Kulturë

Capital T nesër publikon këngën e re “Buzëqeshje”, me protagoniste në klip modelen Nevina Shtylla

Published

on

Reperi i njohur shqiptar, Capital T është në përgatitje të projektit të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.

Ai ka publikuar një pjesë të shkëputur nga klipi i ri dhe tregon se lansohet ditën e nesërme (e shtunë).

Protagoniste në videoklipin e artistit po ashtu është modelja nga Shqipëria, Nevina Shtylla, e cila njëherësh u zgjodh “Miss Shqipëria” në 2010.

“Buzëqeshje, nesër ora 17:00”, kanë qenë fjalët e reperit përkrah videos.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për prurjen e radhës të 29-vjeçarit.

Projekti i ri vjen pas “Magji” që e solli rreth një muaj më parë në bashkëpunim me Kiddën.

Lajmet

Nis filmi shqiptar “Run”, projekt i ri i kinematografisë vendore

Published

on

Kanë nisur zyrtarisht xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër “Run”, me regji nga Florist Bajgora dhe producent Andi Bajgora. Projekti është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi sjell një rrëfim intim, ku një kamerë e zhgroposur nis të mbledhë kujtime të reja. Në mes të skenave me fytyra të lumtura, shfaqet personazhi Selvia me një lajm që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, duke sjellë momentin e fundit të regjistrimit përpara një largimi të dytë.

Filmi synon të sjellë një qasje intime dhe emocionale përmes një narrative të veçantë vizuale, duke u bërë pjesë e skenës së filmit të shkurtër vendor.

Continue Reading

Kulturë

287 kandidatë në garë për Çmimin Nobel për Paqen 2026

Published

on

Rreth 287 kandidatë janë marrë në konsideratë për Çmimin Nobel për Paqen 2026, prej tyre 208 individë dhe 79 organizata, duke shënuar një rritje të nominimeve dhe emrave të rinj.

Sekretari i Komitetit Norvegjez, Kristian Berg Harpviken, theksoi se lista ndryshon çdo vit dhe vjen në një kohë sfidash globale, por me angazhim të vazhdueshëm për paqe. Ndër emrat e përfolur për nominim është edhe Donald Trump, megjithatë nominimet mbeten sekrete për 50 vjet dhe nuk mund të konfirmohen zyrtarisht.

Fituesi i çmimit do të shpallet më 9 tetor, ndërsa ceremonia e ndarjes do të mbahet më 10 dhjetor.

Continue Reading

Lajmet

Felix Klieser: Përvojë e paharrueshme në Kosovë

Published

on

Hornisti gjerman Felix Klieser e ka cilësuar si të veçantë dhe të paharrueshme përvojën e tij në Kosovë, pas koncertit me Filharmoninë e Kosovës në Prishtinë.

Ai interpretoi vepra të Richard Strauss dhe Joseph Haydn, së bashku me dirigjentin Gregory Charette dhe hornistin Ilir Kodhima. Klieser vlerësoi publikun si “të ngrohtë dhe të mrekullueshëm” dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish në Kosovë.

Koncerti u konsiderua një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike në vend, duke forcuar bashkëpunimin kulturor.

Continue Reading

Lajmet

Muzeu i Artit Bashkëkohor anëtarësohet në rrjete ndërkombëtare

Published

on

Muzeu i Artit Bashkëkohor i Kosovës është anëtarësuar në NEMO dhe Balkan Museum Network, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërkombëtar.

Si institucion i ri publik, muzeu synon promovimin e artit bashkëkohor, edukimin dhe hulumtimin. Ai do të vendoset në ndërtesën “Rilindja” në Prishtinë, e cila pritet të rinovohet.

Anëtarësimi në këto rrjete i hap muzeut mundësi për bashkëpunime dhe zhvillim profesional që në fazat e para.

Continue Reading

Të kërkuara