Lajmet
Pija e shëndetit të mirë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiMjalti ky eliksir i jetëgjatësisë, është përdorur prej shekujsh në të mirë të shëndetit të njeriut. Ai është i pasur me antiokisdantë, enzima dhe sheqerna natyralë. Mjalti rekomandohet kundër inflamacionit dhe arrin të parandalojë disa çrregullime të ndryshme shëndetsore. Falë këtij profili të pasur, mjalti është një nga përbërësit kyç të kurave popullore dhe produkteve kozmetike natyrale.
Ndikimi i mjaltit në organizëm është më i thellë kur kombinohet me ujin. Kjo kurë e thjeshtë ndiqet me përpikmëri nga miliona njerëz në botë. Në këtë artikull do të mësoni për përfitimet që do të merrni duke pirë ujë me mjaltë çdo ditë.
Tretje më e mirë
Enzimat tek mjalti përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe ofrojnë një tretje më të mirë të ushqimit. Ngrënia e mjaltit e mbron florën bakteriale dhe lehtëson përthithjen e ushqyesve gjatë vakteve. Sikur të mos mjaftonte kjo, uji me mjaltë ka një efekt laksativ që rregullon lëvizjen e zorrëve dhe parandalon konstipacionin.
Humbje në peshë
Mijëra njerëz pijnë ujë me mjaltë çdo mëngjes sepse i ndihmon të humbasin në peshë. Mjalti përmban sheqerna natyralë që ofrojnë një energji të shëndetshme që pakëson nepsin dhe rrit djegien e kalorive.
Imunitet më të fortë
Sistemi imunitar ka një përfitim të menjëhershëm nga uji i ngrohtë me mjaltë. Kjo kurë përmban enzima, vitamina dhe minerale që e forcojnë imunitetin dhe e mbrojnë atë nga patogjenët e dëmshëm. Vetitë antibakteriale të mjaltit shkatërrojnë mikroorganizmat që mund t’u rezistojnë edhe antibiotikëve më të fortë.
Më pak alergji
Mjalti pakëson ndjeshmërinë ndaj polenit dhe nxitësve mjedisorë të alergjive. Ai lehtëson largimin e sekrecioneve dhe pastron rrugët e frymëmarrjes.
Më shumë energji
Sheqernat tek mjalti janë një burim i shëndetshëm kalorish që përmirësojnë performancën tuaj fizike dhe mendore. Nëse pini ujë me mjaltë në vend të kafesë së mëngjesit do të ndiheni energjikë dhe plot gjallëri. Për më tepër, trupi do të jetë më i hidratuar dhe do të optimizojë të gjitha funksionet e tij.
Kundër kollës
Uji i ngrohtë me mjaltë është një tonik natyral që lubrifikon rrugët e thata të frymëmarrjes dhe ndihmon në nxjerrjen e sekrecioneve. Kjo kurë përmirëson shëndetin e mushkërive dhe parandalon kollën e shpeshtë që irriton fytin.
Një organizëm i pastër
Nëse shtoni pak lëng limoni në ujin e ngrohtë me mjaltë do të përfitoni një pije me efekt detoksifikues dhe përmirësues të tretjes. Pija largon toksinat e akumuluara në gjak, mëlçi dhe zorrën e trashë. Limoni përmban acid citric që maksimizon funksionin e enzimave të mjaltit, përmirëson tretjen dhe pastron organizmin.
Kolesteroli nën kontroll
Ata që e shfrytëzojnë këtë pije një herë në ditë do të vërejnë një ulje prej 10 përqind të kolesterolit brenda 2 orëve të para. Në një periudhë afatgjatë kjo nënkupton më pak gjasa për sëmundje kardiovaskulare. Kombinimi i ujit të ngrohtë me mjaltin është një kurë mjaft efikase për pastrimin e traktit urinar dhe pakësimin e infeksioneve urinare.
Përgatitja e ujit me mjaltë
Uji me mjaltë përmirëson mirëqenien tuaj për sa kohë e konsumoni rregullisht.
Përbërësit:
1 lugë çaji me mjaltë
1 filxhan me ujë të ngrohtë
Përgatitja
Treteni mjaltin në ujë të ngrohtë dhe pijeni me stomak bosh. Përsëriteni këtë proces të paktën tre herë në javë për të korrur përfitimet e ofruara./AgroWeb
Lajmet
Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë
Published
55 minutes agoon
March 24, 2026By
UBTNews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart ndërhyrjen e aleancës që i dha fund shtypjes ndaj popullit të Kosovës.
“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron”, ka shkruar presidentja.
Ajo ka theksuar se aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen me të njëjtin përkushtim si vetë liria.
Në kuadër të këtij përvjetori, presidentja Osmani ka shpërndarë edhe fjalimin historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përmes të cilit ai kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese 78-ditore.
Video:
Lajmet
Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë
Published
2 hours agoon
March 24, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.
Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.
Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.
Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Lajmet
Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit
Published
3 hours agoon
March 24, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.
Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.
Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.
Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.
Lajmet
I dyshuari në kërkim për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë
Published
3 hours agoon
March 24, 2026By
UBTNews
Një person është plagosur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, pas një incidenti me armë zjarri rreth orës 20:45, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës
Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e emergjencës dhe policia gjetën viktimën me lëndime trupore, i cili u dërgua menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Ndonëse policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për këtë sulm, ai ende nuk është rënë në pranga dhe po kërkohet intensivisht nga autoritetet.
Hetuesit kanë nisur punën në terren për të mbledhur dëshmitë dhe provat e nevojshme, ndërkohë që rasti po hetohet në koordinim me prokurorin si lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.
Irani godet Izraelin me raketa dhe sfidon hapur diplomacinë e Trumpit ndërsa kriza në Hormuz paralizon rajonin
Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë
Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë
Bill Cosby dënohet me 19.25 milionë dollarë dëmshpërblim
Gjetje e mjetit të pashpërthyer në Suharekë, policia siguron vendin e ngjarjes
Arrestohet një person në Gjakovë nën dyshimin për sulm seksual
Koncert solemn për 75-vjetorin e Arkivit të Kosovës në Prishtinë
Këto janë 10 parqet kombëtare më të vizituara në Amerikë
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestime në Prishtinë, Drenas, Pejë e Gjakovë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
