Kulturë

“TË GJASHTËT KUNDËR TURQISË” shfaqje mysafire në Prishtinë

Published

on

Teatri kombëtar mirëpret në skenë shfaqjen mysafire “TË GJASHTËT KUNDËR TURQISË”, me autor Jeton Neziraj dhe regji të Blerta Neziraj, sot, në ora 20:00.
Në këtë produksion marrin pjesë aktorët Adrian MorinaErnest MalazoguShpetim SelmaniVerona KoxhaAlbina Krasniqi dhe Don Shala.
Shfaqja trajton tematika historike dhe sociale me një qasje të thellë dhe sfiduese, duke ofruar një eksperiencë teatrale të paharrueshme për publikun.
Biletat janë në dispozicion në sallën e teatrit dhe online, duke garantuar pjesëmarrjen e artdashësve për një mbrëmje kulturore të veçantë.

Continue Reading

Vendi

Pianistja kosovare Lule Elezi performon në festivalin prestigjioz në Poloni

Published

on

Pianistja e njohur kosovare, Lule Elezi, është prezantuar me sukses para publikut polak në kuadër të festivalit “Supraska Wiosna Chopinowska”, që u mbajt në qytetin Supraśl të Polonisë.

Përmes një koncerti recital, Elezi interpretoi para një audience të gjerë, duke sjellë një mbrëmje të veçantë artistike në një nga ngjarjet kulturore të njohura të këtij rajoni.

Pianistja ka bërë të ditur se performanca në Supraśl ishte një përvojë e veçantë, duke e cilësuar si një mbrëmje që krijoi një lidhje të fortë emocionale mes saj dhe publikut.

“Në një qytet ku natyra, spiritualiteti dhe arti bashkëjetojnë në harmoni të plotë, pata kënaqësinë të mbaj koncert recital në kuadër të festivalit ‘Supraska Wiosna Chopinowska’. Kjo mbrëmje u bë urë e padukshme mes emocioneve të mia dhe ndjeshmërisë së publikut”, ka shkruar Elezi.

Ajo ka falënderuar organizatorët e festivalit, institucionet kulturore vendore dhe publikun për mikpritjen dhe mbështetjen, duke e cilësuar koncertin si një përvojë të paharrueshme.

Paraqitja e saj në Poloni është një tjetër sukses në karrierën ndërkombëtare të pianistes kosovare, e cila vazhdon të përfaqësojë Kosovën në skena dhe festivale të rëndësishme muzikore në Evropë.

Continue Reading

Vendi

“Drini Poetik” mbledh poetë nga vendi dhe bota

Published

on

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë organizojnë edicionin e radhës të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Drini Poetik”.

Festivali mbahet sot dhe nesër në Prishtinë, Prizren dhe Kukës, duke mbledhur poetë, shkrimtarë dhe krijues letrarë nga hapësira të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare.

Në Prishtinë, festivali nis me ceremoninë e hapjes, sesione letrare dhe promovime veprash, ndërsa aktivitetet do të vazhdojnë më 10 qershor në Prizren dhe Kukës. Atje do të zhvillohen takime kulturore, vizita në monumente historike dhe manifestimi tradicional poetik “Valët e Drinit”, ku do të shpallen edhe çmimet letrare të festivalit.

Continue Reading

Vendi

Koncert Koral në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit dhe 25-vjetorit të UBT-së

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit dhe shënimit të 25-vjetorit të themelimit të UBT-së, u mbajt një koncert koral i veçantë, i cili solli para publikut fuqinë e muzikës, artit dhe bashkëpunimit artistik.

Të pranishmit patën kënaqësinë të shijojnë performancën e Korit të Fakultetit të Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhmentit në UBT, nën dirigjimin e profesoreshës dhe dirigjentes, Lindita Isufi. Me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, kori prezantoi një program të pasur artistik, rezultat i punës së vazhdueshme, disiplinës dhe dashurisë së studentëve për muzikën.

Pjesa e parë e koncertit iu kushtua krijimtarisë shqiptare, duke sjellë interpretime të veprave:

  • Dashnor tu bana – Shime Deshpali
  • Ishin dy kunata – Rafet Rudi
  • Po vijnë krushqit – Tish Daija
  • Unë biri yt Kosovë – Feim Ibrahimi

Përmes këtyre veprave u pasqyruan tradita, kultura dhe identiteti ynë muzikor, duke përcjellë emocione të veçanta te publiku.

Në pjesën e dytë, kori solli disa nga këngët më të njohura të repertorit ndërkombëtar:

  • Creep – nga Radiohead
  • Mamma Mia – nga ABBA
  • Siyahamba
  • Shkon djali termale – Çesk Zadeja

Koncerti dëshmoi edhe një herë rëndësinë e artit dhe muzikës si ura komunikimi ndërmjet kulturave, duke bashkuar zërat, emocionet dhe shpirtin krijues në një harmoni të vetme.

Continue Reading

Lajmet

Liqeni i Shkodrës përfshihet në UNESCO

Published

on

By

Një lajm i rëndësishëm ka ardhur për trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, me përfshirjen zyrtare të Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin ndërkombëtar të kësaj pasurie të jashtëzakonshme natyrore.

Këtë arritje e ka ndarë me publikun edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një mesazhi u shpreh se ky është një sukses i angazhimit institucional dhe diplomatik të vendit.

“Me kënaqesinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, ka njoftuar Rama.

Continue Reading

Të kërkuara