Shëndet

Pesë gjëra fantastike që bën truri kur jeni në gjumë?

Sipas ekspertëve, gjatë gjumit, neuronet e trurit janë në pikën e punës dhe kjo është kritike për funksionet e tij kur të zgjohemi.

Published

on

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur gjumë. Ky informacion është mjaft domethënës, sidomos për faktin se gjumi është thelbësor për organizmin njësoj si ushqyerja.

Pavarësisht domosdoshmërisë së tij, ekspertët akoma janë të paqartë mbi nevojën për gjumë të organizmit, ndërkohë që truri nuk fle, përkundrazi punon me një furi të paparë.

Sipas ekspertëve, gjatë gjumit, neuronet e trurit janë në pikën e punës dhe kjo është kritike për funksionet e tij kur të zgjohemi.

Në këtë artikull do të mësoni për pesë gjërat e jashtëzakonshme që bën truri ndërkohë që jemi në gjumë.

Truri merr vendime

Gjatë gjumit, truri përpunon informacionet e marra dhe merr vendime ndonëse janë të pandërgjegjshme të cilat më pas marrin sens kur zgjohemi.

Truri përforcon kujtimet

Kur jemi në gjumë, truri është shumë i zënë duke formuar kujtime të reja e përforcuar kujtimet e vjetra.

Kjo ndodh gjatë të dyja fazave të gjumit.

Mungesa e tij nxit domosdoshmërisht humbjen e kujtesës dhe zbehjen e aftësive të të nxënit.

Truri nxit aftësitë krijuese

Kur trupi pushon, truri ndihmon në analizmin e informacioneve dhe ndërgjegjësim më të shëndoshë.

Ai përpunon idetë e përthithura gjatë ditës dhe nxit aftësitë krijuese që kur njeriu të zgjohet të ndihet sikur ka zbuluar diçka.

Eliminon toksinat

Një nga funksionet më të rëndësishme të gjumit është se i jep trurit mundësitë të bëjë disa ‘punë shtëpie.’

Truri eliminon disa molekula toksike që shkaktojnë dëme në funksionet e tij dhe që përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve si ajo e Parkinsonit apo Alzheimerit.

Truri përforcon aftësitë automatike

Kur jemi në gjumë, truri krijon depozita informacioni dhe kujtime afatgjatë.

Ky proces është i nevojshëm për funksione të ndryshme dhe bazike të njeriut si për shembull ngarja e makinës, sporti, kërcimi e të tjerë.

Kësisoj, falë trurit, këto aftësi bëhen automatike.

Këto pëse funksione të jashtëzakonshme të trurit, nënvizojnë sërish rëndësinë e gjumit për mirëqënien mendore dhe fizike të njeriut./AgroWeb.org

Shëndet

Kombinim i ri ilaçesh ngadalëson përparimin e kancerit të avancuar të prostatës

Published

on

Një studim i ri ndërkombëtar ka treguar se një kombinim ilaçesh mund të ngadalësojë ndjeshëm përparimin e kancerit të avancuar të prostatës te burrat me mutacione të caktuara gjenetike.

Kërkimi, i udhëhequr nga University College London dhe i botuar në Nature Medicine, analizoi efektin e shtimit të ilaçit niraparib, një inhibitor i PARP – në trajtimin standard me abiraterone acetate dhe prednisone.

Në studimin “Phase III AMPLITUDE”, morën pjesë 696 burra nga 32 vende, me moshë mesatare 68 vjeç, të gjithë me kancer të përhapur dhe me mutacione në gjenet përgjegjëse për riparimin e ADN-së (HRR). Më shumë se gjysma kishin mutacione në BRCA1 ose BRCA2.

Sipas prof. Gerhardt Attard nga UCL Cancer Institute, shtimi i niraparibit vonon rikthimin e kancerit e zgjatë jetëgjatësinë e pacientëve me këto mutacione.

Ai theksoi se rezultatet mbështesin testimin gjenetik që në momentin e diagnostikimit, për të identifikuar pacientët që përfitojnë më shumë nga trajtimet e synuara. Trajtimi u tolerua mirë, por u vërejtën më shumë raste të anemisë dhe tensionit të lartë të gjakut te pacientët që morën niraparib.

Autorët theksojnë se rezultatet janë premtuese, por kërkohet më shumë studim për të vlerësuar përfitimet afatgjata dhe ndikimin e metodave të reja të diagnostikimit. Çdo vit, në mbarë botën, rreth 1.5 milionë burra diagnostikohen me kancer të prostatës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Harroni emra, fikjen e shporetit apo takimet? Mjekët shpjegojnë shkaqet që e ngadalësojnë kujtesën

Published

on

Jo çdo harresë është shenjë plakjeje, mjekët shpjegojnë si ndikon stili i jetesës, ushqimi, gjumi dhe barnat në kujtesë.

Me kalimin e viteve, truri pëson ndryshime të natyrshme humbet gradualisht masë, sidomos në korteksin prefrontal, zonën përgjegjëse për vendimmarrje, dhe në hipokampus, që luan rol kyç në ruajtjen e kujtimeve.

Shpesh ndodh të mos kujtohemi menjëherë për ndonjë emër “që e kemi në majë të gjuhës”, apo të dyshojmë nëse kemi fikur shporetin ose kyçur derën.

Ritmi i shpejtë i jetës, stresi dhe mbingarkesa me detyra ditore ndikojnë në trup dhe në funksionet njohëse të trurit. Harresa është diçka normale e nuk përbën arsye për shqetësim. Por, kur vërejmë se dobësimi i kujtesës po ndikon në jetën e përditshme, është e rëndësishme të kërkojmë arsyet.

Mjekët theksojnë se mosha nuk është gjithmonë faktori kryesor.

A është vërtet mosha arsyeja pse harrojmë?

Sipas neuropsikologes dr. Eliz Kakapolo nga Qendra Mjekësore e Universitetit “Columbia”, numri i neuroneve zvogëlohet që nga lindja, është e kuptueshme që me kalimin e moshës mund të na duhet më shumë kohë për të kujtuar emra apo fjalë të caktuara.

Prof. dr. P. Murali Doraiswamy, psikiatër në Fakultetin e Mjekësisë “Duke”, shton se plakja shpesh shoqërohet me dobësim të kujtesës afatshkurtër, pra, vështirësi në mbajtjen mend të sasive të vogla të informacionit për periudha të shkurtra kohe.

Truri plakur humbet masë në korteksin prefrontal dhe hipokampus, përçimi i informacionit midis neuroneve ngadalësohet, dhe rritet rreziku për sëmundje neurodegjenerative. Plakja nuk sjell vetëm humbje.

Inteligjenca emocionale forcohet e përvoja jetësore ndihmon në marrjen e vendimeve më të mençura dhe në përdorimin e strategjive më efikase për kujtesë.

Mjekët theksojnë se faktorë si lodhja e tepërt, infeksionet, stresi kronik, si dhe mungesa e gjumit apo ushqyerja e pabalancuar, mund të ndikojnë dukshëm në funksionet njohëse edhe tek personat e rinj në moshë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ekspertët shpjegojnë si të reduktohet dhimbja e mesit

Published

on

Dhimbja e mesit është një problem që çdo i rritur do të përjetojë një herë në jetë, dhe për miliona njerëz në mbarë botën ajo mund të bëhet e vazhdueshme dhe kufizuese.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 600 milionë të rritur vuajnë nga ndonjë formë dhimbjeje në shpinë, duke e bërë atë shkakun kryesor të paaftësisë në nivel global. Të dhënat e fundit dhe disa ushtrime të thjeshta, të mbështetura shkencërisht, ofrojnë mundësi për menaxhimin dhe parandalimin e dhimbjes, duke përmirësuar lëvizshmërinë dhe forcën e shtyllës kurrizore.

Një kirurg ortoped tregon tre kategori kryesore ushtrimesh që ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes së mesit: shtrirjet, forcimi i trungut e aktiviteti aerobik.

Shumica e dhimbjeve të mesit, përveç rasteve të hernieve diskale, shkaktohen nga tensioni në indet e buta. Rreth 8 nga 10 raste lidhen me muskujt e vegjël të shpinës të tendosur ose të irrituar. Në këto situata, pushimi i tepërt nuk ndihmon; lëvizjet e buta janë çelësi i rikuperimit.

Shtrirjet e frymëzuara nga joga, si “maca-lopa” (cat-cow), pozicioni i fëmijës (child’s pose), ulin ngurtësinë e rrisin lëvizshmërinë e shtyllës kurrizore.

Ushtrimet për forcimin e trungut stabilizojnë shtyllën kurrizore dhe zvogëlojnë ngarkesën mbi mesit. Ushtrime si “ura” (bridge) dhe “plank” forcojnë muskujt mbështetës dhe përmirësojnë qëndrimin. Këto ushtrime duhet kryer gradualisht, duke rritur kohëzgjatjen dhe intensitetin në mënyrë të kontrolluar.

Aktivitetet aerobike përmirësojnë qarkullimin e gjakut, forcojnë muskujt mbështetës dhe parandalojnë ngurtësimin. Ecja, noti ose makineritë eliptike janë shembuj të aktivitetit që mbajnë trupin aktiv pa e mbingarkuar.

Studimet tregojnë se aktiviteti aerobik i rregullt ul ndjeshëm rrezikun e dhimbjes kronike të mesit.

Nëse dhimbja vazhdon gjatë, shoqërohet me temperaturë, humbje peshe, fryrje të pazakontë ose përkeqësohet natën, duhet të kërkohet ndihmë mjekësore.

Në raste të rralla, dhimbja e mesit mund të jetë shenjë e sëmundjeve serioze, përfshirë tumoret ose llojet e rralla të kancerit, ndaj vëmendja është thelbësore. /A.Z/UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Shëndet

Studimi: Njerëzit inteligjentë vuajnë më shumë nga dhimbjet e kokës!

Published

on

Sipas studimeve shkencore të kryera nëpërmjet një teknike inovative me rezonancë magnetike të trurit, dhimbja e kokës ndikon vetëm në trurin që është më aktiv, thonë studiuesit e Qendrës së dhimbjes së kokës në Shtetet e Bashkuara.

Migrena e konsideruar si një sëmundje e vërtetë prek vetëm mendjet më aktive dhe më efikase. Në fakt thuhet se shkaktohet nga disa disfunksione të trurit.

Çfarë i shkakton sulmet e tmerrshme që prekin 15% të popullsisë (sidomos gratë në moshën 35-45 vjeç)? A mund të jetë ushqim i rëndë?

Lodhja, uria? A keni parë televizor ose keni lexuar një libër deri vonë?

Hulumtimi më i fundit thotë dhe pohon se dhimbja e kokës ndikon tek njerëzit e kulturuar dhe inteligjentë.

Persona që vuajnë zakonisht janë kreativ, jetësor dhe të zgjuar. Një neurolog në Universitetin e Utah shpjegon se migrena zhvillohet vetëm në trurin e trajnuar plotësisht dhe tepër funksional. Gjithashtu duket se ka një predispozitë gjenetike.

Inteligjentë apo jo, sot ka shumë njerëz që vuajnë prej saj dhe që janë të mbushur me analgjezik për të lehtësuar dhimbjen.

Por, si mund të kurohet një dhimbje koke?

Sipas specialistëve të dhimbjeve të kokës, dhimbja nuk është një ngjarje, por një proces progresiv që zhvillohet gjatë orëve.

Në shumicën e rasteve, rreth një orë pas fillimit të dhimbjes së kokës, pacienti ndjen siklet si dhimbje e vërtetë nëse prek ballin ose kokën.

Në atë pikë, marrja e ilaçeve është e pavlefshme, sipas mjekëve analgjeziku duhet të merret brenda një ore që nga fillimi i dhimbjes.

Është e domosdoshme të shmangni verën, çokollatën, djathin, bananet, arrat dhe domatet. Të jetosh me migrenë nuk është e këndshme, por nga sot jeni të vetëdijshëm se jeni një person jashtëzakonisht inteligjent. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara