Botë

Liderët e BE-së shprehin solidaritet me vendet e Gjirit përballë sulmeve iraniane

Published

on

Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) kanë dënuar ashpër “sulmet e pajustifikueshme iraniane” në mbarë rajonin, pas bisedimeve të nivelit të lartë në Bruksel. Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje të plotë për vendet arabe të Gjirit, ndërkohë që Irani vazhdon lëshimin e raketave dhe dronëve si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Gjatë takimit të së enjtes, Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, së bashku me zyrtarë të tjerë evropianë, i cilësuan veprimet e Teheranit si “të pafalshme”. Në një deklaratë të përbashkët BE-GCC, ministrat kërkuan ndalimin e menjëhershëm të sulmeve që kërcënojnë sigurinë globale, duke riafirmuar të drejtën e vendeve të Gjirit për të marrë çdo masë të nevojshme për të mbrojtur territoret dhe qytetarët e tyre.

Situata mbetet e tensionuar, me Evropën që shprehet e gatshme të ndihmojë aleatët e saj, ndonëse preferon një zgjidhje përmes ndërmjetësimit dhe de-eskalimit. Ky reagim vjen në një kohë kur bilanci i viktimave nga sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit ka arritur në mbi 1,230 persona që nga e shtuna, sipas mediave shtetërore iraniane.

Konflikti po zgjerohet me shpejtësi: Izraeli ka shtrirë fushatën e tij ushtarake në Liban, ndërsa SHBA njoftoi mbytjen e një fregate iraniane në ujërat ndërkombëtare. Nga ana tjetër, sulmet e Iranit po shënjestrojnë gjithnjë e më shumë infrastrukturën energjetike në vende si Katari, Bahreini dhe Kuvajti, duke rritur frikën për destabilizimin e tregjeve globale të energjisë.

Shtetet evropiane po përfshihen gjithashtu në këtë vorbull. Franca, Britania e Madhe, Italia, Holanda dhe Spanja kanë njoftuar dërgimin e aseteve detare dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore në Qipro dhe në vendet e Gjirit. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni konfirmoi se Italia do të ofrojë sisteme mbrojtëse për aleatët arabë për të zmbrapsur sulmet iraniane.

Në rrafshin diplomatik dhe ushtarak, Britania, Greqia dhe Portugalia kanë pranuar të lejojnë përdorimin e bazave të tyre nga ushtria amerikane nën kushte të caktuara. Megjithatë, refuzimi i Spanjës për të bërë të njëjtën gjë ka shkaktuar zemërimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke nxjerrë në pah qëndrimet e ndryshme brenda bllokut perëndimor.

Continue Reading

Lajmet

Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA-ja

Published

on

Gjykatat iraniane kanë vendosur që Shtetet e Bashkuara t’i paguajnë Iranit 290 miliardë dollarë dëmshpërblim, ka deklaruar të hënën një zyrtar i sistemit gjyqësor iranian.

“Kemi siguruar vendime nga gjykatat vendase, të cilat kanë caktuar një dëmshpërblim prej 290 miliardë dollarësh kundër amerikanëve”, ka thënë Hassan Abdolianpour, kreu i qendrës për avokatët pranë sistemit gjyqësor, sipas televizionit shtetëror.

Sipas këtij televizioni, kërkesa për dëmshpërblim lidhet me veprime të Shteteve të Bashkuara që datojnë disa dekada më parë, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një valë sulmesh ndaj Iranit, gjatë të cilave u vra udhëheqësi suprem i vendit, Ali Khamenei.

Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë drejt disa vendeve të rajonit, duke deklaruar se shënjestronte bazat dhe asetet amerikane e izraelite.

Në qershor, memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar në Islamabad mes SHBA-së dhe Iranit, i cili synonte hapjen e rrugës drejt një marrëveshjeje paqeje, përfshinte edhe një klauzolë për hartimin e një plani me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Iranit.

Irani gjithashtu është përballur prej dekadash me sanksione të rënda amerikane, kryesisht për shkak të programit të tij bërthamor./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Jensen Huang rikthehet në krye të NVIDIA-s

Published

on

By

Jensen Huang është rikthyer në postin e drejtorit ekzekutiv dhe presidentit të kompanisë teknologjike NVIDIA, njoftoi të hënën Bordi i Drejtorëve.

Vendimi për rikthimin e tij u mor me votë unanime pas një sërë takimesh dhe diskutimesh me Huangun, gjatë të cilave Bordi u bind për sinqeritetin dhe aftësinë e tij për ta drejtuar kompaninë.

“Bordi beson se Jensen është personi i duhur për të udhëhequr NVIDIA-n dhe se rikthimi i tij është në interesin më të mirë të aksionarëve, punonjësve, partnerëve dhe klientëve tanë”, deklaroi kryetari i Bordit, Harvey C. Jones, duke falënderuar njëherësh Colette Kress për drejtimin e përkohshëm të kompanisë krahas detyrës së saj si drejtoreshë financiare.

Sipas njoftimit zyrtar, Bordi ka marrë garanci edhe nga nivelet e larta të qeverisë amerikane, duke u bindur se rikthimi i Huangut në krye të gjigantit të çipave nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Huang kishte dhënë dorëheqjen rreth dy javë më parë, pas raportimeve për lidhje jashtëmartesore me dy gra, njëra prej të cilave dyshohej si spiune kineze, ndërsa tjetra ishte vartëse e tij brenda kompanisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënime me bomba në qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Published

on

By

Qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë kanë pranuar kërcënime për bomba përmes postës elektronike të hënën, duke shënuar vazhdimin e një vale alarmesh të rreme që po godasin së fundmi institucionet arsimore nëpër Evropë.

Autoritetet gjermane bënë të ditur se rreth 450 shkolla në mbarë vendin janë prekur nga këto mesazhe, por theksuan se nuk ka asnjë rrezik real. Policia në Freiburg deklaroi se nuk ekziston asnjë provë për kërcënim konkret, ndërsa edhe policia e Berlinit dhe ajo në landin e Turingisë u kanë kërkuar shkollave të vazhdojnë procesin mësimor normalisht, duke vlerësuar se qëllimi i autorëve është vetëm përhapja e panikut.

Një situatë e ngjashme është raportuar edhe në Danimarkë, ku policia konfirmoi se po heton kërcënimet e dërguara ndaj disa shkollave në të gjithë vendin, por shtoi se aktualisht nuk ka arsye për shqetësim.

Këto raste vijnë pas një serie alarmesh të rreme me bomba dhe sulmesh kibernetike që kanë prekur së fundmi shkolla, supermarkete, sisteme të trafikut ajror dhe media në disa vende evropiane. Vetëm javën e kaluar u evakuuan mbi 10 shkolla në Spanjë, ndërsa në fillim të këtij muaji mijëra shkolla në Itali u përballën me kërcënime të njëjta përmes emailit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Anulohen qindra fluturime dhe ndalet transporti publik

Published

on

By

Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore e urbane janë ndërprerë në mbarë Belgjikën, si pasojë e një greve të përgjithshme kundër masave të planifikuara qeveritare për shkurtimin e shpenzimeve publike.

I gjithë trafiku ajror është pezulluar në aeroportin Zaventem të Brukselit dhe në atë të Charleroit, ku operojnë kompani me kosto të ulët si Ryanair. Për shkak të bojkotit nga kontrollorët e trafikut ajror, asnjë avion nuk do të ngrihet apo ulet në Bruksel nga ora 07:00 deri në 21:00, duke prekur planet e udhëtimit të mbi 50 mijë pasagjerëve. Paralelisht, janë ndalur trenat, metroja, transporti publik dhe janë raportuar ndërprerje në shkolla e shërbime të tjera publike, teksa mijëra qytetarë po marshojnë në kryeqytet.

Greva zhvillohet në mes të krizës politike për miratimin e buxhetit, pasi kryeministri Bart De Wever ende nuk ka arritur kompromis me partnerët e koalicionit pesëpartiak, ku partia e majtë Vooruit po kundërshton shkurtimet në pensione e shëndetësi dhe po kërkon rritjen e taksave për të pasurit. Mbreti Philippe e kishte refuzuar dorëheqjen e De Weverit në fillim të muajit për t’i dhënë kohë shtesë negociatave.

Udhëheqësit e sindikatave kryesore, Bert Engelaar nga FGTB dhe Ann Vermorgen nga CSC, e kanë akuzuar ekzekutivin për goditje ndaj sistemit të mbrojtjes sociale dhe shkurtim të ditëve të pushimit zyrtar, duke kërkuar tatimim të mirëfilltë të pasurisë dhe heqje të lehtësive fiskale në vend të masave shtrënguese.

Continue Reading

Të kërkuara