Bota

Përmbytjet, uraganet rrezikojnë Amerikën Qendrore, 11 viktima në El Salvador

Published

on

Shirat e rrëmbyeshëm në shtetin amerikanoqendror të El Salvadorit u morën jetën të paktën 11 banorëve në fundjavë, raportuan të hënën autoritetet vendase. Shefi i Mbrojtjes Civile, Luis Amaja tha se viktimat janë edhe fëmijë, të cilët janë zënë poshtë nga rrëshqitjet e dheut ose rëniet aksidentale të pemëve në rrugë, shkruhet në Reuters.

“Nëse ju kërkohet të evakuoni zonën, bëjeni. Nëse jetoni pranë një pjerrësire lëvizni drejt një zone më të sigurt. Prioriteti numër një është siguria”, deklaroi Amaja.

900 banorë të El Salvadorit aktualisht po strehohen në godina të përkohshme si pasojë e shirave që ranë mbi brigjet e Paqësorit nga Meksika Jugore drejt Panamasë Perëndimore. Meteorologët kanë parashikuar që moti në vend do të mbetet i lagësht përgjatë gjithë javës dhe situata mund të bëhet më e rrezikshme me praninë e një stuhie, që pritet të formohet në Gjirin e Meksikës. Përmbytjet prekën edhe vendet fqinje me El Salvadorin, si Hondurasi dhe Panamaja, por pa dëme serioze.

Paqësori dhe Atlantiku kanë hyrë në sezonin e uraganeve. Rreziku nga pjesa atlantike do të jetë më i lartë për shkak të efekteve atmosferike nga La Ninja dhe ngrohjes së oqeaneve./UBTNews/

Bota

Parlamenti Evropian refuzon mocionin e mosbesimit ndaj Von der Leyen

Published

on

By

Parlamenti Evropian refuzoi sot një mocion mosbesimi ndaj presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

I iniciuar nga e djathta ekstreme, mocioni u mbështet nga 175 eurodeputetë dhe u refuzua nga 360, ndërsa 18 parlamentarë abstenuan./atsh

Continue Reading

Bota

Von der Leyen prezanton Fondin Evropian për Ukrainën me vlerë miliarda euro

Published

on

By

Garancitë dhe grantet që po nënshkruajmë sot do të zhbllokojnë mbi 10 miliardë euro në investime në rindërtimin dhe ne gjithashtu do të sigurohemi që Ukraina të vazhdojë të përfitojë nga mbështetja deri në vitin 2028 dhe më tej, kur të hyjë në fuqi buxheti i ri evropian, deklaroi sot në Romë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Jam veçanërisht e kënaqur të njoftoj Fondin Evropian për Rindërtim për Ukrainën, fondi më i madh në botë i bazuar në kapital që mbështet rindërtimin”, shtoi ajo.

Kjo do të nxisë investimet në energji, transport, lëndë të para dhe industri me përdorim të dyfishtë. Ne po investojmë fjalë për fjalë për të ardhmen e Ukrainës duke përdorur fonde publike për të tërhequr investime private në shkallë të gjerë dhe për të ndihmuar në rindërtimin e vendit. Jam veçanërisht e kënaqur që po e bëjmë këtë së bashku me Italinë, Gjermaninë, Francën, Poloninë dhe Bankën Evropiane të Investimeve”, theksoi Von der Leyen.

Dhe jam e bindur se të tjerë do të bashkohen me ne. Populli ukrainas është gati të udhëheqë ekonominë e vendit të tij drejt së ardhmes. Është koha për të investuar”, shtoi ajo./atsh

Continue Reading

Bota

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Published

on

By

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha të mërkurën se Franca dhe Gjermania duhet t’u përmbahen marrëveshjeve të mëparshme mbi konfigurimin e projektit të përbashkët franko-gjerman për avionët luftarakë FCAS, pas u raportua në fillim të kësaj jave se Franca tani kërkon të marrë pjesë në 80 për qind të punës.

Merz tha se është në kontakt të rregullt me presidentin francez, Emmanuel Macron, për projektin, i cili vlen më shumë se 100 miliardë euro dhe ka hasur në vonesa dhe mosmarrëveshje për ndarjen e punëve dhe të drejtave të pronësisë autoriale.

Udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha të Evropës pritet të takohen në Berlin kah fundi i këtij muaji, raporton Reuters.

“Jam plotësisht i vendosur t’i qëndrojmë besnikë marrëveshjeve që kemi bërë me Francën dhe Spanjën në lidhje me FCAS“, tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Kompania franceze Dassault Aviation, si dhe Airbus dhe Indra – këto dy të fundit përfaqësojnë Gjermaninë dhe Spanjën – janë pjesë e projektit për t’i zëvendësuar avionët francezë Rafale dhe ata gjermanë e spanjollë Eurofighter, me avionë luftarakë të gjeneratës së pestë duke filluar nga viti 2040.

Megjithatë, Merzi e pranoi se ende ka dallime në qëndrime për mënyrën se si duhet të përbëhet konsorciumi.

Çështjet që kanë të bëjnë me pikëpamjet e ndryshme për përbërjen e konsorciumit ende nuk janë zgjidhur. Por, jam i bindur se do t’ia dalim“, tha ai.

Franca ia ka bërë të ditur Gjermanisë se dëshiron të ketë rreth 80 për qind të ndarjes së punës në FCAS, tha një burim nga industria e mbrojtjes për Reuters në fillim të kësaj jave.

Nëse Franca nuk heq dorë nga kjo kërkesë, atëherë ndarja e punëve siç ishin pajtuar palët më herët, do të anulohet, tha burimi. Sipas tij, dallimet që do të krijoheshin mes partnerëve të projektit do ta bënin të pamundur që ai të kalonte në fazën e ardhshme siç ishte planifikuar deri në fund të këtij viti./REL

Continue Reading

Bota

Rutte: Rusia do të shënjestrojë Evropën, nëse Kina sulmon Tajvanin

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Kina dhe Rusia paraqesin kërcënime në rritje për aleancën transatlantike, duke konfirmuar se NATO po përgatitet për një sulm të mundshëm rus në shkallë të plotë në territorin e aleancës në vitet e ardhshme.

Xi Jinping, presidenti i Kinës, përpara se të sulmojë Tajvanin, së pari do të telefonojë në Moskë për t’i kërkuar (presidentit rus) Putinit të na mbajë të zënë në këtë pjesë të Evropës”, u tha Rutte gazetarëve në një konferencë shtypi me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin.

Kina po ndërton me shpejtësi forcat e saj të armatosura. Ata tani kanë më shumë anije se sa SHBA-ja. Ata do të kenë edhe 100 anije deri në vitin 2030. Ata tani kanë 1 000 koka bërthamore. Kjo nuk është për të organizuar parada në Pekin. Kjo është me të vërtetë për ta përdorur, për ta shfrytëzuar këtë”, pohoi ai, duke parashikuar se Kina do të përpiqet të marrë disi kontrollin e Tajvanit.

Supozimi ynë është, bazuar në shumë diskutime që kemi pasur, dhe sigurisht, ajo që dimë nga burimet tona është se rreziku është gjithnjë e më shumë i pranishëm”, tha ai.

Rutte argumentoi se kërcënimet e sigurisë ndaj NATO-s nga Indo-Paqësori janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Ai përmendi pjesëmarrjen aktive të Koresë së Veriut në luftën e Ukrainës duke mbështetur Rusinë, furnizimin e Kinës me mallra me përdorim të dyfishtë për Rusinë dhe ndarjen e teknologjisë së dronëve nga Irani me forcat ruse.

Ai pohoi se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ka të ngjarë të nisë një sulm në territorin e NATO-s brenda shtatë viteve të ardhshme.

Disa nga gjeneralët tuaj gjermanë, shumë të lartë, kanë parashikuar se tre, pesë, shtatë vjet nga tani, Rusia mund të jetë në gjendje të ndërmarrë një sulm të plotë në territorin e NATO-s. Tre vjet është sot, pesë vjet është java tjetër, shtatë vjet është muaji tjetër”, paralajmëroi ai dhe tha se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të forcuar parandalimin.

Rutte theksoi se aleatët e NATO-s vendosën të rrisin objektivat e tyre të shpenzimeve të mbrojtjes në samitin e muajit të kaluar jo për të qetësuar presidentin e SHBA-së Donald Trump, por sepse e njohin kërcënimin në rritje.

Ne nuk po bëjmë shpenzimet bazë prej 5,0 dhe 3,5 për qind për ta bërë të lumtur një person. Ne e bëjmë këtë sepse e dimë se kërcënimi është i pranishëm. Një kërcënim kundër SHBA-së, një kërcënim kundër Kanadasë, një kërcënim kundër aleatëve evropianë. Dhe kjo është arsyeja pse duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtje”, tha ai./atsh

Continue Reading

Të kërkuara