Aktualitet

Rama: Ndryshojmë rajonin me Ballkanin e Hapur, jemi baza politike e ShBA

Edi Rama tha se shteti shqiptar nuk do të kishte të arriturat e sotme pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Published

on

Ky vit shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngjarje e përkujtuar në një sërë eventesh, përgjatë këtyre muajve, që nga nisja e vitit.

Nën logon “ 100 – Së bashku krah për krah”, e cila simbolizon miqësinë mes popullit amerikan dhe atij shqiptar, u kremtua sot në Tiranë, 100-vjetori i lidhjes jetike së miqësisë dhe partneritetit, që siç u tha, kaloi përmes një historie të trazuar nga perdja e hekurt, për t’u rikthyer me e fortë se kurrë.

Në këtë ngjarje ku morën pjesë krerët e shtetit shqiptar u përmend dhe Kosova dhe roli i pazëvendësueshëm i Shteteve të Bashkuara në çlirimin dhe pavarësinë e vendit. Ndërsa kryeministri Edi Rama, tha seShqipëria është baza politike e SHBA në rajon ndërsa me Ballkanin e Hapur do të ndryshojnë rajonin.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se këto 100 vite konfirmojnë vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin, në kohë të vështira e të mira, në momente kyçe të historisë, në sfida të sigurisë e paqes në rajon dhe në botë.

Falë mbështetjes bujare dhe pa asnjë rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptarët sot janë një faktor me rëndësi gjeopolitike në Ballkan. Mbështetja e SHBA është e paçmuar për çështjen tonë kombëtare. Me të njëjtat principe dhe me të njëjtën vendosmëri me të cilën u mbështet Shqipëria 100 vjet më parë, u mbështet edhe Kosova për shpalljen e pavarësisë. Jam besimplotë se Shqipëria dhe Amerika do të vijojnë të jenë miq dhe partnerë të palëkundur të progresit. Partneriteti i ngushtë strategjik me SHBA-të do të gjejë hapësira të reja, ndërsa miqësia dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të zhvilluara në këto 100 vite, do të vijojnë të forcohen dhe përmirësohen edhe në qindra mijëra vitet e ardhshme”, deklaroi Begaj.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama deklaroi se në Shqipëri nuk ka forca anti-amerikane apo anti-amerikane por vetëm garë se kush e do Shqipërinë më shumë. Ai tha se shteti shqiptar nuk do të kishte të arriturat e sotme pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria sot nuk do ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit, por më shumë se kaq, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria sot nuk do ishte në gjendje të përballej me të keqen dhe me të shkuarën, e cila vazhdon të jetë pjesë e përpjekjes sonë të përditshme, e cila vazhdon të rishfaqet përpara nesh në forma nga më të ndryshmet, që nga rezistenca ndaj ndryshimit dhe rezistenca ndaj krijimit të kushteve që në këtë vend të ketë drejtësi të drejtë për të gjithë e deri tek hijet e të shkuarës më të errët komuniste që ne mendojmë se i ka tretur e kaluara por që prapë, pa prit e pa kujtuar, na dalin përpara”, tha Rama.

Rama tha se Shqipëria është baza politike e Shteteve të Bashkuara në rajon dhe do të shfrytëzojnë këtë marrëdhënie për të ndryshuar rajonin.

Këtu Rama përmendi edhe Ballkanin e Hapur për të cilin u shpreh se është projekt i dakorduar plotësisht me Shtetet e Bashkuara.

Dhe ne jemi jashtëzakonisht të privilegjuar dhe unë jam shumë besimplotë që falë kësaj marrëdhënieje ne do ta ndryshojmë rajonin. Do ta ndryshojmë rajonin një herë e përgjithmonë. Natyrisht që, do të vazhdojmë të përballemi me forca që duan ta mbrojnë edhe Ballkanin, edhe Kosovën nga çartja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ne do ta ndryshojmë rajonin dhe me Ballkanin e Hapur që është një projekt 100% i dakordësuar dhe 100% i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të bëjmë të mundur që e shkuara e cila vazhdon të jetë kërcënim edhe sot, është e vërtetë, të mos jetë më kurrë kërcenim për Ballkanin, por të jetë vetëm një thesar dijesh dhe mësimesh për sesi historia nuk duhet të përsëritet”, vijoi Rama.

Ndërsa ambasadorja e ShBA-së Shqipëri, Yuri Kim tha se më 28 korrik 1922, Shqipëria dhe Amerika ndezën një pishtar të shenjtë që është përcjellë ndër breza e që u ruajt nga shqiptarët edhe gjatë ditëve të errëta të komunizmit.

Kim shtoi se shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, por Shtetet e Bashkuara kurrë nuk janë lëkundur nga besimi për një Shqipëri të pavarur dhe sovrane.

Ne kurrë nuk jemi lëkundur nga të besuarit në ju. Ne kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin që kemi në miqësinë tonë. Ne ishim krenar kur ju mbështetem kur ju shkëputët vargonjtë e komunizmit në vitin 1991. Krenarë që mbështetëm aplikimin tuaj për t’u anëtarësuar në NATO në vitin 2001. Krenarë që ndoqëm udhëheqjen tuaj në krye të OSBE-së në vitin 2020. Krenar që ne ju pritëm si partner si anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në janar të këtij viti. Krenarë të festojmë me ju këtë muaj ndërsa ju filluat zyrtarisht negociatat për të zënë vendin tuaj të merituar si një komb i begatë dhe demokratik brenda familjes evropiane”, tha Kim.

Në këtë ngjarje me një mesazh iu drejtua edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden si dhe ish-presidenti George Bush, i cili është presidenti i parë amerikan në detyrë që ka vizituar Shqipërinë.

Si sot një shekull më parë, më 28 korrik të vitit 1922, në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë mbërriti dokumenti zyrtar që njoftonte qeverinë shqiptare se ShBA-të e njohin qeverinë shqiptare dhe se Maxwell Blake emërohet ambasadori i parë në Shqipëri.

Lajmet

UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës

Published

on

By

Fakulteti i Arkitekturës në UBT, i njohur për standardet e larta akademike dhe qasjen inovative, ka bërë një hap të madh drejt fuqizimit të studentëve të tij duke nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU) me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK).

Ky partneritet strategjik synon të forcojë lidhjen mes edukimit akademik që ofron UBT dhe kërkesave rigoroze të tregut profesional. Përmes kësaj kornize, studentët e UBT-së do të kenë një qasje më të drejtpërdrejtë në proceset e integrimit profesional dhe avancimin e standardeve etike e bashkëkohore në fushën e arkitekturës.

Marrëveshja e nënshkruar krijon një platformë afatgjatë që do të fokusohet në disa shtylla kryesore; avancimi i standardeve profesionale në arkitekturë; përgatitja e studentëve për tregun profesional dhe proceset e integrimit në profesion; shkëmbimi i njohurive dhe përvojës ndërmjet akademisë dhe profesionit; organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe profesionale; bashkëpunimi në zhvillimin e aktiviteteve që kontribuojnë në edukimin profesional të vazhdueshëm (EVP).

Për Fakultetin e Arkitekturës në UBT, kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’u ofruar studentëve jo vetëm dije teorike, por edhe mundësi konkrete për t’u bërë pjesë e elitës profesionale.

Bashkëpunimi me OARK-në shërben si një platformë që nxit zhvillimin e arkitekturës moderne në vend, duke i dhënë zë gjeneratave të reja të arkitektëve.

Oda e Arkitektëve, gjithashtu shpreh gatishmërinë që përmes këtij partneriteti me UBT-në, të kontribuojë në ndërtimin e një profesioni të fortë dhe bashkëkohor, duke siguruar që dija akademike të përkthehet në zgjidhje praktike për mjedisin e ndërtuar në Republikën e Kosovës.

 

Continue Reading

Aktualitet

Irani sfidon Trumpin: Nuk ka tërheqje para kërcënimeve

Published

on

By

Irani nuk dha asnjë shenjë se do të pranonte ultimatumin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për të hapur Ngushticën e Hormuzit deri në fund të së martës, ose në të kundërt do të përballej me bombardimin e infrastrukturës civile – në atë që do të ishte përshkallëzimi më i madh i luftës deri më tani.

Ndërsa ora po troket drejt afatit të Trump-it për të lëshuar “ferrin”, sulmet mbi Iran u intensifikuan gjatë gjithë ditës. Sipas mediave iraniane, u goditën urat hekurudhore dhe rrugore, një aeroport dhe një fabrikë petrokimike, si dhe u këputën linjat e energjisë elektrike.

Irani u përgjigj duke deklaruar se nuk do të përmbahet më nga goditja e infrastrukturës së fqinjëve të tij në Gjirin Persik. Ata pretenduan se kanë kryer sulme të reja mbi një anije në Gji dhe mbi objekte industriale saudite që kanë lidhje me firmat amerikane.

Një burim i lartë iranian i tha agjencisë Reuters se Teherani kishte refuzuar një propozim për një armëpushim të përkohshëm, të përcjellë përmes ndërmjetësve. Sipas këtij burimi, bisedimet për një paqe të qëndrueshme mund të fillojnë vetëm pasi SHBA dhe Izraeli të ndalojnë sulmet, të japin garanci se nuk do t’i rinisin ato dhe të ofrojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

Gjithashtu, burimi shtoi në kushte anonimiteti se çdo marrëveshje e ardhshme duhet ta lërë Iranin në kontroll të ngushticës, duke u vendosur tarifa anijeve që kalojnë përmes saj.

Trump i ka dhënë Iranit afat deri në orën 20:00 (sipas kohës në Uashington) për t’i dhënë fund bllokadës së naftës në Gji, duke thënë se përndryshe do të shkatërrojë çdo urë dhe çdo termocentral në Iran brenda katër orëve. Irani thotë se do të hakmerret kundër infrastrukturës së aleatëve të SHBA-së në Gji, qytetet shkretinore të të cilëve do të bëheshin të pajtueshme pa energji apo ujë.

Megjithatë, pavarësisht intensifikimit të sulmeve në terren dhe retorikës së ashpër nga të dyja palët, tregjet globale mbetën kryesisht të “ngrira”, në pritje për të parë nëse Trump do t’i shkojë deri në fund kërcënimeve të tij apo do t’i tërheqë ato siç ka bërë në të kaluarën. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

Një muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për A.D., ish-pjesëtar i MPB-së së Serbisë, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Kaçanikut gjatë marsit të vitit 1999.

Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari në bashkëkryerje me forcat serbe mori pjesë në dëbimin e dhunshëm të banorëve të fshatit Ivajë dhe djegien e shtëpive të tyre. Ai gjithashtu akuzohet për torturimin brutal dhe trajtimin çnjerëzor të 13 civilëve shqiptarë brenda stacionit policor në Kaçanik.

Ndërsa autoritetet në Serbi e kanë cilësuar arrestimin si “politik”, drejtësia në Kosovë ka intensifikuar kohët e fundit ndjekjen e krimeve të luftës, ku vetëm gjatë muajit mars u dënuan dy ish-pjesëtarë të tjerë të forcave serbe me 15 dhe 7 vite burgim. Prej përfundimit të luftës, ku u vranë mbi 13 mijë civilë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

Continue Reading

Sport

Bayern Munich arrin kuotën e 100 golave, thyen çdo rekord në Evropë

Published

on

By

Bayern Munich ka konfirmuar dominimin e tij absolut në Bundesliga, duke u bërë skuadra e parë në pesë ligat kryesore evropiane që arrin shifrën prej 100 golave të shënuar këtë sezon.

Gjigantët bavarezë tashmë ndodhen vetëm një gol larg barazimit të rekordit historik të golave në kampionatin gjerman, duke lënë pas me diferencë të madhe rivalët e tyre në kontinent.

Diferenca me ndjekësit në Evropë

Edhe pse skuadra si Barcelona dhe Interi po kalojnë një sezon të mirë, distanca me liderët gjermanë mbetet e konsiderueshme. Barcelona renditet në vendin e dytë me 80 gola në La Liga, plot 20 gola më pak se Bayerni, ndërsa Interi plotëson podiumin me 71 gola në Serie A.

Renditja e skuadrave më produktive në 5 ligat kryesore (2025/26):

  • 100 gola – Bayern Munich
  • 80 gola – Barcelona
  • 71 gola – Inter
  • 64 gola – Real Madrid
  • 61 gola – Arsenal & PSG
  • 60 gola – Man. City & B. Dortmund
  • 58 gola – Bayer Leverkusen
  • 56 gola – Man. United & Stuttgart

Me këtë ritëm të frikshëm, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany dhe e udhëhequr në sulm nga Harry Kane, mbetet favoriti kryesor për të thyer çdo rekord të mundshëm deri në përfundim të kampionatit, duke e bërë garën për “sulmin më të mirë” thuajse të mbyllur.

Continue Reading

Të kërkuara