Ndaj këngëtares shqiptare, Dua Lipa është bërë padi për shkak se ka publikuar në Instagram një fotografi të saj “pa leje” që u realizua nga paparacët.
Sipas dokumenteve të gjykatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ylli ishte fotografuar në aeroport në shkurt të vitit 2019, fotografi të cilën ajo e shpërndau “pa leje apo autorizim”.
Integral Images thotë se Lipa përfitoi nga ajo fotografi, pasi burimi i saj në Instagram vepron si një mjet marketingu për muzikën e saj.
Nga Dua po kërkohet dëshpërblim prej 108 mijë dollarëve. Po ashtu kompania po kërkon një urdhër që e ndalon këngëtaren nga veprimet e mëtejshme të shkeljes si dhe shpenzimet ligjore.
Këngëtarja publikoi fotografinë më 7 shkurt 2019, rreth katër ditë pasi u fotografua.
Integral Images aplikoi për të drejtat e autorit të fotografisë dhe kërkesa u aprovua më 20 shkurt 2021 – pas postimit të Dua Lipës në Instagram – sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.
Nga kompania thonë se Dua “me vetëdije” publikoi fotografinë në rrjete sociale pa leje, dhe synoi që përmes kësaj fotografie të përfitonte./UBTNews
Kanë nisur zyrtarisht xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër “Run”, me regji nga Florist Bajgora dhe producent Andi Bajgora. Projekti është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmi sjell një rrëfim intim, ku një kamerë e zhgroposur nis të mbledhë kujtime të reja. Në mes të skenave me fytyra të lumtura, shfaqet personazhi Selvia me një lajm që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, duke sjellë momentin e fundit të regjistrimit përpara një largimi të dytë.
Filmi synon të sjellë një qasje intime dhe emocionale përmes një narrative të veçantë vizuale, duke u bërë pjesë e skenës së filmit të shkurtër vendor.
Rreth 287 kandidatë janë marrë në konsideratë për Çmimin Nobel për Paqen 2026, prej tyre 208 individë dhe 79 organizata, duke shënuar një rritje të nominimeve dhe emrave të rinj.
Sekretari i Komitetit Norvegjez, Kristian Berg Harpviken, theksoi se lista ndryshon çdo vit dhe vjen në një kohë sfidash globale, por me angazhim të vazhdueshëm për paqe. Ndër emrat e përfolur për nominim është edhe Donald Trump, megjithatë nominimet mbeten sekrete për 50 vjet dhe nuk mund të konfirmohen zyrtarisht.
Fituesi i çmimit do të shpallet më 9 tetor, ndërsa ceremonia e ndarjes do të mbahet më 10 dhjetor.
Hornisti gjerman Felix Klieser e ka cilësuar si të veçantë dhe të paharrueshme përvojën e tij në Kosovë, pas koncertit me Filharmoninë e Kosovës në Prishtinë.
Ai interpretoi vepra të Richard Strauss dhe Joseph Haydn, së bashku me dirigjentin Gregory Charette dhe hornistin Ilir Kodhima. Klieser vlerësoi publikun si “të ngrohtë dhe të mrekullueshëm” dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish në Kosovë.
Koncerti u konsiderua një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike në vend, duke forcuar bashkëpunimin kulturor.
Muzeu i Artit Bashkëkohor i Kosovës është anëtarësuar në NEMO dhe Balkan Museum Network, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërkombëtar.
Si institucion i ri publik, muzeu synon promovimin e artit bashkëkohor, edukimin dhe hulumtimin. Ai do të vendoset në ndërtesën “Rilindja” në Prishtinë, e cila pritet të rinovohet.
Anëtarësimi në këto rrjete i hap muzeut mundësi për bashkëpunime dhe zhvillim profesional që në fazat e para.