Shëndet

Pini tri gota çaj në ditë dhe zvogëloni frakturat e eshtrave!

Published

on

Nëse i konsumoni tri gota me çaj në ditë, sipas studimit të fundit, do të mund të shmangni rrezikun për të pësuar frakturë në eshtra për një të tretën.

Shkencëtarët theksojnë se kjo pije mund të përdoret si ilaç dhe armë e fortë kundër osteoporozës – gjendje kjo ku eshtrat bëhen më të dobët dhe fragjil. Studimi sugjeron se bima e shëndetshme përmban kemikate të quajtura flavonoide, të cilat gjenden në çajin e për vite me radhë, shkencëtarët kanë dyshuar se këtë antioksidues ndihmojnë në reduktimin për shumë sëmundje, përfshirë kancerin dhe sëmundjen e zemrës.

Por, gjetjet e fundit të studimit theksojnë se konsumimi i çajit është një përbërës i fortë dhe mënyrë e re për të mbrojtur eshtrat gjatë procesit të plakjes. Një në tri femra dhe një në dymbëdhjetë meshkuj vuajnë nga osteoporoza. Femrat të cilat përdorin ilaçet me steroide, që e konsumojnë duhanin, që konsumojnë pije të rënda alkoolike, si dhe që kanë histori familjare me këtë sëmundje, janë më së shumti të rrezikuara.

Continue Reading

Shëndet

Arsyet për të ngrënë vezë çdo mëngjes

Published

on

Shumë njerëz mendojnë se tërshëra dhe produkte të ngjashme janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Vezët janë një alternativë fantastike, jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë proteina të larta që ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Përfitimet kryesore të vezëve:

1. Ju mbajnë të ngopur më gjatë

Proteina e yndyra që gjenden tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë orë.

2. Ndihmojnë në humbjen e peshës

Ata që konsumojnë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë krahasuar me ata që hanë bukë ose ushqime të tjera.

3. Burim i shkëlqyer proteinash

Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore, duke i bërë një nga burimet më të mira të proteinave në dietë. Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për një regjimi ushqimor të ekuilibruar.

4. Çmimi i tyre i përballueshëm

Krahasuar me burime të tjera proteinash si mishi i kuq, vezët janë më të lira dhe lehtësisht të disponueshme.

5. Nuk dëmtojnë kolesterolin

Edhe pse përmbajnë kolesterol, studimet e fundit tregojnë se konsumi i vezëve nuk e rrit nivelin e kolesterolit në mënyrë të dëmshme.

6. Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën

Vezët përmbajnë kolinë, lëndë ushqyese që mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit, duke përmirësuar kujtesën dhe vigjilencën.

7. Mbrojnë shikimin

Antioksidantët luteinë dhe zeaxanthin që gjenden tek vezët ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe mund të ulin rrezikun e kataraktit në pleqëri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kafeina kundër migrenës, sa funksionon dhe çfarë duhet të dini?

Published

on

Kafeina, e cila gjendet natyrshëm në kafe, çaj dhe disa medikamente, njihet gjerësisht për efektin e saj stimulues.

Megjithatë, pak njerëz e dinë se ajo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Studimet tregojnë se kafeina zvogëlon dhimbjen e kokës duke ngushtuar enët e gjakut në tru duke rritur efektin e analgjezikëve si paracetamoli dhe aspirina. Konsumimi i një sasie të moderuar, 100–150 mg, që i korrespondon një filxhani kafe mund të jetë i dobishëm veçanërisht në dhimbjet e tensionit ose në fazat e para të migrenës.

Kafeina duhet përdorur me kujdes. Marrja e tepërt shkakton dhimbje koke, sidomos si pasojë e varësisë ose e ndërprerjes së papritur.

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë personat që vuajnë nga migrena të vëzhgojnë reagimin e trupit të tyre ndaj kafeinës dhe ta përdorin atë në mënyrë të kontrolluar. Efekti i saj është më i fortë kur kombinohet me qetësues, por gjithmonë nën këshillimin e mjekut ose farmacistit.

Për të parandaluar dhimbjet e kokës, krahas konsumit të kujdesshëm të kafeinës, është e rëndësishme të ruani gjumin, hidratimin dhe një dietë të shëndetshme. Nëse dhimbjet janë të shpeshta, kërkoni patjetër ndihmë mjekësore për trajtim të duhur. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Nga tërshëra te avokado, super-ushqimet që pastrojnë arteriet

Published

on

Tërshëra është e njohur për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit.

Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.

Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli është më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni ndryshime në dietë për ta kontrolluar atë.

Më poshtë kemi listuar 7 ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe të përmirësoni shëndetin e zemrës.

Tërshërë

E njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit. Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.

Peshk i yndyror

Peshqit yndyrorë si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasur me acide yndyrore omega-3, ato ulin trigliceridet dhe të ndihmojnë në rritjen e kolesterolit “të mirë” HDL.

Arra

Bajamet, arrat dhe kikirikët përmbajnë yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL, të pasura me fibra e antioksidantë.

Vaj ulliri

Veçanërisht vaji i ullirit ekstra i virgjër, është i njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin LDL duke ruajtur ose rritur kolesterolin HDL. Gjithashtu përmban antioksidantë që mbrojnë zemrën.

Bishtajoret

Thjerrëzat, qiqrat dhe bishtajoret e tjera janë të pasura me fibra të tretshme që ulin kolesterolin LDL. Ato përmbajnë proteina dhe janë të ulëta në yndyrna të ngopura.

Ushqimet me soje

Të tilla si tou, qumështi i sojës, të pasura me proteina e të ulëta në yndyrna të ngopura. Proteina e sojës është treguar se ul kolesterolin LDL.

Avokado

Me yndyra të pangopura e fibra që ul kolesterolin LDL, përmban beta-sitosterol, që redukton përthithjen e kolesterolit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mishi i kuq, miqësi afatshkurtër, pasojat afatgjata!

Published

on

Studimet tregojnë se konsumi i lartë i mishit të kuq dhe të përpunuar, si dhe konsumimi i ulët i mishit të shpendëve, para ose pas diagnozës së kancerit të prostatës, mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje.

Sipas studimit të dr. Jing Vang dhe ekipit të saj në Universitetin Amerikan në Australi, burrat që konsumonin rreth 5 porcione mish të kuq ose të përpunuar në javë kishin 10–20% rrezik më të lartë të vdekjes nga të gjitha shkaqet.

Një porcion shtesë në ditë rriti rrezikun për 17–19%. Konsumi i mishit të kuq ose të përpunuar nuk ndikoi direkt në progresionin e kancerit.

Nga ana tjetër, konsumimi i mishit të shpendëve të papërpunuar, si pula ose gjeli i detit, lidhet me rrezik më të ulët të vdekjes.

Burrat që hanin rreth 3.5 porcione shpendësh në javë kishin 10–20% rrezik më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet.

Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon një dietë të shëndetshme pas diagnozës, duke përfshirë:

Perime dhe fruta të ndryshme

Drithëra integrale

Burime të shëndetshme proteinash si bishtajoret, peshku dhe shpendët

Yndyrna të pangopura (vaj ulliri, arra, peshk)

Dieta duhet të kufizojë ose të shmangë: mishin e kuq dhe të përpunuar, pijet e ëmbëlsuara, ushqimet shumë të përpunuara dhe alkoolin.

Modeli ushqimor i shëndetshëm lidhet me rrezik më të ulët për kancer, duke përmirësuar jetëgjatësinë pas diagnozës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara