Botë

Paniku mbizotëron në ishujt grekë, tjetër lëkundje e fortë sizmike, rritet frika për një vullkan

Published

on

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ballë Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Greqi, duke shtuar dhe më tej panikun e banorëve, një pjesë e madhe e të cilavë kanë zgjedhur ta kalojnë natën në çadra.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit këtë herë ishte 24 km në lindje të Oia, në një thellësi fokale prej 14 km.

Autoritetet në Santorini mbeten në gatishmëri dhe janë mobilizuar, pasi aktiviteti sizmik në ishullin e njohur grek mbetet i lartë, me tërmete të njëpasnjëshme.

Ndërkohë, qytetarë dhe turistë duket se kanë zgjedhur ta braktisin ishullin përmes rrugëve ajrore dhe detare dhe në portin e ishullit është vënë re mbipopullim.

Presidenti i OASP-së, Efthimis Lekkas duke folur për “Mega-n” u kërkoi njerëzve që të mos kenë panik, pasi ishulli nuk do të përjetojë një tërmet shkatërrimtar si ai i vitit 1956.

Aktiviteti sizmik që po zhvillohet tani pranë Amorgos do të zgjasë disa ditë, duke ruajtur të njëjtat përmasa. Duhen mijëra vjet për të mbushur çarjen. Nuk do të prodhojë tërmete të mëdha. Mund të shohim magnituda jo më të mëdha se 5 e shkallës Rihter. Njerëzit të mos bëjnë panik, nuk do të ketë tërmet si ai i vitit 1956”, tha Lekkas.

Profesori i Fatkeqësive Natyrore në Universitetin Teknik të Kretës lidhur me aktivitetin e shtuar sizmik në zonat midis Santorinit dhe Amorgos tha se një nga skenarët është se aktiviteti sizmik vjen nga një vullkan nënujor.

Një mundësi është që të jetë aktivizuar një çarje, diçka e ngjashme me atë që shkaktoi tërmetin e madh të vitit 1956. Me fjalë të tjera, një vazhdimësi e thyerjes. Ky ishte tërmeti që arriti në 7.5 ballë. Por nëse një tërmet ndodh tani, nuk mendoj se dikush e pret të jetë kaq i madh. Pra, ky është një skenar. Skenari tjetër është aktivizimi i vullkanit që ndodhet brenda kalderës së ishullit të Santorinit dhe tjetri është një vullkan nënujor i quajtur Kolumbo, i cili ndodhet pak në veri të Santorinit, afërsisht 5 dhe 8 kilometra nga maja veriore e Santorinit, pra, duke shkuar drejt Ios. Aty ndodhet vullkani nënujor i quajtur Columbo. Pra, këta janë tre skenarët dhe ndikimet e mundshme që mund të kenë. Kjo është ajo që u ekzaminua në zonë.

Botë

Von der Leyen: Kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë

Published

on

By

Çdo plan paqeje i besueshëm duhet të ndalojë vrasjet dhe njëkohësisht të mos mbjellë farat për një konflikt të ardhshëm, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një deklaratë, sipas BBC.

Janë disa elementë kryesorë që Komisioni Evropian kërkon të përfshihen. Së pari kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë, së dyti të mos ketë asnjë kufizim në forcat e armatosura të Ukrainës që do ta linte atë të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme”, tha Von der Leyen.

“Roli qendror i Bashkimit Evropian duhet të njihet plotësisht në çdo plan paqeje për Ukrainën”, shtoi ajo.

Von der Leyen gjithashtu bëri një thirrje për kthimin e çdo fëmije ukrainas të rrëmbyer nga Rusia”, duke shtuar se dhjetëra mijëra djem dhe vajza kishin mbetur të bllokuar në vend./KP

Continue Reading

Botë

Izraeli vret zyrtarin më të lartë të Hezbollahut në sulmin e parë në Bejrut pas disa muajsh

Published

on

By

Ushtria izraelite ka vrarë një anëtar të lartë të grupit militant Hezbollah në një sulm ajror në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, pavarësisht një armëpushimi.

Ajo e përshkroi Haitham Ali al-Tabtabai, shefin e shtabit të Hezbollahut, si një veteran të grupit i cili kishte mbajtur një sërë pozicionesh të larta, shkruan BBC.

Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se të paktën pesë persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në sulmin, i cili goditi një ndërtesë apartamentesh në lagjen me popullsi të dendur Dahieh.

Hezbollah konfirmoi vdekjen e Tabtabai, duke shtuar se Izraeli kishte kaluar një “vijë të kuqe” në kryerjen e sulmit./KP

Continue Reading

Botë

ShBA dhe Ukraina thonë se ka përparim në planin e paqes pas bisedimeve në Gjenevë

Published

on

By

Negociatorët amerikanë dhe ukrainas kanë hartuar një “kornizë paqeje të përditësuar dhe të rafinuar” dhe planifikojnë të vazhdojnë punën “intensive” mbi një plan paqeje gjatë ditëve në vijim.

Një deklaratë e përbashkët tha se bisedimet mbi një plan të mbështetur nga ShBA në Gjenevë kishin qenë “shumë produktive”, raporton BBC.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha se ka pasur “jashtëzakonshme përparim” në përsosjen e një plani i cili është mirëpritur me kujdes nga Rusia, por jo nga udhëheqësit në Kiev dhe Evropë, të cilët e shohin atë si shumë të favorshëm për Kremlinin.

Rubio tha se kishte “ende punë për t’u bërë”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte “sinjale se ekipi i Presidentit Donald Trump po na dëgjon”./EO

Continue Reading

Lajmet

30 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit

Published

on

Sot mbushen tri dekada nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, njohur si Marrëveshja e Dejtonit.

Marrëveshja u nënshkrua në bazën ushtarake amerikane “Wright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995.

Një nga parimet kryesore të kësaj marrëveshje, ishte në ndarjen e BeH në 51 për qind në territorin e Federatës së BeH-së dhe 49 për qind në Republikën Serbe.

Nënshkruesit u zotuan për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumentet e tjera të OSBE-së, si dhe respekt reciprok për sovranitetin dhe zgjidhjen e kontesteve në mënyrë paqësore.

Ky dokument mundësoi që t’i jepet fund luftës disa vjeçare, ku kishin humbur jetën më shumë 300 mijë qytetarë të BeH-së, e cila luftë kishte filluar pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.

Agresioni u krye nga Ushtria e Jugosllavisë që udhëhiqej nga Serbia, në mbështetje të serbëve të Bosnjës, që synonin ta mbanin nën kontrollin e tyre territorin e BeH-së./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara