Sport

Pellegrini: Manchester City nuk më donte mua, por Guardiolën

Published

on

Manuel Pellegrini, ishte njeriu që ndër të parët nisi të punonte me projektin e ri të Manchester City.

Trajneri kilian e pranoi se kur e mori detyrën te “The Citizens”, e dinte që drejtuesit në fakt kërkonin Pep Guardiolën. Megjithatë, sërish pranoi pasi spanjolli zgjodhi në atë periudhë Bayern Munich para se të kalonte te City në vitin 2016.

“E dija para se të nënshkruanin me mua se ata donin Pep Guardiolën. Drejtori sportiv, Txiki Begiristain dhe drejtori menaxhues Ferran Soriano kishin punuar me të në Barcelonë.Ata kishin folur me mua tre ose katër muaj më parë dhe thanë se do ta merrnin Pepin, por nëse Pep nuk do të ishte menaxheri i tyre, unë do të vazhdoja të qëndroja. Më pas Pep shkoi te Bayern Munich. Unë punova atje për tre vjet dhe ndryshova stilin e Roberto Mancinit, që ishte ajo që ata donin, dhe më pas ata patën sukses”, u shpreh Pellegrini./UBTNews/

Sport

Vinicius: U munduan të më diskreditonin, por jam më i miri në botë!

Published

on

Vinícius Júnior ka marrë hak për punën e tij të palodhur. Pas zhgënjimit që nuk e fitoi “Topin e Artë”, ylli brazilian është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2024 nga FIFA. Ky është një kurorëzim i merituar për 24-vjeçarin, i cili udhëhoqi Real Madridin drejt fitimit të Ligës së Kampionëve dhe La Ligës gjatë vitit që po lëmë pas.

Në rrjetet sociale, Vinicius e festoi këtë sukses me një mesazh të fuqishëm: “VENI, VIDI, VICI. Sot shkruan ai djaloshi që ka parë shumë idhuj duke ngritur lart këtë trofe… dhe tani është i tij. Ose më mirë të them, ka arritur momenti im. Është momenti ta them… po, jam lojtari më i mirë në botë dhe kam luftuar shumë për këtë.”

Duke reflektuar për rrugëtimin e tij, Vinicius vazhdoi: “Provuan dhe u munduan të më diskreditojnë, të më nënçmojnë. Askush nuk mund të më tregojë se për kë duhet të luftoj, se si duhet të sillem. Kur isha në ‘São Gonçalo’, sistemi nuk brengosej për mua dhe unë pothuajse u gëlltita prej tij. Kam fituar për mua, për familjen time, duke gjetur mbështetje në çdo hap të këtij udhëtimi të gjatë: Flamengo, Real Madrid, Kombëtaren braziliane, qindra bashkëlojtarë të skuadrës në rrugëtimin disavjeçar… personat që më shoqërojnë çdo ditë, njerëzit që më admirojnë. Jam më i miri i botës.”

Kjo fitore është jo vetëm një shpërblim për përpjekjet dhe sukseset e tij, por edhe një mesazh për ata që dyshuan në potencialin e tij./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

Barcelona bën goditjen e së ardhmes, zyrtarizon blerjen e talentit Ibrahim Diarra

Published

on

Lajmi që ishte përhapur prej disa muajsh tani është bërë zyrtar. Barcelona ka nënshkruar me talentin e ri Ibrahim Diarra, një nga lojtarët më të spikatur të Kampionatit Botëror U-17 që u zhvillua në Indonezi.

Diarra, i cili shënoi 5 gola dhe realizoi 4 asistime me kombëtarenib e Malit, ka qenë një nga lojtarët kyç që udhëhoqi ekipin e tij deri në gjysmëfinale të këtij turneu. Ai ka mbushur 18 vjeç gjashtë ditë më parë dhe tani ka mundësinë të realizojë ëndrrën e tij duke luajtur në një klub të madh evropian si Barcelona.

FC Barcelona dhe Africa Foot Academy kanë nënshkruar një marrëveshje për transferimin e Ibrahim Diarra-s, i cili do të kalojë te Barça Atlètic dhe do të nënshkruajë një kontratë për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për tre vitet e tjera, deri më 30 qershor 2028. Lojtari i lindur më 12 dhjetor 2006 në Mali, do të jetë pjesë e ekipit të dytë të Barcelonës, duke pasur mundësinë të zhvillohet dhe të japë kontributin e tij për të ardhmen e klubit.

Ibrahim Diarra është një mesfushor i majtë, i njohur për aftësitë e tij teknike, kontrollin e shkëlqyer të topit, forcën fizike dhe shkathtësinë, pasi mund të luajë edhe si lojtar krahu. Ai është formuar në akademinë Africa Foot Academy, e cila ka kontribuar në zhvillimin e tij si futbollist.

Në Kampionatin Botëror U-17 të vitit 2023, Diarra ka dhënë një performancë të jashtëzakonshme, duke qenë një udhëheqës i vërtetë i ekipit të Malit, i cili arriti vendin e katërt dhe ka shënuar 5 gola dhe ka realizuar 4 asistime. Suksesi i tij në këtë kompeticion ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, me Barcelonën që e ka bërë blerjen e parë të madhe për të ardhmen e saj.

Barcelona ka theksuar se transferimi i Diarra është një hap tjetër në drejtim të forcimit të ekipit të saj të të rinjve dhe ndihmës për rritjen e futbollistëve të rinj, duke siguruar që ata të zhvillohen në një mjedis të shkëlqyer.

Ky transferim është një hap i rëndësishëm për Barcelonën, e cila vazhdon të investojë në talente të rinj me potencial të madh. Ibrahim Diarra është një lojtar që premton shumë dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e klubit katalanas. Me talentin e tij dhe mundësitë që do të ketë për të luajtur në ekipin e dytë, ai mund të jetë një ndër emrat kryesorë të Barcelona-s në vitet që vijnë.

Përkundër faktit që Barcelona ka marrë këtë nënshkrim, situata te rivalët e Madridit, përkatësisht tek trajneri Carlo Ancelotti, duket më e sigurt. Kontrata e tij deri në vitin 2026 është një siguri për të, megjithatë, presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez, pret që Ancelotti të vazhdojë të konfirmojë sukseset në Spanjë dhe në Evropë./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

Nesër shpallen më të mirët e vitit në basketboll

Published

on

By

Të enjten nga ora 19:00 do të mbahet Gala Mbrëmja “Laureatët 2024”. Në këtë mbrëmje festive, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës do të nderohen më të mirët e këtij viti.

Në “Laureatët 2024” do të shpallen Basketbollisti më i miri i vitit 2024, Basketbollistja më e mirë e Vitit 2024, Top 5 te meshkujt dhe femrat.

Po ashtu do të shpallen klubet më të mira te meshkujt dhe femrat, Trajneri i Vitit, Gjyqtari i Vitit, Punëtori Sportiv i Vitit, Shpresa e Vitit te djemtë dhe vajzat, kontribuues i basketbollit, veteran dhe veterane, etj.

Në vitin e kaluar, çmimi i më të mirit i takoi Drilon Hajrizit, derisa më e mira ishte shpallur Arbnore Përquku.

Continue Reading

Sport

​Rashford paralajmëron largimin nga United

Published

on

By

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford thotë se është “gati për një sfidë të re” pasi u pyet për të ardhmen e tij në klubin anglez. Rashford, 27 vjeç, upërjashtua nga skuadra për derbin e së dielës, të cilin United e fitoi 2-1 kundër Manchester City.

Trajneri i ri Ruben Amorim konfirmoi se nuk kishte probleme disiplinore pas vendimit të tij, por ai duket se ka lënë të kuptohet se kishte shpresuar të shihte më shumë nga lojtari anglez brenda dhe jashtë fushës gjatë javëve të tij të para në krye “Djajve të kuq”.

Në një intervistë me gazetarin e futbollit Henry Ëinter të botuar në X, Rashford tha: “Nëse e di që një situatë tashmë është e keqe, nuk do ta përkeqësoj atë. Unë kam parë se si lojtarët e tjerë janë larguar në të kaluarën dhe nuk dua të jem ai person. Kur të largohem do të bëj një deklaratë dhe do të jetë nga unë. Kur të largohem do të ketë ‘ndjenja të vështira’. Nuk do të keni asnjë koment negativ nga unë për Manchester United. Ky jam unë si person. Për mua, personalisht, mendoj se jam gati për një sfidë të re dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë Rashdord.

Rashford ka shënuar 138 gola në 426 paraqitje për klubin që nga debutimi i tij në vitin 2016, pasi ka kaluar në radhët e të rinjve të United.

Continue Reading

Të kërkuara