Lajmet nga UBT

Profesori Dr. Gregor Schmitz nga Universiteti i Konstanz-it dhe Drejtor i Qendrës Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor viziton UBT-në

Published

on

UBT mirëpriti Profesorin Dr. Gregor Schmitz, pedagog në Universitetin prestigjioz të Konstanz-it dhe njëkohësisht Drejtor i Qendrës Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor – një organizatë që vepron paralelisht në Kosovë dhe në Gjermani dhe që ka për qëllim avancimin e dijeve dhe praktikave për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe institucional në temat që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri dhe të ardhmen e gjeneratave të reja.

Qëllimi kryesor i vizitës ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, promovimit të edukimit ekologjik dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm.

Në këtë kuadër, Profesori Schmitz prezantoi aktivitetet e tij të shumta akademike dhe kërkimore që përfshijnë studime ndërdisiplinare mbi mjedisin, ndryshimet klimatike, politikat mjedisore dhe edukimin ekologjik në nivel evropian dhe rajonal.

Ai zhvilloi një sërë takimesh me studentët dhe stafin akademik të programeve të Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit, si dhe të Shkencave të Ushqimit, ku ndau përvojat e tij në fushën e kërkimeve shkencore, aplikimin e modeleve të gjelbra të zhvillimit dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit publik për çështjet ekologjike. Studentët patën mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me Profesorin Schmitz dhe të mësojnë nga përvojat ndërkombëtare të aplikuara në vende si Gjermania dhe Zvicra.

Gjatë takimeve me përfaqësues të institucioneve akademike dhe kërkimore të UBT-së, u diskutuan iniciativa konkrete për realizimin e projekteve të përbashkëta ndërkombëtare, shkëmbime të stafit dhe studentëve, organizimin e konferencave dhe seminareve me fokus në temat mjedisore, si dhe për integrimin e qasjes së qëndrueshme në kurrikulat e studimit.

UBT do të vazhdojë të angazhohet fuqishëm në ndërtimin e partneriteteve me universitete dhe organizata prestigjioze nga e gjithë bota, me qëllim të përbashkët: ruajtjen e mjedisit dhe krijimin e një të ardhmeje më të gjelbër për të gjithë.

Aktualitet

Programi i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në nivelin Master në UBT përgatit arkitektët e së ardhmes

Published

on

UBT, përmes Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, ofron një program studimor të avancuar në nivelin master, i cili ka për qëllim të përgatisë arkitektë të aftë për të identifikuar dhe analizuar problemet arkitektonike, për të hartuar e zhvilluar projekte profesionale dhe për të ofruar shërbime cilësore për komunitetin, gjithmonë duke marrë parasysh aspektet shoqërore dhe mjedisore.

Ky program shquhet për qasjen e tij interdisiplinare, duke i pajisur studentët me aftësi të komunikimit, punës ekipore dhe individuale, si dhe me mundësinë për të transferuar dhe kontekstualizuar kompetencat e tyre në fusha të ndryshme të tregut të punës.

Struktura e programit

Programi zgjat dy vjet (katër semestra) dhe përfshin një kombinim të lëndëve teorike, studio praktike dhe projekte kërkimore.

Dy semestrat e parë fokusohen në dizajnin arkitektonik të avancuar, planifikimin urban, restaurimin e trashëgimisë dhe aspektet ligjore të projektimit.

Viti i dytë përfshin lëndë mbi planifikimin hapësinor evropian, infrastrukturën, peizazhin, efiçiencën energjetike dhe metodat e hulumtimit.

Semestri i katërt përmbyllet me një projekt kërkimor dhe tezën e diplomës.

Kjo qasje siguron që studentët të kuptojnë jo vetëm teknikat e projektimit dhe aspektet inxhinierike, por edhe të vlerësojnë ndikimin social, ekonomik dhe hapësinor të mjedisit përmes planifikimit urban dhe arkitektonik.

Rezultatet e të mësuarit

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të jenë të aftë të:

  • Kuptojnë dhe aplikojnë teknikat e projektimit, planifikimit dhe aspektet inxhinierike të projekteve.
  • Vlerësojnë dimensionet sociale, ekonomike e mjedisore të arkitekturës.
  • Komunikojnë profesionalisht me audienca të ndryshme dhe ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet e ndërtimit.
  • Kontribuojnë në kërkime shkencore dhe të vlerësojnë vlerat arkitektonike e urbanistike.

Përvoja studentore dhe karriera

Përveç mësimdhënies, studentët e arkitekturës në UBT përfitojnë nga:

  • Qendra e Karrierës, e cila i lidh me industrinë përmes praktikave profesionale dhe panaireve të punës.
  • Certifikime dhe trajnime shtesë, të cilat rrisin konkurrueshmërinë e tyre në treg.
  • Organizatat studentore, që u japin zë në vendimmarrje dhe u mundësojnë një përvojë të plotë akademike dhe sociale.

Perspektiva profesionale

Të diplomuarit e këtij programi gjejnë mundësi të shumta punësimi në:

  • Firma konsulente të arkitekturës dhe inxhinierisë
  • Institucione publike e private të ndërtimit dhe planifikimit
  • Organizata kombëtare e ndërkombëtare të zhvillimit
  • Institucione akademike dhe kërkimore

UBT thekson se ky program është ndërtuar për të përgatitur arkitektët dhe planifikuesit hapësinorë të së ardhmes, të cilët do të jenë të aftë të përballen me sfidat e zhvillimit urban dhe mjedisor, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe rajonit.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

UBT: Programi i vetëm i Studimeve të Sigurisë në Kosovë, edhe pak vende të lira për regjistrim

Published

on

UBT njofton se kanë mbetur edhe pak vende të lira për regjistrim në programin e Studimeve të Sigurisë, i vetmi i këtij profili në Kosovë. Ky program u ofron studentëve mundësinë të bëhen ekspertë në fushën e sigurisë kombëtare, publike dhe ndërkombëtare.

Diploma e këtij programi hap dyert për punësim në institucione shtetërore të sigurisë, organizata ndërkombëtare, agjenci të sigurisë private, si dhe në fusha të lidhura me menaxhimin e krizave dhe sigurinë kibernetike.

UBT thekson se programi është i ndërtuar mbi kurrikula bashkëkohore të universiteteve më prestigjioze të Evropës dhe ShBA-së, duke iu përshtatur nevojave të tregut vendor dhe rajonal. Studentët do të kenë mundësi të marrin njohuri në fusha ndërdisiplinore si ligji, psikologjia, gjeopolitika, marrëdhëniet ndërkombëtare, politika e jashtme, teknologjia e informacionit dhe metodologjia e kërkimit.

Aplikimi për regjistrim është i hapur online në linkun: APLIKO TANI ONLINE!

UBT fton maturantët të shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit për t’u bërë pjesë e programit që përgatit liderët e së ardhmes në fushën e sigurisë.

Continue Reading

Aktualitet

Regjistrohu tani në Gjuha Angleze në UBT dhe përfito bursë 20%

Published

on

UBT njofton se kanë mbetur edhe pak vende të lira për regjistrim në programin Bachelor Gjuha Angleze, një drejtim studimor që hap mundësi të shumta karriere në arsim, përkthim, diplomaci, media dhe organizata ndërkombëtare.

Përmes këtij programi, studentët përgatiten jo vetëm në aspektin gjuhësor dhe kulturor, por edhe në atë profesional, duke u bërë të aftë të kontribuojnë në tregun vendor dhe global.

UBT ofron bursë prej 20% për të gjithë ata që regjistrohen në këtë program, duke i dhënë mundësinë studentëve të sigurojnë arsimim cilësor dhe të përballueshëm financiarisht.

Studentët e interesuar mund të aplikojnë online përmes platformës: APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

Master në Ndërtimtari vetëm në UBT – lider i arsimit në Kosovë dhe rajon

Published

on

UBT ofron programin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në nivelin master të studimeve, program ky që ka nxjerrë shumë ekspertë dhe profesionistë të fushës së ndërtimit dhe infrastrukturës.

Përmes këtij programi, studentët e UBT-së përfitojnë kompetenca të avancuara në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës, me gërshetimin e teknologjisë së ndërtimit që ka siguruar UBT enkas për studentët, si dhe laboratoret e materialeve që iu shërbejnë studentëve në hulumtimet e tyre përgjatë studimeve.

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT është një nga fakultetet më të mëdha në shkallë vendi dhe më gjerë, dhe është i pozicionuar në rangun e fakulteteve homologe rajonale dhe evropiane.

Bazuar në standardet më të njohura ndërkombëtare, ky program studimi studentëve u ofron cilësi dhe lidership përmes profesionistëve më të mirë të ndërtimtarisë që ka Kosova e që janë në UBT.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara