Lajmet7 hours ago

​BE “pret” nga Kosova formim të shpejtë të institucioneve

Loading latest video...

Përditësuar

  • Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

    Me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari në Prekaz”, që siç e quajti kryetari i OVL- UÇK’së, Hysni Gucati vendi i shkëndijave të para të luftës.

    Por Gucati ka thënë se në këtë ditë nuk ndihen edhe aq të lirë, mbi arsyen se institucionet e Republikës së Kosovës nuk e kanë miratuar ligjin për vlerat e luftës.

    Mu në këtë vend para 34 viteve, kanë qenë shkëndijat e para të lirisë dhe mund të them luftës së parë frontale të bacës Shaban me dy djemtë me Hamzën dhe Adem dhe rrethi i gjithë Jasharit u përballen me forcat çetnike parlamentare serbe që luftuan për ditën e sotit. Dhe ne sot si veteranë nuk e ndjejmë vetën aq të lirë për arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku ligji për vlerat e luftë nuk është bërë ende”, tha Gucati.

    Kjo festë u konsiderua e mangët edhe mbi faktin se ish-krerët e UÇK’së Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht në paraburgimin në Hagë tash e më shumë se pesë vjet.

    Këtë festë që festojmë sot e kemi të mangët sepse njerëzit që e kanë udhëhequr luftën, paqen, janë në qendër të paraburgimit në Hage. Kjo festë është e mangët për ne, pa atë njerëz që luftuan për vendin tonë. Unë në emër ttim dhe shokëve tonë, ia uroj Ditë e Veteranit familjeve të dëshmoreve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së”, deklaroi Gucati.

    Homazhe përkujtimore do të organizohen edhe në lokacione të tjera anembanë Kosovës, nga degët e OVL UÇK-së në secilin qytet.


    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Veteranit, duke thënë se përulet me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.

    Sot, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr. Ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët”, shkruhet në urimin e Presidentes.

    Osmani thekson se veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim.

    Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë.  Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së”, përfundon urimi i Presidentes.


    Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

    Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

    Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.

Lajmet e fundit

Lajmet4 hours ago

UBT në vitin 2025: Arritjet, sfidat dhe perspektivat për të ardhmen

UBT vazhdon të jetë lider dhe një nga institucionet më inovative dhe të avancuara të arsimit të lartë në Kosovë...

Lajmet6 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak, kur u vranë 45 civilë më...

Lajmet6 hours ago

Gjenden të vdekur dy persona në një vilë në Pejë

Dy persona janë gjetur të vdekur në një vilë në Pejë. Rasti e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin...

Lajmet6 hours ago

Gati 50 për qind të numëruara, ky është rezultati i votave për deputetë

Është duke vazhduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga votimet e 28 dhjetorit. Deri më tani janë numëruar...

Lajmet7 hours ago

​BE “pret” nga Kosova formim të shpejtë të institucioneve

Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian, Kaja Kallas dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, kanë...

Lajmet7 hours ago

Profesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)

Punimi shkencor me titullin “Konformiteti me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare dhe ndërtimin e paqes në Kosovën e pasluftës” është botuar...

Lajmet9 hours ago

Mes kritikash, Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona

Në mes të kritikave, Komuna e Prishtinës në seancën  e jashtëzakonshme ka vendosur për dhënien në shfrytëzim të 5288 pronave...

Lajmet12 hours ago

Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se...

Lajmet12 hours ago

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për Termokosin, në batë të cilave...