Lajmet

Rënie e lehtë e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Dje u regjistruan gjashtë raste të reja me COVID-19.

Published

on

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 37. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 836 mijë e 166 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 311 qytetarë.

Deri më sot 824 mijë e 692 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 186 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 787 persona.

Lajmet

​FFK ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshje Rumani-Kosovë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen Rumania – Kosova se është përcaktuar pikëtakimi zyrtar për nisjen e organizuar drejt stadiumit.

Vendtakimi do të jetë në rrugën Major Coravu, në orën 20:30 (sipas kohës lokale në Bukuresht) nga ku tifozët do të nisen në mënyrë të koordinuar nën përcjelljen e organeve të rendit deri te stadiumi, teksa ndeshja fillon në orën 21:45 (sipas kohës lokale në Bukuresht) Ky vendtakim është i vlefshëm për të gjithë tifozët, pavarësisht nëse posedojnë bileta për tribunën veriore apo Kategorinë 1.

Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij organizimi, FFK u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga organizatorët dhe autoritetet e rendit.

Continue Reading

Lajmet

Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut caktojnë ditën për mbledhjen e përbashkët

Published

on

By

Mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet të hënën në Prishtinë. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje për mbledhjen e përbashkët, përveç që ka njoftuar se kjo ngjarje do të mbahet më 18 nëntor 2024.

Ndërsa, mësohet se aty pritet të nënshkruhen disa memorandume bashkëpunimi.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2021, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për herë të parë kanë mbajtur mbledhje të përbashkët ndërmjet dy qeverive. Në Shkup, dy kabinetet qeveritare patën nënshkruar 11 marrëveshje, të cilat u konsideruan të rëndësishme për bashkëpunim në shumë fusha.

E nikoqiri i takimit në atë kohë ka qenë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës i reagon ashpër MKRS-së, dëmtoi hapësirat afër Teatrit Kombëtar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës, pasi pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjës.

Sipas reagimit, për më tepër, Ministria e Kulturës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, pa marrë asnjë ekspertizë paraprake ose analizë të ndikimit mjedisor përpara fillimit të punimeve.

Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar veprime të tilla dhe për të kompensuar dëmet që janë shkaktuar”, thuhet në reagim.

Continue Reading

Lajmet

BE-ja ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës

Published

on

By

Në Bashkimin Evropian vazhdojnë të thonë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, janë të përkohshme dhe se ato mund të hiqen, varësisht veprimeve në terren. Për heqjen e masave, sipas zyrtarëve në Komisionin Evropian, është i nevojshëm pajtimi i të gjitha shteteve anëtare.

Kështu tha më 15 nëntor zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano.

Përgjigja është sikurse herën e fundit. Çështja është duke u shqyrtuar në Këshill dhe do të vendoset nga vendet anëtare pa marrë parasysh se kur do të nisin mandatin institucionet e reja”, u përgjigj Stano në pyetjen se a do të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Evropian apo do të pritet përbërja e Komisionit të ri.

Fati i rekomandimit që ka bërë përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, për heqjen e masave ndaj Kosovës mbetet i paqartë edhe pse për këtë po bisedohet vazhdimisht në grupet punuese të BE-së, ku marrin pjesë vendet anëtare.

Nuk ka ndryshim në këtë drejtim”, tha një diplomat i BE-së për Radion Evropa e Lirë.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, në diskutimet e fundit për këtë temë, shumica e shteteve anëtare kanë qenë në favor të heqjes së masave, askush nuk ka qenë në mënyrë të prerë kundër heqjes së tyre, por ka pasur dallime rreth asaj se si dhe kur do të bëhet një gjë e tillë.

BE-ja vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës vitin e kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Një grup i vendeve anëtare, sipas burimeve diplomatike, ka kërkuar që të hiqen menjëherë të gjitha masat. Ndërkaq, një grup tjetër ka kërkuar që BE-ja të ketë qasje më të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas këtij grupi, mbajtja në fuqi e masave ndaj vetëm njërës palë nuk është qasja e duhur. Ky grup ka tërhequr vërejtjen se edhe Serbia nuk ka bërë asgjë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Në shtator, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan në Banjskë u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se ka gisht në të. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit. Ai është i përfshirë në aktakuzën e ngritur nga Kosova ndaj dhjetëra personave. Kosova i ka kërkuar Serbisë që ta ekstradojë Radoiçiqin, teksa BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.

Burimet në BE thanë se është edhe një grup shtetesh që ka thënë se “në këtë moment do të ishte kundërproduktive që të hiqen të gjitha masat, duke pasur parasysh se autoritetet e Kosovës kanë vazhduar të ndërmarrin masa të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri”.

Burimet diplomatike i thanë Radios Evropa e Lirë se prej kur Borrell u ka rekomanduar vendeve anëtare që të heqin masat, shtetet e bllokut po vazhdojnë të bisedojnë për këtë çështje, por nuk po lëvizjen drejt heqjes së masave, qoftë në mënyrë graduale. Këto burime kanë thënë se në rrethana të tilla është e mundshme vetëm heqja graduale e disa masave, por jo e të gjithave. Por, as për heqjen graduale të masave nuk ka akoma ndonjë vendim. Këto burimet pohojnë se as Komisioni Evropian nuk është shumë i interesuar për heqjen e masave. Komisioni Evropian në Raportin e fundit të Progresit për Kosovën ka konstatuar se Kosova ka vazhduar të ndërmarrë veprime të njëanshme në veri të cilat ndikojnë në rritjen e tensioneve.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka ndërmarrë disa veprime në veri, që janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar. Ekzekutivi kosovar ka ndaluar përdorimin e dinarit serb, ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucione paralele dhe ka shprehur synimin që të hapë për qarkullim të trafikut urën mbi lumin Ibër, për çfarë është kritikuar se rrezikon trazira dhe destabilitet./REL/

Continue Reading

Të kërkuara