Lajmet
Rritet numri i përdoruesve të drogave në Kosovë, dominon mosha e re
Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiNumri i përdoruesve të drogave në Kosovë është rritur në gjashtëmujorin e vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deri në qershor të këtij viti, rreth 89 persona narkotikë janë trajtuar në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ndërkaq, sipas qendrës “Labyrinth” janë rreth mbi 40 mijë përdorues të drogave, ku dominon gjinia mashkullore dhe moshat e reja. Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028.
Drejtori i Klinikës Psikiatrike, Faton Kutllovci thotë se ky vit ka shënuar një rritje në të gjitha çrregullimet psikike, derisa shtoi se në repartin e sëmundjeve të varësisë kryejnë vetëm detoksifikimin.
Në këtë rast, detoksifikimi është procesi i pastrimit të trupit nga droga ose alkooli që një individ ka konsumuar, derisa qëllimi është të menaxhojë në mënyrë të sigurt simptomat e varësisë kur dikush ndalon marrjen e drogës ose alkoolit.
“Viti 2023 ka shënuar një rritje në përgjithësi në të gjitha çrregullimet psikike, duke iu referuar kërkesave për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë, qofshin ato ambulatore por edhe spitalore…Për vitin 2023 në gjashtë mujorin e parë kanë qenë 89 veta, që nëse ndajmë ose përgjysmojmë numrin e përgjithshëm të vitit 2022, kur kanë qenë 148, i bie që kanë shënuar rritje numri i personave që kanë kërkuar trajtim për shkak të abuzimit me substanca psiko aktive në Klinikën e Psikiatrisë, në ndërkohë që ne kemi edhe shërbimin për metadon. Në Klinikën e Psikiatrisë ne kryejmë në repartin e sëmundjeve të varësisë vetëm detoksifikimin, nuk kemi edhe protokole por edhe mundësi trajtimit për shkak të mungesës së hapësirave.Moshat më të prekura janë periudha prej moshës, dikur ka qenë prej 13-18 vjeç, tani ka rënë prej moshës 10 deri 18 vjeçare”, tha Kutllovci.
Kutllovci thotë se ka rënë në sy rritja e numrit të gjinisë femërore që abuzojnë me droga të ndryshme. Ai shton se Klinika e Psikiatrisë është në mungesë të dy psikiatërve që do të angazhoheshin në Repartin e Urgjencës Psikiatrike, derisa potencon se ka nevojë edhe për rritje të numrit të infermierëve.
Ndër të tjera, Kutllovci thotë se për herë të parë në Kosovë do të funksionalizohet reparti me shtretër për fëmije dhe adoleshentë, që sipas tij pritet të përfundoj në muajin nëntor.
Ndërkaq, drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj thotë se janë rreth 40 mijë përdorues të drogave, derisa potencon se rreth 10 mijë prej tyre janë përdorues problematik të drogave.
“Në Kosovë, ne në Labirint mendojmë që janë rreth 40 mijë përdorues të drogave. Rreth 10 mijë prej tyre janë përdorues problematik të drogave. Definicioni i përdoruesve problematik të drogave është për ata persona që përdorin drogë dhe si pasojë e përdorimit të drogës, iu shkaktohen varshmëri si fizike si psiqike.Numri është gjithmonë më i madh i atyre që nuk kërkojnë shërbime mjekësore. Deri më tani janë 2700 e pak persona të regjistruar në bazën tonë…Që të gjithë janë përdorues problematik…Kërkesat e tyre janë të shpeshta që të mos regjistrohen. Marihuana është që më ë shumti përdoret në Kosovë, pastaj vjen kokaina menjëherë pas saj. Në këtë rast numri është në shpejtësi duke u rritur. Brenda tri viteve të fundit është rritur dukshëm, numri i përdoruesve të kokainës”, tha Blakaj.
Blakaj potencon se kokaina është droga më e shtrenjtë, ku grami i saj shkon deri në 80 euro. Ai shton se heroina është rreth 35 euro për gram, ndërsa sipas tij drogat e tjera janë më të lira.
Terapisti, Safet Blakaj vuri në theks se është shumë e nevojshme një strategji e re me një program gjithëpërfshirës kombëtar, për parandalimin e përdorimit të drogave.
Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028.
Përmes një përgjigje me shkrim, MPB-ja njofton se kjo strategji do të jetë e standardizuar me strategjinë e Bashkimit Evropian ( BE) duke ju përshtatur nevojave të vendit tonë dhe është strategjia e katërt me radhë.
“Ministria e Punëve të Brendshme është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028. Kjo strategji do të jetë e standardizuar me strategjinë e Bashkimit Evropian ( BE) duke ju përshtatur nevojave të vendit tonë dhe është strategjia e katërt me radhë. Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka qenë e angazhuar në veprimet e parandalimit, hetimit, përgjimit dhe arrestimit të personave që kryejnë të gjitha format e veprave penale që lidhen me substanca narkotike (drogave). Përgjatë territorit të Republikës së Kosovës, Drejtoria e Drogës ka qenë e vetmja drejtori përgjegjëse për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e substancave narkotike dhe po ashtu në luftën kundër grupeve kriminale”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Ndërkaq, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë arrestuar 102 përdorues të drogës, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë arrestuar 228 persona për këtë vepër.
Lajmet
MINTI -Kontrollon çmimet e karburanteve në Kosovë
Published
5 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) po i ndjek me kujdes çmimet e karburanteve në të gjithë vendin në Kosovë.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut po bën kontrolle të vazhdueshme në terren për të siguruar që çmimet të jenë të drejtë dhe në përputhje me ligjin.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është e përkushtuar, me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg,” thuhet në komunikatë.
Kosova importon karburante, prandaj çmimet ndërkombëtare ndikojnë drejtpërdrejt tek çmimet lokale. Ministria paralajmëron se çdo ndryshim i papritur dhe i pabazuar mund të çojë në masa shtesë, duke përfshirë rregullimin e çmimeve dhe kontrolle të shtuar nga Dogana, Inspektorati dhe Administrata Tatimore.
Qytetarët mund të raportojnë çdo problem në numrin pa pagesë 0800 11000 ose përmes e-mailit [email protected].
Rritja e çmimeve të naftës vjen kryesisht si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, ku ndodhet shumica e prodhimit global të naftës. Sulmet ndaj rafinerive dhe infrastruktures energjetike, si dhe pasiguria për trafikun e naftës në Ngushticën e Hormuzit, kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit. Kjo ka çuar që vendet importuese, përfshirë Kosovën, të përballen me çmime më të larta të derivateve të naftës.
Lajmet
Rreth një mijë kosovarë në Lindjen e Mesme, MPJD: Të gjithë në gjendje të mirë
Published
6 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Në vendet e Lindjes së Mesme aktualisht ndodhen 963 shtetas të Kosovës dhe, sipas të dhënave zyrtare, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se informacionet janë siguruar përmes misioneve diplomatike dhe se institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët për të përcjellë situatën dhe për të ofruar mbështetje sipas nevojës.
Sipas shifrave të fundit, në Izraeli ndodhen 21 kosovarë, në Arabia Saudite 331, në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 rezidentë dhe 70 turistë, në Katari 75, në Kuvajti rreth 60, në Bahreini 4 dhe në Omani 2.
Ministria bëri të ditur se po punon me autoritetet përkatëse për të siguruar opsione të mundshme evakuimi nëse situata e kërkon. Aktualisht, kufiri tokësor mes Emirateve dhe Omanit mbetet i hapur, ndërsa ekzistojnë edhe disa linja fluturimi nga Rijadi dhe Xheda.
Megjithatë, autoritetet vendore në rajon rekomandojnë që të shmangen udhëtimet deri në stabilizimin e plotë të situatës së sigurisë. MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të mbajnë kontakte të rregullta me përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Lajmet
Osmani: Lidhja Kosovë–Shqipëri është e natyrshme dhe e pathyeshme
Published
6 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Osmani ka theksuar se lidhja mes Kosova dhe Shqipëria është e natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme, duke e cilësuar bashkëpunimin mes dy shteteve si themelor për të ardhmen e përbashkët.
Sipas saj, uniteti përbën forcë, ndërsa koordinimi i vazhdueshëm është garanci për përballimin e sfidave. Ajo ka nënvizuar se vizioni i përbashkët i dy vendeve mbetet paqja, stabiliteti dhe orientimi euroatlantik.
“Uniteti ynë është forcë, koordinimi ynë është garanci, ndërsa vizioni ynë është paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e përbashkët euroatlantike”, shkruan Osmani.
Në mesazhin e saj, presidentja ka theksuar se në kohë sfidash globale, qëndrimi i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë është element kyç për sigurinë dhe forcën e të dy shteteve.
Lajmet
Kurti dhe Peleshi bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri
Published
7 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Takimi u mbajt në përvjetorin e Kuvendi i Lezhës, ngjarje historike që simbolizon bashkimin e princërve shqiptarë në vitin 1444.
Në këtë frymë, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e unitetit politik dhe institucional ndërmjet Kosova dhe Shqipëria.
“U vlerësua se Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të një populli, ndajnë aspirata të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve demokratike dhe integrim euroatlantik”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Zyrës se Kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar për rritjen e koordinimit në arenën ndërkombëtare, si dhe për hapa konkretë në avancimin e proceseve integruese drejt Bashkimi Evropian.
Të dy palët kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të demokracisë.
Kurti ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria e mbështesin njëra-tjetrën në proceset shtetformuese dhe integruese, duke i konsideruar sukseset si të përbashkëta. Ai ka nënvizuar se perspektiva evropiane e qytetarëve të të dy vendeve mbetet objektiv i përbashkët.
Në fund të takimit, është ritheksuar se partneriteti strategjik ndërmjet dy shteteve shqiptare përbën një element të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 2 mars, në vitet 1993-1999
MINTI -Kontrollon çmimet e karburanteve në Kosovë
Nuk ka prova për dëmtime në objektet bërthamore të Iranit, thotë IAEA, por Teherani pretendon të kundërtën
Rreth një mijë kosovarë në Lindjen e Mesme, MPJD: Të gjithë në gjendje të mirë
Osmani: Lidhja Kosovë–Shqipëri është e natyrshme dhe e pathyeshme
Kurti dhe Peleshi bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri
Abdixhiku: LDK nuk përjashton askënd për president, por kërkon konsensus para garës
UBT përfaqësohet në Konferencë Ndërkombëtare Shkencore në Sevilla, Spanjë
Arabia Saudite me njoftim urgjent për shtetasit kosovarë dhe të huaj pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
