Lajmet

Për plagët dhe djegiet përdorni këto kura natyrale në shtëpi

Në mënyrë që plagët të shërohen shpejt, duhet treguar kujdesi i duhur.

Published

on

Një numër i madh njerëzish përjetojnë lëndime të lehta çdo ditë, më së shpeshti të shkaktuara nga pakujdesia. Shumë njerëz digjen ose priten gjatë përgatitjes së drekës ose kryerjes së detyrave të ndryshme ditore. Në mënyrë që plagët të shërohen shpejt, duhet treguar kujdesi i duhur.

Shumë përbërës që mund të ndihmojnë me këtë problem gjenden në kuzhinë, për të cilat nuk keni dijeni. Sigurisht, nëse keni lëndime serioze, rekomandohet që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të përdorni ndonjë nga këto preparate natyrale. Shihni metodat natyrale të mëposhtme:

Uthull molle

Uthulla e mollës është një antiseptik fantastik natyral që dikur përdorej për të pastruar plagët. Në të njëjtën kohë, është një eksfoliues i shkëlqyer i lëkurës. Përzieni uthullën e mollës dhe ujin në përmasa të barabarta. Vendosni një top pambuku ose garzë në tretësirë ​​dhe vendoseni në plagë. Lëreni për 15 minuta dhe shpëlajeni. Përsëriteni dy herë në ditë.

Mjalti

Mjalti quhet ari i lëngshëm për një arsye dhe nuk është vetëm për shkak të ngjyrës së tij. Mjalti është i pasur me acide që rrisin rrjedhjen e oksigjenit në plagë dhe në këtë mënyrë ndihmojnë të shërohet më shpejt. Është gjithashtu i pasur me përbërës antimikrobikë që krijojnë një barrierë mbrojtëse në lëkurë, duke mbrojtur nga infeksionet. Masazhoni zonën e dëmtuar me mjaltë për 10 minuta, lëreni të veprojë për rreth një orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Përsëriteni procedurën dy herë në javë.

Lëng limoni

Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, e cila stimulon prodhimin e kolagjenit dhe rrjedhimisht rigjenerimin e lëkurës. Është bërë i njohur si një ilaç i përsosur për shenjat e akneve. Ky preparat natyral përmban një acid që neutralizon qelizat e vdekura të lëkurës, duke e bërë kështu shenjën më pak të dukshme.

Është i lehtë për t’u përdorur – njomni një top pambuku me lëng limoni dhe mbajeni në zonën e lënduar për rreth 10 minuta. Pas kësaj, shpërlajeni dhe përsëritni procedurën edhe një herë gjatë ditës. Njerëzit me lëkurë të ndjeshme këshillohen të përziejnë limonin me ujë.

Vaj kokosi

Rrit elasticitetin e lëkurës dhe e zbut atë, gjë që i bën plagët më pak të dukshme. Përveç kësaj, vaji i kokosit hidraton shumë mirë lëkurën, gjë që gjithashtu redukton dukshmërinë e plagëve. Ngrohni vajin e kokosit dhe aplikojeni në lëkurë. Masazhoni plagën derisa lëkura të thithë plotësisht vajin. Nuk ka nevojë ta shpëlani dhe është mirë që ta përdorni këtë produkt dy herë në ditë./abcnews.al

Lajmet

Nucleus Lab – një qasje inovative ndaj leximit dhe shkrimit kreativ

Published

on

By

Nucleus Lab është një iniciativë akademike dhe kreative e Fakultetit të Gjuhës Angleze në UBT, e konceptuar për të zhvilluar praktikat ekstrakurrikulare të studentëve dhe për t’i përgatitur ata për mësimdhënie inovative, reflektuese dhe bashkëkohore.

Punëtoria e radhës, “Creative Reading & Writing – Expanding Creativity Beyond the Classroom”, e përgatitur nga Prof. Assoc. Dr. Alma V. Lama, synon zgjerimin e kompetencave akademike dhe pedagogjike përmes leximit kritik dhe shkrimit kreativ, duke e zhvendosur procesin e të nxënit përtej kornizave tradicionale të klasës.

Studentët lexuan tekste ekzistuese duke personalizuar narrativat, duke i pasuruar ato me përvoja, emocione dhe këndvështrime personale, si dhe duke i zhvilluar më tej përmes shkrimit kreativ. Përmes këtij procesi, ata ndërtuan kuptime të reja, duke e shndërruar leximin në një akt aktiv reflektimi dhe shkrimin në një mjet për shprehje autentike dhe formim profesional.

Kjo qasje i ndihmon studentët të ndërtojnë mendim të pavarur, të zhvillojnë kreativitetin dhe të forcojnë aftësitë e tyre profesionale në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze.

Përmes aktiviteteve të strukturuara akademike dhe kreative, studentët angazhohen në lexim kritik të teksteve, shkrim kreativ përtej modeleve standarde akademike, zhvillim të kompetencave praktike për mësimdhënie, si dhe në ndërlidhjen e qëndrueshme ndërmjet teorisë dhe praktikës në kontekste reale arsimore. Këto përvoja kontribuojnë drejtpërdrejt në formimin e tyre si mësimdhënës të ardhshëm të sigurt, fleksibilë dhe të përgatitur për sfidat e arsimit modern.

Qendra Nucleus promovon një kulturë akademike të bazuar në lexim, shkrim, reflektim dhe bashkëpunim, duke krijuar një hapësirë ku studentët eksperimentojnë, rriten intelektualisht dhe ndërtojnë identitetin e tyre profesional.

Continue Reading

Lajmet

Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale

Published

on

By

Policia e Kosovës në bashkëpunim me ushtarë të misionit të KFOR-it ka realizuar ushtrim të përbashkët të quajtur “Incident Command Walkthrough”.

Sipas njoftimit, ushtrimi kishte për qëllim testimin dhe zbatimin e procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe forcimin e metodave të koordinuara të reagimit, me synim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe sigurimin e një përgjigjeje efektive ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.

Angazhimet e tilla të përbashkëta, sipas Policisë, dëshmojnë nivelin e lartë të profesionalizmit, koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.

Policia e Kosovës ka vlerësuar mbështetjen dhe kontributin e të gjithë partnerëve të saj, duke theksuar se këto aktivitete janë të rëndësishme për avancimin e mëtejmë profesional të institucionit.

Continue Reading

Lajmet

Podujevë: Konfiskohen mbi 80 kg marihuanë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Mbi 80 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një aksion të Anti-drogës të koduar “Bregdeti”.

Fillimisht mbrëmë rreth orës 23:00 në një kamion në Merdarë të drejtuar nga H.S, janë gjetur 76 kilogramë e 800 gramë marihuanë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Ai dha edhe detaje tjera, ku tha se në asistencën e Njësitit për Reagim të Shpejtë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1 armë me pesë fishekë të kalibrit 9mm; 2 vetura, një kamion; 1 telefon celular; dhe para në vlerë 2 mijë 950 euro.

Gashi theksoi se operacioni vazhdoi edhe sot, ku janë bastisur edhe dy lokacione, përkatësisht shtëpitë e dy të dyshuarve të tjerë, në fshatin Godishnjak të Podujevës.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë; 2 vetura; 2 telefona celularë; thasë najloni të zbrazur ngjyra e zezë dhe ngjitës, që kanë shërbyer për paketimin e narkotikëve; dhe një armë zjarri me gaz e modelit “Signasauer”.

Derisa ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Continue Reading

Lajmet

SHBA dhuron skaner për Doganën e Kosovës, do të vendoset në pikën kufitare në Merdare

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një skaner të avancuar për Doganën e Kosovës, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare.

Ky mjet do të mundësojë lehtësimin e tregtisë së mallrave dhe verifikimin e kamionëve, mauneve dhe veturave që mund të jenë të dyshuara për kontrabandë ose veprimtari të tjera të kundërligjshme.

Në ceremoninë e pranimit morën pjesë Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Vendosja e skanerit pritet të përshpejtojë procedurat doganore dhe të përmirësojë sigurinë në pikat kufitare të Kosovës, duke rritur kapacitetet për kontrollin e mallrave dhe automjeteve që kalojnë kufirin.

Continue Reading

Të kërkuara