Lajmet

​Parandalohet një rast kontrabande në Morinë, arrestohen dy persona

Published

on

Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasit F. M. (52) dhe B.L. (55) pasi gjatë kontrollit në automjetet e tyre në Morinë janë gjetur mallra kontrabandë në vlerë mbi gjysmë milionë euro.

Gjatë operacionit Tarifa, në dalje të Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar, automjetin furgon me drejtues shtetasin B. L. dhe automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F. M.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M., u gjetën 1006 kuti me medikamente mjekësore të ndryshme, disa arka me 41.000 tableta dhe 2.194 telefona mobilë, ndërsa gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin B. L., u gjetën 62 thasë me duhan, me peshë 930 kg.

Mallrat me vlerë rreth 54 milionë e 350 mijë lekë (562 mijë euro), u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjetet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

UBT fiton çmimin e parë në Ballkanin Perëndimor për projektin më të mirë në kuadër të projekteve të financuara nga Regional Challenge Fund

Published

on

UBT është shpallur fitues i çmimit të parë në Ballkanin Perëndimor nga Regional Challenge Fund (RCF) në kuadër të iniciativës “Update & Shine – Net4VET Challenge”, për projektin më të mirë inovativ “Developing Software Developer Skills by Integrating Artificial Intelligence”.

Projekti i UBT-së u dallua për qasjen vizionare në zhvillimin e aftësive të programuesve të rinj, përmes integrimit të inteligjencës artificiale në procesin e të mësuarit dhe trajnimit praktik.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit morën pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

UBT konfirmon lidershipin në rajon në fushën e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe edukimit profesional, duke dëshmuar se është një model i ekselencës dhe inovacionit ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

KMShK ka reaguar për mosakreditim të disa mediave në zgjedhje

Published

on

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shprehur shqetësimin për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e disa ekipeve të mediave anëtare të këtij trupi vetërregullues për zgjedhjet e 12 tetorit.

Nëpërmjet një reagimi KMShK ka thënë se KQZ nuk ka akredituar disa media në gjuhën shqipe dhe serbe.

“KMShK e konsideron këtë vendim të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe informimin e drejtë dhe transparent në ditën e zgjedhjeve. Mediat anëtare të KMShK-së i plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për veprimtari mediale. KMShK i bën thirrje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të marrë vendim meritor në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që të gjitha mediat të kenë trajtim të barabartë”, thuhet në reagim.

Kujtojmë, të dielën më 12 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe asamblistë në kuvendet komunale./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe: Nuk ka përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit

Published

on

Pasi Nenad Rashiq u votua për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës në foltoren e hollit të Kuvendit doli deputeti Igor Simiq, nga Lista Serbe duke thënë se këta të fundit vlerësojnë se Kuvendi nuk është konstituar.

Ai ka thënë se edhe një herë u dëshmua se drejtësia dhe e drejta nuk ekzistojnë.

“Sot nuk është përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit dhe mos lejoni të ju gënjejnë”, tha Simiq.

Lista Serbe insiston se të drejtë për t’u zgjedhur nënkryetar nga radhët e komunitetit serb kanë vetëm deputetët e Listës Serbe pasi që ata përfaqësojnë vullnetin e shumicës së komunitetit serb.

Në vend të nëntë deputetëve të propozuar nga Lista Serbe, nënkryetar u zgjodh deputeti Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Rashiq ka qenë ministër në qeverinë e deritanishmë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

​Izraeli fillon tërheqjen e trupave ushtarake në disa pjesë të Gazës

Published

on

Mediat e huaja kanë raportuar se Izraeli ka filluar tërheqjen e tij të pjesshme ushtarake në Gaza shkruan BBC.

Ushtria izraelite thotë se një armëpushim është tani në fuqi pasi forcat e saj u tërhoqën në disa pjesë të Gazës.

“Trupat janë pozicionuar përgjatë vijave të dakorduara sipas planit të Trumpit, por do të vazhdojnë të largojnë çdo kërcënim të menjëhershë”, tha ushtria.

Kjo vjen pasi qeveria izraelite miratoi një marrëveshje me Hamasin, e cila parasheh gjithashtu lirimin e pengjeve. Hamasi tani ka 72 orë për të liruar të gjithë pengjet izraelite, ndërsa Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë.

Kamionët e ndihmës pritet që më pas të vërshojnë për të ndihmuar dy milionë banorët e Gazës, shumica e të cilëve janë zhvendosur./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara