Magazinë

A po ndryshon Hollywood-i? Aktoret mbi 60 vjeç po fitojnë gjithnjë e më shumë Oscar

Published

on

Tradicionalisht, Academy Awards kanë favorizuar aktoret më të reja por statistikat tregojnë se kjo po ndryshon gradualisht. Pyetja që shtrohet është nëse diskriminimi ndaj moshës për gratë në industrinë e filmit po zbehet.
Kur Michelle Yeoh fitoi çmimin Aktorja më e mirë për filmin Everything Everywhere All at Once në vitin 2023, në moshën 60-vjeçare, ajo dha një mesazh të fuqishëm.
“Zonja, mos lejoni askënd t’ju thotë se keni kaluar kulmin tuaj. Mos u dorëzoni kurrë,” tha ajo gjatë fjalimit të saj.
Deklarata e saj reflekton një realitet të gjatë në Hollywood vetëm shtatë gra mbi 60 vjeç kanë fituar ndonjëherë Oscar për aktoren më të mirë. Vetëm një fituese ka qenë mbi 80 vjeç Jessica Tandy dhe vetëm një tjetër mbi 70 vjeç – Katharine Hepburn.
Historikisht, votuesit e Akademisë kanë preferuar aktoret në të 20-at dhe 30-at e tyre.
Për shembull, vetëm një aktor mashkull ka fituar Oscar për aktorin më të mirë nën moshën 30 vjeç -Adrien Brody – ndërsa 32 aktore e kanë fituar këtë çmim në të njëjtën moshë.
Yjet e epokës së artë të Hollywood-it, si Bette Davis, Ingrid Bergman dhe Vivien Leigh, fituan Oscar në të 20-at e tyre.
Megjithatë, sipas analizës së BBC-së, mosha mesatare e të nominuarave për aktoren më të mirë është rritur vazhdimisht:                  
27 vjeç në vitet 1940
37 vjeç në vitet 1970
40 vjeç në vitet 2000
47 vjeç në vitet 2020
Sipas studiueses Stacy L Smith nga USC Annenberg Inclusion Initiative, filmat “prestigjiozë” që synojnë çmime tani u japin aktoreve një karrierë më të gjatë.
“Dikur bëja shaka se për të punuar si aktore e moshuar në Hollywood duhej të quheshe Judi, Maggie ose Meryl,” thotë ajo, duke iu referuar yjeve si Judi Dench, Maggie Smith dhe Meryl Streep.
“Sot kjo nuk është më e vërtetë.”
Sipas Elizabeth Kaiden nga The Writers Lab, tani po krijohen më shumë filma të ndërtuar posaçërisht për aktore me përvojë.
“Po shohim gjithnjë e më shumë histori për gra komplekse me përvojë jete,” thotë ajo.
Një faktor tjetër i rëndësishëm është rritja e numrit të grave regjisore. Në vitet e fundit, regjisore si Chloé Zhao dhe Jane Campion kanë fituar Oscar për regji.
Filmi Nomadland i Zhao-s kishte në rol kryesor Frances McDormand në të 60-at e saj.
Ndërsa regjisorja franceze Justine Triet fitoi Oscar për skenarin e filmit Anatomy of a Fall, ku luante aktorja gjermane Sandra Hüller.
Edhe filmi The Substance i regjisores Coralie Fargeat kishte në rol kryesor Demi Moore.
Ekspertët thonë se prania më e madhe e grave pas kamerës  si regjisore dhe skenariste ka rritur numrin e roleve për gra mbi 40 vjeç.
Kjo po e ndryshon gradualisht industrinë e filmit dhe mund të jetë një shenjë se diskriminimi ndaj moshës për aktoret në Hollywood po dobësohet, edhe pse ende nuk është zhdukur plotësisht.
 Marrë dhe përshtatur nga BBC

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara