Shëndet
Produkti që të jep energji në mëngjes më shumë se sa kafja
Nëse hani mollë çdo ditë, ekspertët thonë se frymëmarrja juaj do të përmirësohet.
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKafeina që gjendet tek kafeja ofron një alternativë më të mirë zgjimi se fruktoza që gjendet tek molla. Megjithatë, ekspertët thonë se secila prej këtyre alternativave ofron përfitime disi të komplikuara.
Për shembull, nëse ju kryeni aktivitet fizik që në mëngjes, molla do të ishte alterantiva e duhur sepse i jep organizmit energjinë e nevojshme.
Nëse hani mollë çdo ditë, ekspertët thonë se frymëmarrja juaj do të përmirësohet. Nga ana tjetër, pirja e kafesë përpara aktivitetit fizik do të nxisë djegien e yndyrnave.
Kafeina
Kur trupi është në gjumë, temperatura e tij bie bashkë me tensionin e gjakut dhe kjo është arsyeja përse njeriu është i plogësht kur zgjohet.
Kafeina ndihmon në eliminimin e plogështisë së mëngjesit, rrit rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut dhe përshpejton frymëmarrjen. Ajo të bën më të vëmendshëm dhe zmadhon ndjesinë e mirëqenies.
Karbohidratet
Molla nga ana tjetër nuk përmban kafeinë por është e pasur me karbohidrate, të cilat japin energji për një zgjim dhe gjallërim të nevojshëm.
Një mollë ofron 116 kalori dhe gjysma e 10 gramëve sheqerna përbëhet nga glukoza dhe sukroza.
Fruktoza nga ana tjetër kërkon më shumë kohë për tu tretur dhe ky aspekt e bën mollën një burim energjie për një periudhë më të gjatë se kafeinaa. Fibra e tretshme te molla ju mban të ngopur për më gjatë.
Ndikimet afatgjate
Si kafeja ashtu edhe molla përmbajnë antioksidantë të cilët kur konsumohen në mënyrë afatgjatë ofrojnë shumë përfitime.
Nëse pini deri në 6 filxhanë kafe në ditë, rreziku i diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare ulet ndërsa ai i kancerit të mëlçisë përgjysmohet.
Molla përmban gjithashtu shumë antioksidantë. Nëse hani më shumë se dy mollë në javë, rreziku i azmës do të ulet.
Konsumi i mollës përmirëson funksionin e mushkërive duke ju mbrojtur nga kanceri dhe sëmundje të tjera. Nëse hani pesë ose më shumë mollë çdo javë, kapaciteti i mbajtjes së ajrit të mushkërive do të rritet ndjeshëm.
You may like
Vendi
Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital
Published
5 minutes agoon
March 9, 2026By
ubtnews
Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.
Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.
Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.
Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.
Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.
Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni!
Së bashku për një qëllim.
Për më shumë kontaktoni në:
Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.
Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.
Vendi
Kontrolli që çdo grua duhet ta bëjë: oferta speciale gjinekologjike në United Hospital
Published
15 hours agoon
March 8, 2026By
ubtnews
Në kuadër të Muajit të Gruas, United Hospital ka prezantuar një ofertë të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke ofruar një pako gjinekologjike me çmim proporcional gjatë gjithë muajit mars.
Në këtë institucion shëndetësor, kujdesi për pacientët është gjithmonë prioritet. Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron shërbime moderne diagnostikuese dhe trajtuese, të realizuara nga një ekip i përkushtuar dhe i kualifikuar mjekësh, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjinekologjike.
Për të inkurajuar kontrollet e rregullta dhe kujdesin ndaj shëndetit të gruas, gjatë muajit mars ofrohet një pako gjinekologjike me çmim promocional prej 50 euro, nga çmimi i rregullt prej 79 euro.
Pakoja përfshin:
- Echo gjinekologjike
- PAP Test
- Strisho vaginale
- Strisho cervikale
- Vizitë mjekësore
Kjo pako u mundëson grave të kryejnë një kontroll të plotë gjinekologjik, i cili është shumë i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e problemeve shëndetësore.
Nëse keni nevojë për kontroll, këshillim profesional apo trajtim të avancuar, Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron kujdes të specializuar dhe profesional për shëndetin e gruas.
Së bashku për shëndetin e gruas.
Caktoni termin tuaj:
📞 038 60 70 70
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni.
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
3 months agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
3 months agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Hapet konkursi për ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës
Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital
Kush është Mojtaba Khamenei, udhëheqësi i ri suprem i Iranit?
A po ndryshon Hollywood-i? Aktoret mbi 60 vjeç po fitojnë gjithnjë e më shumë Oscar
AC Milan fiton Derbin e Madh të Milanos, mposht Interin 1-0
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 9 mars, nga viti 1993-1999
Fundjavë me ndeshje spektakolare në La Liga, Bundesliga dhe Serie A
Polica konfiskon një dron në Gjilan
“TË GJASHTËT KUNDËR TURQISË” shfaqje mysafire në Prishtinë
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
