Lajmet

​Prishtina-Amsterdam, një lidhje e re fluturimi për qytetarët e Kosovës

Published

on

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë dy herë në javë direkt në Amsterdam, pasi që sot në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, është përuruar fluturimi i parë.

Levent Kaylaj, drejtori i operimeve në Aeroportin Ndërkombëtare të Prishtinës, u shpreh i lumtur që po hapin porta të reja fluturimit.

Ai tha se kjo linjë është e rëndësishme që të rriten dhe ruhet marrëdhëniet Kosovë-Holandë.

“Ky është fluturimi ynë i parë direkt nga Prishtina në Amsterdam. Jemi shumë të lumtur që hapim porta të reja dhe po planifikojmë të rritemi më shumë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne që marrëdhëniet mes Holandës dhe Kosovës të rriten dhe të ruhen të gjitha marrëdhëniet e mira. Jemi shumë të lumtur që hapim fluturimin direkt. Do të jenë dy fluturime në javë, të hënën dhe të enjten, fluturimi sezonal, do të vazhdojë njësoj. Shpresojmë që të gjithë qytetarët tanë kosovarë dhe qytetarët holandezë të përfitojnë nga ky fluturim”, theksoi drejtori i operimeve në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari”.

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Karin Boven fillimin e udhëtimeve direkte Prishtinë-Amsterdam i konsideroi moment të madh dhe të mirë për marrëdhënie dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

“Jam shumë e lumtur që tashmë sot kemi një fluturim direkt ndërmjet Prishtinës dhe Schipholit, ndërmjet Kosovës dhe Holandës. Është një arritje kaq e mirë që të gjithë prapaskenës e kanë bërë këtë të ndodhë. Ne po festojmë sot me menaxherin e aeroportit, ministria është këtu, dhe stafi im është këtu, dhe kështu në ekuipazhin… është gjithashtu këtu për të festuar. Ky është me të vërtetë një moment i madh, i mirë për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës dhe shpresoj që pasagjerët të udhëtojnë shpesh për të vizituar dy vendet tona të bukura dhe shpresoj që edhe tregtia dhe investimet të rriten përmes kësaj mundësie të re të një fluturimi direkt”, tha ambasadorja holandeze në Kosovë.

Mundësia e fluturimeve nga Kosova drejt Amsterdamit dhe anasjelltas është mirëpritur edhe nga udhëtarët.

Nihal Shehu-Shurdhani e cila po udhëtonte nga Prishtina për në Amsterdam, u shpreh e gëzuar që udhëtimet ë saj me këtë linjë janë bërë më të lehta.

“Shumë më lehtë shumë jemi gëzuar që është hap kjo lidhje e re dhe na lehtëson se na mundëson që mos të shkojmë më larg në Gjermani apo diku tjetër është një zgjidhje shumë e mirë, edhe koha e përshtatshme për të udhëtuar”, tha ajo.

Edhe Naim Sahatçiu e sheh hap pozitiv hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Amsterdam.

Ai thotë se kjo linjë e shkurton edhe udhëtimin e udhëtarve.

“Është shumë lehtë dhe shumë mirë për ne si pasagjerë sepse tani udhëtojnë direkt për Amsterdam, përndryshe udhëtonim nga Gjermania apo shtetet tjera tash e kemi direkt shumë më lehtë dhe shumë më mirë”, u shpreh ai.

Në ceremoninë e përurimit të fluturimit të parë Amsterdam-Prishtinë morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtëm dhe Diasporës të Kosovës.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara