Lajmet

​OSBE: Gjykatat të sigurojnë drejtësi në dënimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje

Raporti analizon të dhënat e mbledhura nga dhjetori 2020 deri në gusht 2023.

Published

on

Misioni i OSBE-së sot publikoi raportin më të fundit, të fokusuar mbi praktikat e dënimit në rastet që kanë të bëjnë me armëmbajtje pa leje. Raporti analizon të dhënat e mbledhura nga dhjetori 2020 deri në gusht 2023, si dhe vlerëson praktikat ndëshkuese të gjykatave lidhur me respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë dhe ato ndërkombëtare, me fokus te dënimet e drejta dhe konsistente.

Analiza vë në dukje dy mangësi kryesore në lidhje me praktikat e dënimit në rastet e armëmbajtjes pa leje: vlerësimi joadekuat i rrethanave rënduese dhe lehtësuese; si dhe mungesa e konsistencës në aktgjykimet dënuese.

Në afro 25 për qind të rasteve të monitoruara, gjykatat në mënyrë të parregullt i kanë shqyrtuar si rënduese faktorë të përgjithshëm dhe rrethana jo individuale. Këtu përfshihet edhe mbajtja e paautorizuar e armëve që referohet si “lloj i veprës penale të kohëve të fundit” apo “më të shpeshta në Kosovë”.

Për më tepër, korniza ligjore e Kosovës nuk bën dallimin domethënës midis llojeve të armës si dhe shkallëve të rrezikshmërisë, gjë që çon në dallime të thella tek aktgjykimet dënuese nëpër gjykatat e Kosovës. Rrjedhimisht, 31 nga 33 raste rezultuan me gjoba me shuma të ngjashme (400 euro si më e shpeshta) për rastet që bënin fjalë për armë të ndryshme, që shkonin nga spreji lotsjellës e deri tek armët e zjarrit gjysmë automatike, të cilat paraqesin rrezikshmëri e seriozitet krejt tjetër.

“Në peshimin e dënimit, gjyqtarët kanë për detyrë të ruajnë konsistencën dhe drejtësinë e dënimeve, duke siguruar që dënimi të pasqyrojë rrethanat e rastit në fjalë. Ky është çelësi për një sistem drejtësie të drejtë dhe të paanshëm”, tha Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Raporti përfundon me rekomandimet që i drejtohen palëve kryesore në sistemin gjyqësor të Kosovës, duke përfshirë trajnimet e përgatitura enkas për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe ndryshimet në kornizën legjislative dhe udhëzues.

Lajmet

PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE-së, të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë

Published

on

By

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një raport për Kosovën që inkurajon shtetin të bëjë reforma për të lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por po ashtu kërkon që Prishtina dhe Beogradi të hapin një kapitull të ri në bisedimet për normalizim.

Është e qartë që procesi integrues i Kosovës ka nevojë për një momentum të ri – na duhet një kapitull i ri i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Është jashtëzakonisht pozitive që të gjitha partitë e mëdha politike në Kosovë mbështesin fuqishëm integrimin në BE. E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane dhe ne do të punojmë së bashku në agjendën e reformave sepse çdo anëtarësim në të ardhmen duhet të bazohet në meritë”, tha raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras.

Sipas eurodeputetëve, dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, “fatkeqësisht nuk ka prodhuar rezultatet e pritura”, teksa ata u kërkuan të dyja palëve që të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

BE-ja ka përsëritur vazhdimisht se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është parakusht për rrugën e të dyja vendeve drejt integrimit evropian.

Së voni, shefja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se Brukseli është duke analizuar gabimet në procesin e dialogut, që ka nisur më 2011.

Ndërkaq, në raportin për Kosovë, PE-ja tha se shteti ka bërë përparim të dukshëm në reformën zgjedhore, qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Megjithatë, sfidat mbeten sa i përket reformave në gjyqësor, liri të medias, efikasitetit të administratës publike dhe digjitalizimit të shërbimeve publike. Eurodeputetët theksuan se përkushtimi i vazhdueshëm i reformave gjithëpërfshirëse dhe qeverisjes përfshirëse është thelbësore për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

Eurodeputetët thanë po ashtu se Kosova ka qenë cak i ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese, veçmas nga Rusia dhe Kina, që kishin për synim destabilizimin e rajonit dhe pengimin e integrimit evropian të Ballkanit perëndimor.

Prandaj, “Parlamenti Evropian i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të forcojë kapacitetet e saj për të luftuar këto kërcënime”, tha PE-ja.

Më 7 maj, eurodeputetët po ashtu kanë miratuar një raport për Serbinë, të cilës iu kërkua që të përmirësojë dialogun e brendshëm politik, të mbrojë sundimin e ligjit dhe të bëjë reforma kundër korrupsionit.

Ndërkaq, sa i përket dialogut me Kosovës, në raport u tha se Serbia “duhet të punojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse të normalizimit me Kosovën”, por po ashtu edhe të “harmonizojë plotësisht politikën e saj të jashtme me atë të BE-së”./REL/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d. të drejtorit të QKUK-së

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se është arrestuar B.K., në Podujevë, nën dyshimin për shpërthimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, më 30 prill 2025.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës ka arrestuar një (1) person B.K. në  Podujevë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”  nga neni 367 par. 2 të KPRK-së, Zjarrvënia” nga neni 322 par. 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së, i cili ka ndodh me datë 30.04.2025 në oborrin e QKUK-së, kundër veturës  se UD Drejtorit të QKUK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, operacioni policor në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave për hetimin e të gjitha rrethanave të rastit.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) përmes një komunikate për medie kishte se dëmtimi ka ndodhur në rrethana të panjohura, teksa parasahihej të mbahej mbledhja e Bordit Drejtues.

Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës. Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së”, thuhej në komunikatë./BetimipërDrejtësi/

Continue Reading

Lajmet

Osmani përkujton Betejën e Çabratit: Piedestali i qendresës dhe lavdisë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Betejën e Çabratit, në 26 vjetorin e saj.

Osmani tha se kjo betejë është piedestal i qëndresës dhe lavdisë.

Në ballë të historisë, aty ku gjaku i lirisë u bë flamur, qëndruan vajzat dhe djemtë e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me zemër e besë, ata mbrojtën Gjakovën nga barbaria e regjimit gjenocidal serb. Në atë betejë të lavdishme ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK-së, u vranë mizorisht afër 100 banorë dhe u rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë”, tha Osmani.

E para e shtetit theksoi se Çabrati është betim për liri, kujtesë e përhershme dhe thirrje për drejtësi.

Lavdi dëshmorëve! Nderim për të rënët! Drejtësi për të pagjeturit!”, theksoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani gjatë vizitës në Brunei diskutoi mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Brunei takoi Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, Me këtë rast u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Në banketin shtetëror të organizuar nga Sulltani i Bruneit, për nder të vizitës sonë, u dëshmuan vlerat e bujarisë e mikpritjes dhe respektit që e karakterizojnë këtë komb.

Përgjatë vizitës, kishim nderin që gjithashtu të takojmë Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah, si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, ku diskutuam rreth mundësive të shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.

Momente të tilla na kujtojnë fuqinë e diplomacisë dhe të respektit të ndërsjellë në ndërtimin e urave ndërmjet kulturave dhe shteteve”, u shpreh presidentja Osmani.

Continue Reading

Të kërkuara