kreu i diplomacisë amerikane e bëri të qartë të enjten se “kundërshton fuqishëm” vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Ai e ka cilësuar si një vendim të njëanshëm dhe që, sipas tij, e largon paqen.

Ky vendim i njëanshëm nuk shërben për asgjë tjetër përveçse për propagandën e Hamasit dhe përbën një hap prapa për procesin e paqes. Është një shuplakë në fytyrën e viktimave të 7 tetorit 2023,” deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përmes një postimi në platformën X.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, kishte deklaruar në muajin qershor se nuk e konsideron më prioritet të politikës së jashtme amerikane krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Continue Reading

Bota

​Macron thotë se Franca do ta njohë Palestinën si shtet

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sonte se vendi i tij do ta njohë Palestinën si shtet.

Në një deklaratë të postuar në rrjetin X, Macron tha se vendimi do të formalizohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator.

“Duke pasur parasysh angazhimin e saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë shtetin e Palestinës. Paqja është e mundur”, ka shkruar ai.

“Gjëja urgjente sot është që lufta në Gaza të ndalet dhe popullsia civile të shpëtohet”, thuhet në deklaratën e Macron, e cila përfshinte edhe një letër dërguar presidentit palestinez Mahmoud Abbas në lidhje me vendimin.

Aktualisht, mbi 140 vende njohin shtetin palestinez. Macron në qershor shprehu një vendosmëri për të njohur shtetin e Palestinës dhe mbështeti një lëvizje më të gjerë drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

Continue Reading

Bota

​Britania e India nënshkruajnë marrëveshje tregtare rreth 6 miliardë funte

Published

on

Kryeministri britanik Keir Starmer i tha homologut të tij nga India Narendra Modi se nënshkrimi i marrëveshjes tregtare ishte një “ditë historike” për të dy vendet.

Në rezidencën e kryeministrit në Chequers, Starmer tha se marrëveshja përfaqësonte një “ndryshim të madh” në marrëdhënie, raporton BBC.

Modi tha se ata po “shkruanin një kapitull të ri” në historinë e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë.

Marrëveshja vlen rreth gjashtë miliardë funte investime nga kompanitë indiane dhe britanike në ekonominë britanike dhe pritet të ketë një ndikim prej 4.8 miliardë funte në produktin e brendshëm bruto të Mbretërisë së Bashkuar.

Marrëveshja pritet gjithashtu të krijojë 2 mijë e 200 vende pune në vend. Tarifat për një gamë mallrash britanike do të ulen nga një mesatare prej 15 për qind në tre për qind, me qëllim rritjen e eksporteve në Indi me 11 miliardë funte.

Negociatat për marrëveshjen filluan në vitin 2022, kur Boris Johnson ishte kryeministër i Britanisë së Madhe dhe përfunduan në maj të këtij viti.

Continue Reading

Aktualitet

Laura e Argjendtë – UBT dhe Kosova përfaqësohet denjësisht në lojërat universitare botërore në Gjermani

Published

on

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për sportin kosovar dhe për UBT. Studentja dhe xhudistja e njohur, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e parë në historinë e Kosovës, atë të argjendtë, në Lojërat Universitare Botërore “FISU World University Games”, të mbajtura në Rhine-Ruhr, Gjermani.

Laura tregoi performancë mbresëlënëse në kategorinë e saj, duke e nisur garën në mënyrë të fuqishme:

Xhiroja e dytë – Mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina

Çerekfinalja – Triumfoi ndaj Viktoria Folgen nga Gjermania

Gjysmëfinalja – Shënoi fitore të madhe kundër Flavia Favorini nga Italia

UBT dhe mbarë Kosova janë krenarë me Laura Fazliun. Suksesi i saj është frymëzim për të gjithë studentët dhe të rinjtë që synojnë të arrijnë majat e suksesit në sport.

Continue Reading

Të kërkuara