Kulturë

Rikthehet Festivali më i madh i shqiptarëve në Zvicër

Published

on

Në vitin 2019 në Zvicër u mbajt festivali “Alba Festival”, një nga ngjarjet muzikore më të suksesshme në diasporë. Pas lehtësimit të masave të pandemisë Covid-19, ky event do të rikthehet, kësaj radhe edhe më fuqishëm.

Festivali do të mbahet në Zyrih, me datat 4 dhe 5 shtator, derisa përgatitjet për këtë spektakël në qiell të hapur, thuajse kanë përfunduar.

Edhe këtë edicion, prezantuese do të jetë një nga femrat më të suksesshme në botën e modës në Zvicër, Mimoza Lekaj, e cila ka dhënë detaje në lidhje me programin dhe mbarëvajtjen e këtij viti.

Ajo në emisionin N’NEJË ka thënë se tashmë janë disa emra të famshëm, që kanë konfirmuar që do të jenë pjesëmarrës, duke zbuluar kështu disa prej tyre. “Konfirmimet tashmë janë parë edhe në faqen tonë zyrtare në Instagram. Po ashtu edhe të gjitha informacionet e tjera, ku jemi mundu t’i bëjmë në disa gjuhë, ku çdo dy – tri ditë tregojmë për ndonjë artist të ri”, ka thënë ajo.

Interesim sipas saj kanë shprehur nga të gjitha vendet e botës, deri nga Amerika e largët. Pasi që edicioni i parë ka pasur bujë shumë të madhe, me 20 mijë pjesëmarrës. “Ma special këtë vit do të jetë, pasi që dy vite s’kemi pas mundësi ta bëjmë për shkak të pandemisë. Dhe jam e bindur që do të kënaqemi së bashku, pasi është festivali i parë pas pandemisë në Zvicër. Veç konfirmimit të Ledri Vulës dhe Orhidea Latifit – Kida, gjithashtu po e zbuloj se do të jetë edhe grupi Elita 5, por edhe shumë emra të tjerë të njohur nga muzika”, tregoi Lekaj./ rtk.live

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara