Kulturë

Sara Hoxha tregon si erdhi ideja për emrin e vajzës Poem

Published

on

Sara Hoxha është një ndër personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale.

Partnerja e këngëtarit Ledri Vula, është mjaftë aktive pasi shpeshherë ndanë fotografi e video me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, e po ashtu poston edhe fotografi të vogëlushes Poem.

Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësinë ndjekësve në rrjete sociale t’i bëjnë pyetjet për të cilat janë më tepër kuriozë dhe një nga ndjekësit e ka pyetur për idenë e mërit Poem Blu.

Në fakt, njëri prej ndjekësve u kishte sugjeruar çiftit këtë emër në rrjetin social “Instagram”, me të cilin ishin dashuruar menjëherë.

Sara ka shpjeguar për ndjekësit se në fakt e vogla është si një Poem(ë), e shkruar nga vetë Sara dhe Ledri.

Poem Blu tani është kthyer në beben më të famshëm të momentit në Instagram.

Lifestyle

Mjekra e dyfishtë, zgjidhje praktike për fytyrë më të bukur

Published

on

Një mjekër e dyfishtë është akumulim i dhjamit nën zonën e nofullës së poshtme, që mund t’i japë fytyrës një pamje jo të shëndetshme dhe të deformojë proporcionet e saj.

Lajmi i mirë është se kjo gjendje mund të përmirësohet. Masazhet, ushtrimet fizike, si dhe procedurat në shtëpi apo në sallon mund të ndihmojnë në reduktimin e saj.

Edhe të rinjtë mund të zhvillojnë një mjekër të dyfishtë, dhe më poshtë do të mësoni pse ndodh dhe si ta luftoni këtë problem estetik.

Në fund të artikullit, do të gjeni edhe një bonus praktike, që mund të ndihmojë në fshehjen e mjekrës së dyfishtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Sipërfaqet dhe objektet që nuk duhet t’i pastroni kurrë me uthull

Published

on

Uthulla është një pastrues i njohur shtëpiak, i cili përdoret për të hequr gëlqeren, yndyrën dhe papastërtitë.

Megjithatë, disa sipërfaqe mund të dëmtohen nga përdorimi i saj.

Sipërfaqe prej guri

Uthulla mund të dëmtojë gurin natyror si graniti ose mermeri, duke hequr shkëlqimin dhe shtresën mbrojtëse. Përdorni sapun të butë dhe ujë ose detergjentë me pH neutral për pastrim.

Makinat për larjen e enëve

Edhe pse uthulla ndihmon për heqjen e gëlqeres, dëmton guarnicionet dhe nyjet e gomës. Për këtë, preferoni sodën e bukës ose produktet e rekomanduara nga prodhuesi.

Lavatriçet

Përdorimi i rregullt i uthullës mund të dëmtojë guarnicionet prej gome. Një alternativë është cikël larjeje bosh me sodë buke dhe ujë të nxehtë një herë në muaj.

Pajisjet me çelik inox

Uthulla mund të heqë shtresën mbrojtëse e shkakton njolla ose ndryshk. Pastrojini me ujë të ngrohtë, detergjent të butë dhe leckë të butë.

Dyshemet dhe mobiljet prej druri

Uthulla mund ta thajë drurin, të heqë shtresën mbrojtëse dhe ta bëjë dyshemenë të pa shkëlqim. Përdorni produkte të dedikuara për dru dhe një leckë të shtrydhur mirë.

Kolltuqet dhe sediljet prej lëkure

Uthulla largon vajrat natyralë nga lëkura, duke shkaktuar tharje dhe çarje. Përdorni produkte speciale për pastrimin dhe kujdesin e lëkurës.

Edhe pse uthulla është efektive për gëlqere dhe yndyrë,  nuk është një pastrues universale. Duke zgjedhur produktet e duhura dhe duke pastruar sipërfaqet me kujdes, mund të ruani jetëgjatësinë e pajisjeve dhe mobiljeve tuaja. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Dy lidere të Kosovës pjesë e ekspozitës globale të fotografisë për gratë dhe paqen

Published

on

Dy promovuese të shquara të paqes në Kosovë, ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe Gordana Gjoriq, janë pjesë e ekspozitës globale të fotografisë të UNMIK-ut, e cila shënon fillimin e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Ekspozita promovon rolin jetik të grave në paqe, mbrojtjen e të drejtave të grave dhe siguri, duke fokusuar agjendën Gratë, Paqja dhe Siguria (WPS).

Zëvendës Përfaqësuesi Special i OKB-së, Milbert Dongjoon Shin, theksoi se siguria dhe përfshirja e grave janë thelbësore për shoqëri të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Fotoreporterja Laura Hasani realizoi portretet e liderëve kosovarë për të nxjerrë në pah rolin e grave në ndërtimin e paqes dhe ndryshimin pozitiv në komunitete.

Ekspozita, e lansuar në New York në qershor 2025 për 25-vjetorin e Rezolutës 1325 të OKB-së, shfaqet në Kosovë në Bulevardin Nënë Terezë, Prishtinë, nga 25 Nëntori deri më 10 Dhjetor, në kuadër të bashkëpunimit të OKB-së me UN Women dhe Fondacionin Elsie Initiative Fund. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Si t’i bëni peshqirët sërish të butë me një produkt krejt natyral?

Published

on

Peshqirët me kalimin e kohës ashpërsohen sepse shumica e njerëzve i lajnë gabim.

Përdorimi i shpeshtë i zbutësit krijon shtresë yndyrore mbi fibra, e cila mbledh sapun e baktere dhe i bën peshqirët të ngurtë dhe jo thithës.

Ekspertët e Secret Linen Store rekomandojnë një zgjidhje të thjeshtë dhe të lirë: uthullën e bardhë. Mjafton të shtoni 250 ml uthull së bashku me detergjentin dhe ta vendosni direkt në daullen e lavatriçes para ciklit të larjes. Aroma e uthullës zhduket gjatë shpëlarjes.

Uthulla e bardhë është një pastrues natyral që zbërthen mbetjet yndyrore dhe heq shtresën e krijuar nga zbutësi i rrobave. Ajo eliminon mikrobet dhe mykun, duke i lënë peshqirët më të butë, më thithës dhe më të freskët.

Mund ta përdorni të vetme: lani peshqirët në ujë të nxehtë vetëm me uthull, nëse doni bëni një cikël të dytë me detergjent (pa zbutës).

Pas larjes, tundi peshqirët mirë dhe thajini në tharëse me temperaturë të ulët ose varini për t’u tharë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara