Lajmet

Osmani: Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë, dhe se këtë vlerësim e ka bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme që i ka marrë nga institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës.

Më konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve kam pasur takime me institucionet e sigurisë të cilat më raportojnë si presidente. Jemi siguruar që çdo institucion në Kosovë ka mobilizim të duhur për mbrojtje të vendit”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Osmani ka thënë se një pjesë e informacioneve janë të klasifikuara, por që ato janë ndarë me aleatët për të ndalur përshkallëzimin e sigurisë.

Serbia i ka hedhur poshtë deklaratat e Osmanit ditë më parë, mirëpo presidentja e Kosovës i ka quajtur ato “pjesë të propagandës së tyre të vazhdueshme”.

I siguroj qytetarët e Kosovës se nuk ka arsye, as për shqetësim dhe as për panik, sepse institucionet tona janë në krye të detyrës për mbrojtjen e kufijve dhe të sigurisë të të gjithë qytetarëve tanë. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka në kontroll”.

Osmani i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Prishtinë, pas kthimit nga disa vizita në Shtetet e Bashkuara dhe Letoni.

Përgjatë vizitës në Uashington javën e kaluar, presidentja i ka konfirmuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre, por pa ofruar hollësi për periudhën kohore.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për sqarim lidhur me këto deklarata, por nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje nuk ka nisur as Qeveria në detyrë e Kosovës, kur është pyetur se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhet fjalë.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë rëndësi strategjike për aleancën dhe ajo është e përkushtuar për stabilitet rajonal.

Megjithatë, KFOR-i nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e fundit të Osmanit dhe Trumpit, duke thënë se për to duhet referuar te institucionet e Kosovës dhe ato të SHBA-së.

Edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i ka thënë një ditë më parë Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë./REL

Lajmet

Peci: Presidentja nuk pati zgjidhje tjetër veçse të firmos shpërbërjen e Kuvendit

Published

on

By

Kryetari i “Gxuo” Faton Peci ka thënë se Presidentja Vjosa osmani propozoi që të mbahet dhe një seancë ku do të diskutohej për buxhetet por që kjo nuk pati miratimin e partive opozitare.E pa çka ai tha se kështu ajo nuk pati zgjidhje tjetër veçse të firmos shpërbërjen e Kuvendit.

Presidentja pati lutje që të shqyrtohet mundësia që të kemi dhe sot një seancë të radhës në mënyrë që të adresojmë disa nga problemet që rrezikojnë kategoritë e caktuara me mbetë pa paga sic janë punëtorët e RTK-së… nuk kishte darkordim nga shumica e partive politike për të adresuar nevojat elementare etike dhe rrjedhimisht pas mungesës së vullnetit politik të partive opozitare, presidentja nuk pati zgjidhje tjetër veçse të firmos shpërbërjen e Kuvendit ë Kosovës e që dihet që me automatizëm shkojnmë në zgjedhje”, tha Peci pas takimit.

Ai tha më tej tha se “Ne si Guxo jemi mes datave 21 dhejtor dhe 28, ne kemi zgjedhur datën 28 dhjetor”./EO

Continue Reading

Lajmet

Ky është u.d. i ri i Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Agron Qalaj është emëruar ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit.

Emërimi i tij erdhi pas shkarkimit të Besim Kelmendit nga kjo pozitë

Vendimi u mor pak minua më parë në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Me pesë vota për, Kelmendi tanimë u shkarkua.

Gjatë diskutimit pas propozimit për t’u futur në rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ky i fundit dhe katër anëtarë të tjerë të Këshillit Prokurorial të Kosovës lëshuan mbledhjen, duke thënë se po tentohet shkatërrimi i sistemit.

Fillimisht, anëtari Veton Shabani tha se tentativa për dëmtimin e sistemit prokurorial është e kotë, duke thënë se sistemi prokurorial është më i madh se të gjithë ata.

Ka vëtëm një adresë dhe një agjendë për dëmtimin e sistemit prokurorial, por kjo tentative është e kotë. Nuk do jem pjesë e këtyre agjendave të ulëta”, tha Shabani.

Ndërkaq, Arian Gashi tha se ajo që dëgjoi është e papranueshme dhe e paprecedent.

Një kërkesë e tillë për t’u fut në agjendë është keqpërdorim i pozitës zyrtare, ky Këshill i ka humbur legjitimitetin sepse çdo aktivitet i ardhshëm do jetë vazhdimësi e kësaj”, tha ai.

Ndërkaq, replikoi Hajdaraj, duke i thënë “Po shihet kush është për të shkatërruar sistemin”.

Fillimisht, nga salla e takimit u larguan dy anëtarët Arian Gashi dhe Visar Krasniqi. E më pas, edhe Kelmendi e Vuniqi.

Në anën tjetër, Dardan Vuniqi, tha se integriteti i tij nuk lëkundet, sepse janë aty për të mbrojtur ligjin dhe me i dhënë arsye të vertetën, duke thënë se asnjë vendim nuk mund ta marrë nën presion.

Mua më duhet ta lëshoj këtë takim pasi ky konflik është filluar pa qenë unë këtu.”, shtoi Vuniqi duke thënë  se në moment kur të bindet do të rikthehet. Tha se po e lëshon takimin për të ruajtur rendin juridik.

Ndërkaq, Shabani tha se propozon të mos thirret më asnjë takim.

Kryesuesi Hajdaraj më pas vendosi që takimi të shkojnë në pauzë./EO

Continue Reading

Lajmet

Anulohen të gjitha seancat për Thaçin për muajt nëntor dhe dhjetor

Published

on

By

Seancat gjyqësore ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi janë anuluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pas përfundimit të Konferencës së Statusit të sotëm, ju njoftojmë se të gjitha seancat dëgjimore të planifikuara më parë për nëntor dhe dhjetor në gjyqin Thaçi etj. janë anuluar dhe hequr nga Kalendari i Gjykatës. Siç u përmend gjatë Konferencës së Statusit, Trupi Gjykues synon të nxjerrë një vendim mbi hapat e mëtejshëm në procedura më vonë këtë javë“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në Hagë kanë dëshmuar si dëshmitar të mbrojtjes së Thaçit ndër të tjerë kanë dëshmuar diplomatë amerikanë si; James Rubin, Cristopher Hill dhe së fundmi ish gjenerali i NATO-s, Wesley Clark.

Në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.

Ndërsa, më 5 nëntor janë bërë 5 vite prej kur katërshja e UÇK-së ndodhen në paraburgim. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm./KP

Continue Reading

Lajmet

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

Published

on

By

Xhafer Tahiri ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri.

Përmes një postimi në Facebook Tahiri tha se ky vendim i tij nuk erdhi nga lodhja apo zhgënjimi por për të hapur rrugë për energji të reja, transmeton KosovaPress.

Ky vendim nuk vjen as nga lodhja, as nga zhgënjimi. Vjen nga dashnia e madhe që kam për qytetin e zemrës dhe nga respekti që kam për secilin prej jush“, ka shkruar Tahiri në Facebook./KP

Continue Reading

Të kërkuara