Lajmet

Putini flet për rritjen e antisemitizmit, islamofobisë dhe rusofobisë

Published

on

Presidenti rus u pyet për antisemitizmin në rritje “në Rusi dhe në mbarë botën”.

Duke shtuar “rusofobinë” dhe islamofobinë në përgjigjen e tij, Putin thotë: “Është e vërtetë që këto tendenca janë në rritje”.

“Unë besoj se populli po përjeton disa lloje të padrejtësive.

“Hidhini një sy Gazës, në të gjithë botën islame ka pasur një reagim të caktuar dhe për këtë arsye ka pasur një rritje të numrit të njerëzve që janë mjaft radikalë.

Nuk ka asgjë të mirë në këtë, por kjo është rezultat i një politike të disa elitave.

Ky është rezultat i mungesës së drejtësisë për çështjen palestineze për dekada, reagimit të botës islame dhe rrjedhimisht rritjes së fobive të caktuara”.

Putin thotë se vlerat tradicionale ruse ruajnë marrëdhëniet midis etnive dhe feve të ndryshme./UBTNews/

Lajmet

Albin Kurti pritet nga Edi Rama në Samitin për Planin e Rritjes

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tashmë ka arritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”, i cili do mbahet në Shqipëri.

Kurti u prit zyrtarisht nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Brigadave, ku po mirëpriten liderët dhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëese.

Samiti, i fokusuar në procesin e integrimit evropian dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në rajon, mbledh në Tiranë figura kryesore politike të Ballkanit Perëndimor.

Samiti ka nisur në orën 09:30, ku pritet që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mbajë fjalën hapëse përpara se punimet të vijojnë me sesionet e planifikuara.

Continue Reading

Lajmet

​Terry: Ëndrra ime është të drejtoj Chelsean

Published

on

John Terry, një nga figurat më të mëdha në historinë e Chelseat, e i cili ka folur hapur për të ardhmen e tij në futboll dhe ëndrrën që të bëhet trajner i klubit londinez.

Në një intervistë ekskluzive për “Livesport Daily”, Terry tha se pas katër vitesh larg stolit të trajnerit, ndoshta koha e tij për t’u rikthyer në menaxhim ka kaluar.

Terry kujtoi periudhën e tij trevjeçare si trajner ndihmës tek Aston Villa, ku ndihmoi klubin të rikthehej në Premier League. Më pas, ai kërkoi vazhdimisht një post drejtues, por asnjë mundësi nuk u konkretizua.

“Kam kërkuar për dy-tre vjet një rol si trajner apo menaxher, por nuk munda ta gjej. Tani ndjehem sikur ndoshta jam larguar shumë gjatë,” tha ai.

I rikthyer së fundmi në Chelsea vetëm në një rol të analizës së videove, Terry pranoi se ambicia e tij e madhe, drejtimi i Chelseat, sot duket shumë pak e realizueshme.

“Ëndrra ime është të menaxhoj Chelsean. Por pa gjithë pjesën tjetër të punës, kjo ndoshta nuk bëhet realitet.”

Terry foli edhe për momentin e veçantë të triumfit në Champions League më 2012, ku ai ishte i pezulluar për finalen, por u kujtua botërisht për “full kit”-in e tij gjatë festimeve.

“Për mua, momenti më i mirë te Chelsea është një ndeshje ku nuk kam luajtur, finalja e 2012-s. E dinim sa shumë e donte klubi atë trofe.”/S.K/KP/Livesport/

Continue Reading

Lajmet

​Dy shtetas të Turqisë arrestohen në Prishtinë për falsifikim parash dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia ka arrestuar dy shtetas të Turqisë në Prishtinë, të dyshuar se kanë kryer disa vepra penale në bashkëveprim, përfshirë falsifikim dokumentesh, falsifikim parash dhe mbajtje të paautorizuar të armës. Arrestimet janë kryer më 20 nëntor 2025, rreth orës 09:45.

Gjatë kontrollit të kryer në dy lokacione të ndryshme, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme provash. Në listën e materialeve të konfiskuara përfshihen gjashtë vula me përmbajtje të ndryshme, një armë zjarri, dokumente të dyshuara si falsifikime, katër telefona, një USB, dy llaptopë, si dhe kartëmonedha e monedha të ndryshme.

Në lidhje me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitar, po ashtu shtetas të Turqisë. Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim i kanë kryer veprat penale të lartcekura. Gjatë kontrollit në dy lokacione, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar : gjashtë vula me përmbajtje të ndryshme, një armë zjarri, dokumente të ndryshme falsifikuese, katër telefona, një USB, dy llap-top, si dhe kartëmonedha dhe monedha të ndryshme. Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitar meshkuj shtetas të Turqisë . Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

“BE të jetë e barabartë”, eurodeputeti: Të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në BE

Published

on

By

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten rikonfirmoi mbështetjen e tij për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Europian.

Në dhjetor të vitit 2022 Kosova aplikoi zyrtarisht për pranim në Bashkimin Europian gjatë Presidencës Çeke, por asnjë hap nuk është ndërmarr për shqyrtimin e saj.

Eurodeputeti Reuten deklaroi për A2 CNN tha se nuk ka asnjë justifikim që aplikimi i Kosovës të mbetet kaq gjatë në sirtar.

Një nga hapat e rëndësishëm është që aplikimi i Kosovës për anëtarësim më në fund të vihet në proces. Nuk e përballoj dot faktin që ka mbetur në sirtar kaq gjatë. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për këtë. Ne mund ta vazhdojmë procesin, pavarësisht se disa shtete anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën. Kjo është e vërtetë, por megjithatë mund të ecim përpara me shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim”, shprehet Thijs Reuten.

Reuten u shpreh optimist edhe për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës tashmë që në komunat veriore pritet të kthehen kryetarët serbë.

Tani që zgjedhjet lokale kanë përfunduar, së pari duhet të hiqen masat ndaj Kosovës. Sipas meje, ato s’duhej të ishin vendosur fare dhe duhej të ishin hequr prej kohësh. Por tani që shumë shpejt do të kemi kryetarë të rinj komunash që marrin detyrën në komunat përkatëse, mendoj se ky është momenti që Komisioni dhe vendet anëtare t’i heqin sanksionet”, deklaron eurodeputeti.

Në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, eurodeputeti holandez, pjesë e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, shpreson që procesi të marr një drejtim të ri.

Për dialogun, është e qartë se nevojitet një momentum i ri. Nuk mund të vazhdojmë me rutinën e viteve të fundit. Shpresoj që Komisionerja Kos, edhe në këtë drejtim, të ndërmarrë hapa përpara dhe që me ndërmjetësin e ri të dialogut [Peter Sorensen] të ndryshojë procesi dhe të zgjidhet lidhja e tepruar që i është bërë progresit drejt anëtarësimit, sepse kjo jep shumë hapësirë për bllokime si për Serbinë, por sidomos për Kosovën që të ecë përpara drejt statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimit”, tha ai.

Reuten mendon se dialogu nuk duhet të kthehet në pengesë për avancimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Europian, duke i kërkuar ndërmjetësuesit të këtij procesi të jetë i barabartë.

Bashkimi Evropian duhet të jetë strikt dhe i barabartë në qasjen ndaj të dy vendeve, gjë që s’ka ndodhur. Ka pasur një qasje të pabalancuar. Megjithatë, ajo që na duhet nga të gjithë, edhe nga pala e Kosovës, është ta mbyllim këtë kapitull dhe të angazhohemi realisht për të bërë hapa përpara. Por që kjo të ndodhë, BE-ja duhet të jetë e qartë për atë që kërkon nga ky proces dhe të mos e lidhë kaq ngushtë me progresin në rrugën e anëtarësimit”, shprehet Thijs Reuten.

Kosova prej kohësh kërkon që aplikimi i saj të shqyrtohet, t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, por këto kërkesa nuk janë marr parasysh./KP

Continue Reading

Të kërkuara