Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Published

on

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të  lëvizin nga 13 e maksimalja e ditës pritet të arrij deri në 33 gradë Celsius.

Era: nga verilindja. 3 m/s– 2.6. /UBT News/

Lajmet

​Kosova gati për Kampionatin Botëror të Boksit

Published

on

Kampi përgatitor i Kombëtares së Kosovës në boks është drejt përfundimit dhe përfaqësuesja është gati për sfidën e radhës për Kampionatin Botëror që zhvillohet nga 4 deri më 14 shtator 2025 në Liverpool.

Në përbërjen e ekspeditës së Kosovës do të jenë boksierja Donjeta Sadiku (60 kg), boksierët Bashkim Bajoku (55 kg), Loris Idrizi (65 kg) dhe Shpetim Bajoku (70 kg).

Përfaqësuesen e Kosovës do ta udhëheqin përzgjedhësit Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka, ndërsa pjesë e delegacionit do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm Latif Demolli..

Ekipi i Kosovës udhëton më 2 shtator drejt Liverpoolit, aty ku do të masë forcat me boksierët më të mirë të botës.

/S.K/KP/FBK

Continue Reading

Lajmet

​Muharremaj: Stadiumi i Suharekës do të jetë me standarte të UEFA-s

Published

on

Në zonën industriale të Suharekës sot do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit.

Ky projekt madhor, i cili do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, do të ketë kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne.

Investimi po realizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa hapësira është siguruar nga Komuna e Suharekës.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, u shpreh mirënjohës për Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar në këtë projekt, duke theksuar se vetëm me bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe komunës mund të sjellin zhvillim për qytetarët.

“Projekt i cili do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, me kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne, është investim i Ministrisë së Kulturës. Hapsirën e kemi siguruar ne si Komunë e Suharekës.”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Stadiumi i ri pritet të bëhet një qendër e rëndësishme sportive për Suharekën dhe mbarë Kosovën.

/S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Dogana parandalon hyrjen e 7500 produkteve teknologjike false në Kosovë

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të një ngarkesë të paraqitur për import nëpërmjet Portit të Durrësit, zyrtarët e saj kanë hasur mallra të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.

Gjatë ekzaminimit, sipas njoftimit, janë identifikuar gjithsej 7500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, që dyshohet të jetë “Apple”.

Mbushës telefoni – 1250 copë; Koka mbushës telefoni – 5750 copë; Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë”, ka njoftuar Dogana.

Mallrat thuhet se kanë përmbajtur dy paketime, ku në paketimin e jashtëm brendi i produktit nuk ishte i cekur, derisa pas hapjes vërehej se paketimi përmbante brende të falsifikuara.

Continue Reading

Aktualitet

Gërvalla takon kryediplomaten Tanja Fajon, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Published

on

By

Në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve mes bizneseve të të dyja vendeve, si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Një tjetër temë me rëndësi ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni, që do të lehtësojë ndjeshëm jetën e mërgatës sonë dhe do të forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Ministrja Gërvalla falënderoi Ministren Fajon për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik, duke e vlerësuar këtë mbështetje si dëshmi të rolit të Sllovenisë si një mike dhe partnere e vendit tonë.

Mbështetja e palëkundur e Sllovenisë për integrimin euroatlantik të Kosovës riafirmon rolin e saj si një aleate dhe partnere strategjike e vendit tonë”, citohet Gërvalla në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara