Lajmet

Pesë të hospitalizuar, 62 të arrestuar pas sulmeve ndaj tifozëve izraelitë në Amsterdam

Published

on

Tifozët izraelitë dhe protestuesit u përleshën gjatë natës së mbrëmshme pas ndeshjes mes Ajaxit dhe Maccabi Tel Aviv, tha policia holandeze të premten.

Autoritetet holandeze thanë se sulmuesit i sulmuan tifozët izraelitë në mënyrë sistematike.

Nuk është e qartë se si filloi dhuna. Liderët e Izraelit dhe Holandës e dënuan dhunën duke e cilësuar si antisemitike. Videot nga Amsterdami gjithashtu shfaqin tifozët izraelitë duke brohoritur thirrje antiarabe në rrugët e qytetit.

Kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema, tha për gazetarë të premten se vëzhguesi kundër terrorizmit i Holandës theksoi se nuk kishte kërcënime konkrete ndaj tifozëve izraelitë të futbollit para ndeshjes.

Peter Holla, shefi në detyrë i policisë së qytetit, tha në një konferencë për media se tifozët “u sulmuan qëllimshëm”.

Policia e Amsterdamit tha në rrjetet sociale se ka filluar një hetim të madh ndaj incidenteve të shumta të dhunës. Ajo nuk dha më shumë hollësi për të lënduarit apo të arrestuarit gjatë dhunës të enjten mbrëma, pas ndeshjes mes Ajaxit dhe Maccabi Tel Avivit në Ligën e Evropës.

Ende nuk është e qartë se kur dhe ku shpërtheu dhuna pas luftës.

Në disa pjesë të qytetit u sulmuan tifozët. Policia u detyrua të ndërhyjë disa herë, për t’i mbrojtur tifozët izraelitë dhe për t’i shoqëruar ata në hotele”, tha policia.

Dhuna shpërtheu megjithëse ishte ndaluar një protestë propalestineze në afërsi të stadiumit. Halsema nuk kishte dhënë leje për protestë nga frika se do të shpërthenin përleshje mes protestuesve dhe tifozëve të klubit izraelit.

Para ndeshjes nuk kishte incidenteve ku përfshiheshin tifozët.

Transmetuesi holandez NOS raportoi se një flamur palestinez u bë copa-copa në një ndërtesë në qendër të qytetit dhe se policia nuk i lejoi mbështetësit propalestinezë të marshonin drejt stadiumit ku po zhvillohej ndeshja.

Izraeli fillimisht urdhëroi dërgimin e dy avionëve në kryeqytetin holandez për t’i kthyer izraelitët në shtëpi, por më vonë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se do të punojë “për të gjetur një zgjidhje për kthimin e qytetarëve tanë përmes aviacionit civil”.

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, tha në X se ishte i “tmerruar” nga raportimet për dhunë në Amsterdam.

Sulme plotësisht të papranueshme antisemitike ndaj izraelitëve. Jam në kontakt me të gjithë të përfshirët”, tha ai, duke shtuar se bisedoi me Netanyahun dhe “theksova se përgjegjësit do të ndiqen dhe do të përballen me drejtësi”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se i dënon sulmet ndaj tifozëve të ekipit izraelit të futbollit në Amsterdam.

I dënoj fuqishëm këto akte të papranueshme. Antisemitizmi nuk ka vend në Evropë. Ne jemi të vendosur t’i luftojmë të gjitha format e urrejtjes”, tha ajo.

Politikani antimysliman, Geert Wilders, i cili është lider i partisë më të madhe në Qeverinë holandeze, i dënoi sulmet e raportuara në Amsterdam.

Ndihem i turpëruar se kjo mund të ndodhë në Holandë. E papranueshme”, shkroi ai në X./REL/

Aktualitet

​Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj

Published

on

Real Madridi ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes së djeshme kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha që në minutat e para për shkak të një dëmtimi.

Testet mjekësore të kryera kanë zbuluar një këputje muskulore në bicepsin femoris të këmbës së majtë.

Sipas raportimeve nga klubi madrilen, kohëzgjatja e rikuperimit pritet të jetë rreth dy muaj, çka nënkupton se lojtari do të humbasë disa ndeshje tepër të rëndësishme.

Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm për derbin e Madridit kundër Atlético Madridit, për El Clásicon ndaj Barcelonës në La Liga, si dhe për ndeshjen e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit më 22 tetor.

Ky është një problem serioz për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili duhet të gjejë zgjidhje alternative për repartin defensiv në një periudhë të ngjeshur dhe vendimtare të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Galliani mohon rikthimin te Milani

Published

on

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar zërat për një rikthim te kuqezinjtë.

I pranishëm në San Siro për ndeshjen Milan-Bologna, 81-vjeçari sqaroi për AGI se kjo nuk qëndron.

“Nuk është e vërtetë. Unë jam thjesht tifoz i Milanit. Kam kaluar 31 vite aty, por me Berlusconin e shitëm klubin në vitin 2017. Shkoj në stadium vetëm për të mbështetur ekipin që dua.”, tha ai.

Galliani, aktualisht drejtor ekzekutiv i Monzës, u pa pranë Giorgio Furlanit, duke shkaktuar spekulime për një rikthim në rolin e këshilltarit të pronarit Gerry Cardinale.

Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë një periudhë të dytë në drejtimin e Milanit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa automjete

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur mes disa automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë krijuar edhe kolona të gjata.

Nuk dihet se në këtë aksident a ka të lënduar përveç dëmeve materiale./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

UEFA kryen vizitë inspektuese në Shqipëri për Euro U21

Published

on

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U21 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi, një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar një vizitë inspektuese nga 8 deri më 12 shtator.

Zyrtarët e UEFA-s, të shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, inspektuan stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet, si dhe terrenet stërvitore, hotelet që do të presin ekipet pjesëmarrëse.

Në total, u vizituan 28 hotele dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të përzgjidhen për t’u përfshirë në katalogun e “Team Base Camp” që do t’u ofrohet skuadrave finaliste.

Përshtypja e përgjithshme e inspektorëve ishte pozitive, ndërsa vizita e radhës e UEFA-s është planifikuar për marsin e vitit 2026, me qëllim monitorimin e mëtejshëm të punimeve dhe përgatitjeve.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që Shqipëria të jetë një nga vendet organizatore të Euro U21 2027.

Turneu do të zhvillohet në qershor dhe do të mbledhë 16 kombëtare të moshës deri në 21 vjeç, me futbollistë të cilët tashmë spikasin edhe në ligat elitare të Europës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara