Lajmet

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Pakistan

Published

on

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën këtë javë në Pakistan si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Autoritetet raportojnë se përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë zona të vendit.

Lahore, qyteti i dytë më i madh në Pakistan, u përfshi nga përmbytjet e raportuara si më të rënda në më shumë se katër dekada. Shiu i dendur ka shkaktuar edhe rrëshqitje dheu në të gjithë Azinë Jugore gjatë javës së kaluar, duke rezultuar në të paktën 195 viktima dhe rreth 200 persona të zhdukur, veçanërisht në Indinë fqinje.

Zyrtarët e shërbimeve në Punjab, një provincë verilindore e Pakistanit, njoftuan se rekordi 44-vjeçar i reshjeve u thyen në Lahore. Këto reshje të forta kanë shkaktuar përmbytje të rënda dhe shembje të ndërtesave, duke sjellë vdekje dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në Khyber Pakhtunkhwa, një provincë tjetër e prekur rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore, raportohet se 12 fëmijë janë ndër 22 viktimat që humbën jetën në tre ditët e fundit nga shirat e rrëmbyeshëm.

Situate është e vështirë dhe autoritetet presin që kushtet të përkeqësohen edhe më tej në jug të vendit gjatë kësaj jave. Organizatat e ndihmës dhe autoritetet lokale po përpjekin të reagojnë për të minimalizuar dëmet dhe për të ndihmuar të prekurit nga kjo situatë katastrofike./UBTNews/

 

 

 

 

Lajmet

Zogaj: Çdo 48 orë i njëjti dështim, fajtor është partia që i fitoi zgjedhjet

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, tha se vendi po përballet me të njëjtin rezultat çdo 48 orë dhe vlerësoi protestën e shoqërisë civile si një shenjë pozitive.

“Edhe sot në dështimin e radhës po vijmë çdo 48 orë dhe kemi të njëjtin rezultat. Shoqëria civile ka protestë dhe kjo është shenjë e mirë. Fajtori kryesor është partia që ka fituar zgjedhjet dhe nuk ka asnjë përpjekje për të dalë nga kjo situatë”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: I bëj thirrje Kurtit që të reflektojë, Kosova është shumë më e vlefshme sesa egoja e tij

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të 37-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, e quajti situatën tërësisht të papranueshme.

Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për kryeneçësi dhe papërgjegjësi.

“Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij,” theksoi Çitaku, duke kërkuar reflektim urgjent nga partia fituese e zgjedhjeve.

“Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes politikë të subjektit të parë politik. Kjo gjendje është tërësisht e papranueshne. Në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Madje, i dëgjova disa deklarata qesharake se gjoja i kanë numrat për qeveri, por nuk i paskan numrat për kryeparlamentar. Kjo nuk do koment është papërgjegjësi. I bëj thirrje që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij”, shtoi Çitaku.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Edhe vazhdimi i 37-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje bëri sërish përpjekje për krijimin e një komisioni ad-hoc që do të mundësonte votimin e fshehtë, por pa arritur konsensus mes partive politike.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive opozitare – PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe – që të propozojnë kandidatët e tyre për përbërjen e komisionit. Megjithatë, këto subjekte nuk pranuan të marrin pjesë në këtë proces dhe refuzuan të votojnë.

Nga 92 deputetët e pranishëm në sallë, 52 votuan për formimin e komisionit, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Përballë mungesës së përkrahjes së gjerë parlamentare, Dehari vendosi që seanca të ndërpritet. Ai njoftoi se vazhdimi i saj do të mbahet më 22 korrik, në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Situata në Kuvend, shqetësim real

Published

on

By

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pohoi se situata e krijuar në Kuvend është shqetësim real.

Ai deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive.

“Është shqetësim real edhe të gjithë i kanë të drejtat e veta, mundësitë e veta, përgjegjësitë e veta. Unë mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara